top of page

Një cikël me poezi


Një cikël me poezi

Nga Përparim Hysi


1.Ka ca njerëz Ka ca njerëz që dëmin që u bëjnë të tjerëve, E kanë si kënaqësi dhe më shumë se ushqim Këta nuk janë n jerëz,por u ngjajnë hijenave Si me fytyrë e me shpirt,janë përçmim! Kënaqen në ligësinë e tyre të flliqur Jargosen dhe,tek qeshin,gërdheshen! Në brendësi kanë një shpirt të krimbur Ndaj nga njerëz gjykimkthjellët urrehen. Me të fuqishmit që kanë pushtet Mend këputen dysh dhe shpinën e bëjnë urë Të tillët nuk kanë fytyrë,por kanë syfet Dhe këto hijena nuk i mbështes kurrë. 2.Rrëkeza E shoh rrëkezën që çan gurin mbi një shkëmb Më bën që ta dua (e them me tërë mënd) Se është krengritëse, rebele që nuk trembet Dhe çan rrugës së vet,krenare sa nuk bëhet. 3.Nëse mbeta këtej pari Nëse mbeta këtej pari,ku më solli mua "rastësia" Por më griu mua malli.malli im është SHQIPËRIA! Se për natë më del në ëndërr(asnjë natë nuk fle rehat) Veç regëti kjo imja zëmër dhe gulçoj si një sakat. Florida, 2003


4.Shpesh më thonë Shpesh më thonë:- Po ty ç'të duhet, Se çfarë ndodh rreth e përqark? Duket shpina po të"kruhet" Shkruan dhe vargje zemërak. Domethënë,sipas atyre, Unë ta mbaj gojën mbyllur Unë s'jam dele prej natyre Dhe nuk rri pa"bërtitur". Se me vargje zë godas Korrupionin,padrejtësinë Ndonjëherë dhe ulëras Duke sharë qeverinë. E ndjej veten unë më mirë Kur unë vargjet i bëj pushkë Dhe qëlloi çdo faqenxirë Që dhe turpin ha me bukë.

6 tetor 2021

5. Kur jam vetëm Kur jam vetëm në tryezë dhe po pi kafe në klub Më afrohet një syzezë dhe më ulet këtu"fup" Unë syzezën e sajdis ( e quaj fat dhe s'e bëj "hasha") Birbo s'jam, natyrisht:goxha burrë me flokë të bardha!!!

Kokolizur puna pisk( me mend mundohem ta zgjidh) Se s'të vjen më ky"rrisk" (apo s'është? Si lule e brishtë!) Zë kthiellohem vetëm pak dhe mendja në vend më vjen Përparim,s'je më çunak... dhe u bëra unë"ujem"


6."Vrasja e GEGNISHTES!!!" KONGRESI I DREJTSHKRIMIT e"vrau" GENISHTEN!!! NJësoj si një ngricë që vret në lulishte! Unë,ju them të drejtën,hiç s'e duroj dhimbjen Sado që vet jam tosk dhe flas toskërishte. Por padrejtësinë hiç nuk e duroj Se plaga e një tjetri,njësoj më dhëmb! Se politika të KONGRES e drejtoi Dhe ndaj këtë padrfejtësi e nëm! Nuk më duhen se ç'thonë"kokat e mëdha" As ata me tituj e nominime alla akademikë Për mua"me gegënishten" u bë hata KONGRESI që i njëanshëm dhe pikë. Se FISHTËN E MJEDËN si do t'i shijoj? Ç'gegnishte e bukur!Ç'visar! Sa sharm! Jo ç'shkruajnë ata, me asgjë nuk i ndërroj Mos flas për një MIGJEN,KOLIQ apo CAM! U shkatërrua kështu një djep i madh kulture VISARET E KOMBIT a nuk u prishën kështu? I shoh metastazat kanceroze prej menduze Që politika e kohës vulosi për ju. Florida,1 shkurt 2003

7.Siç e shihni Siç e shihni,nuk më rrihet që mos shkruaj për asgjë sot NJë mendim hiç nuk më shqitet më rri varur përmbi kokë Dhe marr penën që të shkruaj,se kështu heq mërzinë Ç'është e drejta,sot po vuaj,kur dëgjoj "qeverinë" Unë dëgjoj qeverinë,kryeministri doravetë Zë e flet fare"qesim" dhe na hiqet si"profet" "Veç për bukë SHQIPËRIA nuk ka vuajtur asnjëherë," Se i duket "historia" duron proçka në erë. Ngrihe buka,ngrihet ujë dhe më tej do rriten dritat E kthen vendin në"rrëmujë",sikur në vend s'i ke"vidat" Në e more ti pushtetin,ke detyrimin t'i dalësh ZOT! Dhe me llafe bën"profetin",jo na bën si DON KISHOT!


Tiranë,6 tetor 2021

8.IKJA e "SHTËRGUT" * Fluturoi she "SHTËRGU I FUNDIT",shkoi e iku në pakthim Jam goditur si prej plumbit,nga kjo"ikje" si gjëmim! Nga REMARKU më REMARK! Nga gjermanët më gjerman ROBERT SHVARC pse ikevrap, sa dëgjoj shpirtin plagë e kam. Në përkthimet qe brilant(si në prozë dhe poezi) Dhe lirikat i ke mjaltë,elegancë dhe ëmbëlsi MJESHTË PUNE!MJESHTËR FJALE(na le pas vepra të çmuara) Ah,moj vdekje mëkatare!Këtë radhë je më e mallkuara. FLORIDA,26 prill 2003

9.Heshtja * EMILY DISKINSON(1830-1886) Një heshtje e gjatë që shumë vonë foli Lavdia e saj:e mbyllur me dryn! Ah,heshtje neveritëse! Në qafë të mori! Sa vonë që morëm vesh për EMILYN. Kur u hap "sepetja",doli thesari "Varrosur" nga droja dhe heshtja e gjatë Lavdia jote është shkruar me gërma ari Dhe shfaqesh e bukur me vargjet-mjaltë * sa qe gjallë,botoi 7 poezi dhe,pas vdekjes,u zbuluan 1500 poezi.(nga shtypi)


FLORIDA,10 shkurt 2003


10. Një dritë Një dritë e ngrohtë më hyn në shpirt Dhe shpirtin tim të ngrohtë e ngroh Si mund të ndodhë që të të ngrohë një dritë? Por është dritë dashurie kjo. Në rremba e ndjej gjakun-valë Aorta- valë e përcjell gjakun Plakush,për një çast, u ktheve djalë Se të madh e paske shkakun. Se shkaku i madh i dashurisë Më ngjet me një gjeratore Ndaj drita që më hynë në shpirt, Më është e ngrohtë:zjarmore


Tiranë,6 tetor 2021

35 views1 comment

1 Comment


Qatip Mara
Qatip Mara
Oct 06, 2021

Urime e suksese i dashur miku i shtrenjtë Perparim Hysi! Krijimtari juaj si në poezi e në prozë lexohet me shumë kënaqësi sepse ka vlera artistike që rrezaton dashuri për jetën,atdheun,shoqërinë e miqësinë e sinqertë. Poezia juaj ka aromën e embel të atdheut tonë të bukur e të shumëvuajtur. Në vargëzimet poetike fjalët poetizohen me një një ngjeshje të gjuhës, një komprimim të saj për të arritur aftësinë e komunikimit me lexuesit.Gjuha juaj poetike e arrin këtë, në radhë të parë, duke zbuluar struktura të reja fonetike, fjalë të reja, ritme, të cilat u japin një ngjyrim të ri estetik fjalëve në poezi. Ju uroj jetëgjatësi me lumturi dhe suksese në krijimtari. Ju përqafoj me mall oqeanik

Qatip Mara …

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page