Një ditë do të jemi kujtim...
Aty kur flladi fryn lehtë e lehtë,
Unë frymë marr dhe jetën fort e dua,
E dua shiun me freskinë e tij,
Dhe diellin që ngroh edhe për mua!
I dua të dielat bashkë me familjen,
Me sytë që qeshin të lumtur me jetë,
I dua stinët ti provoj me radhë,
Si ore punoj...
e pastaj rri e çlodhem ngadalë!
Sa shumë më pelqen kur gatuaj,
Kur punëdore zë e punoj shpesh,
Një dorë muhabet kur kafen rufis,
Dhe dita nis e ngryset vetë!
...por një ditë do të mbetemi kujtim,
Fëmija do t'thonë, kur të mos jem pranë,
"Do t'më kujtoni na thoshte nëna",
E vitet ikin, ne aq më shumë i ngjajmë!
Do të jemi kujtim i tyre i shtrenjtë,
Kjo botë vazhdon me breza me radhë,
Kështu e paska ciklin kjo e uruar jetë,
Femijët bëhen prindër e ne flokëbardhë!
Aty kur flladi do të fryj ndën një qiparis,
Unë frymën diku larg do ta nis të vështrojë,
Pastaj shiu me freskinë e tij si përherë,
At' vend të bekuar me lot do t'ma shtroj...
Gj. Sh.
Janar 2023
Comentários