top of page

Një borë e çuditshme që bie së prapthi


Visar Zhiti

Një borë e çuditshme që bie së prapthi Ka rënë borë, ka rënë borë, çuditërisht është e bardhë sikur ne të ishim të lirë, ka mbuluar pemët që s’kanë bërë asnjë krim dhe supet e të burgosurve që mbajnë krimet e të tjerëve.

Ç’ borë e bukur! Dhe telat me gjemba befas i zbuti,

i shkëlqeu, sikur të ishin ornamente.

Jashtë qytetet qeshin. Qytetet lozin Dhe statujat do kenë zbritur nga piedestalet Dhe qëllojnë me topa bore. Statujat, në qoftë se nuk kanë vrarë të tjerët

për t’u ngritur lart.

Ç’mrekulli! Çdo gjë është bërë më e butë, më njerëzore, vetëm njerëzit kanë ashpërsinë e shtetit që bora s’ka ç’t’i bëjë.

Po edhe shteti s’e ndalon dot këtë frymëzim bardhësie, fluid që vjen nga qiejt e kështu do të jetë gjithmonë.

Pavarsisht se tek unë ka rënë borë e zezë së prapthi, ka dalë nga toka si muzg i dërrmuar, funebër… Visar Zhiti

35 views0 comments

Commenti


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page