top of page

Një bisedë për familjen Kullafi ndërsa makina rrëshket asfaltin në Fushë Studën



 

Dhe ngjitja nga Librazhdi tashmë ndryshe në rrugën e Fushë Studnës. Pasi ke pirë ujin e freskët të Çesmës së Llangës, ndjen kohërat dhe fatet në hapësirën e tyre jetike. Dikur këtë rrugë e kam bërë thuajse çdo të hënë e të shtunë, kur punoja mësues në Ostren të Madh. Dhe ndërsa tashmë ndjej rrëshkitjen e gomave në asfaltin e rrugës së re, natyrisht shkoj në kohën pas dhe shoh si në një ekran të madh bardhë e zi fatet e lëvizjeve njerëzore. Fatet dhe kohërat e fateve?!

Ata nuk vijnë hapur në jetën tuaj. As nuk imponojnë praninë e tyre në jetën e përditshme. Njerëzit e fatit trokasin vetëm shpirtrat përpara një brave të ndryshkur nga braktisjet për të lejuar një rreze drite të depërtojë në tjetërsimin vdekjeprurës të kohës për një kohë tjetër dhe të tregojë rrugën në dritëhijen e një kohe të harruar, por në dimensionet e një kohe tjetër që duhet të vazhdoni. Deri në episodin tjetër diellor të qenies. Aty ku çdo gjë bie në vend dhe ju tashmë e dini se çfarë të bëni me të mirat që ju kanë lënë trashëgim. Sepse njerëzit e fatit nuk janë thjesht shokët tuaj, as ata që ju ngulni dhe shkulni memorjen për ti kujtuar. Ata janë vetëm një ndriçim i lumtur për të bekuarit që janë në gjendje ta shndërrojnë dëshpërimin në urtësi, ta bëjnë urtësi udhën e tyre, e të familjes së tyre.

Ishin vitet kur nisi të dukej frymë e një kohe tjetër edhe në këtë rrugë, edhe në Fushë Studnë dhe vendi po shpërthente nga turma njërëzish të varfër që kishin dalë në rrugë në tornadon e një proteste të brendshme për liri, jetë më të mirë dhe për të menduar më tej për familjen dhe fëmiljët. E gjitha kishte shumë perceptime, por pak njohuri me atë që po vinte, me atë që do të ndodhte. Dukej sikur rryma që mungonte nga banesat e tyre të ftohta elektrizoi hapësirën me qarkun e shkurtër të zemërimit dhe tmerri i dimrit të pafund infektoi ajrin me mikrobet e dëshpërimit. Gishtat e shtrënguar në një shtrëngim të dëshpëruar, Fushë Studna, dhe tërë fshatrat përreth, u përpoqën të kalonin rrymën e zemërimit njerëzor për të arritur në albumin e dashur, ku, të strukur nga lodhja socialiste, i priste tërmi i ri i përditshëm, me motorin ende të ndezur për një drejtim të pakuptueshëm mirë ende. Si një këngë motorike e një poezie të vjetër të hedhur në vërshimin e tërbimit popullor, nisi dhe vendimi i shumë familjeve të kapeshin pas lëvizjes së lirë, në një kondicion të ri, kurbetqar edhe në fatet e kërkimin etyre brenda dhe jashtë vendit. Në mes të rrugës që dëbora kishte mbuluar dheun e butë e të zi që prodhon patatet më të mira në vend kishte dalë vetë fusha dhe kështu gjithkund lindi mëdyshja.

Të paktën kështu m'u duk mua në atë kohë, ky individ i dashur me sytë tek e padukshmja duke shtrënguar nën krah një dosje të fryrë me dhurata të pavërejtura nxënësish në vite mori udhë tjetër por kurë jashtë shkollës. Surrealizmi nuk është gjithmonë një largim tronditës nga realiteti. Ndonjëherë, ai është në gjendje të japë shpresë. Burri ndoqi me qëllim zigzagun e hapave tanë të nxituar dhe dukej se na tërhiqte drejt tij me fillin e padukshëm të shikimit të tij të qeshur. Isha i sigurt se do të fliste me ne. Megjithatë, nuk e prisja që gjuha e tërheqjes sonë nga memorja gjithëpërfshirëse do të ishte rrëfimi këtë herë. Dhe ai është ish-nxënës i mësueses Zylfije Kullafi, për të cilën na flet me shumë respekt dhe nxjerr fjalët më të mira për të. Ai na shërben tashmë kafenë ekspres në një nga vilat e kësaj zone. Dhe ne e dëgjojmë…

Zylfije Kullafi ka lindur në Fushë Studën të Librazhdit, pjesë e Parkut Kombëtar të Shebenikut

Shkollën 8 vjeçare e mbaroj në fshatin e lindjes. Më 1985 mbaroi arsimin pedagogjik në shkollën e mesme pedagogjike „17 nëntori“ Tiranë. Arsimin e lartë për mësuesi e mbaroi në Tiranë, dhe u kualifikua si mësuese e ciklit fillor. Më 1985 fillon punë në shkollën e Fushë Studnës. Në Mars të vitit 1987 martohet me Çaush Kullafin, djalin nga Letmi i Librazhdit i cili punonte mësues në shkollën e mesme të përgjithshme "Hajdar Kullafi" në Letëm. Po këtë vit ajo emërohet mësuese në këtë shkollë. Në tetor të vitit 1995 transferohet mësuese në shkollën "Vëllazërimi" Tiranë ku punon dhe sot.  Zylfija ka patur rezultate të larta në klasat që ka dhënë mësim. Shumë nxënës të saj kanë marrë çmime të para në shkallë kombëtare arsimore. Ka një bashkëpunim frytdhënës me drejtoreshën e shkollës Merita Prenga, kjo e fundit mësuese letërsie dhe e apasionuar në krijimtari. Zylfija këtë vit jep mësim në klasën e pestë ku ka mjaft talente, ku shquhet në shkrimin e eseve nxënësja Ajsel Ballgjini. Në kohën e pandemisë bashkë me Çaushin dhe vajzën e saj Majlindën, mësuese anglishte, në shkollën Tahir Sinani dhe pedagoge e jashtme në Fakultetin e mjekësisë Tiranë e kthyen shtëpinë në klasa shkolle në mësimin virtualisht me nxënësit. Ajo nga viti 1987 e deri tani punon në të njejtën shkollë me Çaushin.

Pasionante në punë dhe një motivuese e mirë e nxënësve të talentuar. Bashkëshorte model, gjyshe e kujdesshme. Ruan dashuri për vendlindjen e saj.Gëzon respekt në komunitet.Mësuese që prindërit kërkojnë që t'i kenë fëmijët në klasë me të. Ndihmesë kryesore në krijimtarinë e Çaushit. Është njëra nga mësueset e para bashkë me Elinda Kuzarin dhe Qefsere Shumën në hapjen e shkollës „Vëllazërimi“, foto e saj bashkë me shënimin mësuesja e parë e kësaj shkolle qëndron në stendën e historikut të shkollës

Më pas nga biseda me këtë ish-nxënës të saj mësova se Çaushi dhe bashkëshortja, Zylfija, janë mësues në ciklin e ulët të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”, kurse e bija e tyre Majlinda, është mësuese e gjuhës angleze në shkollën 9 -vjeçare “Tahir Sinani” Tiranë dhe jep mësim në klasat e teta dhe të nënta. Mësova gjithashtu se vajza  e madhe e Çaushit është juriste në Universitetin e  Mjekësisë, Tiranë, kurse vajza e tretë vazhdon studimet në Munich të Gjermanisë master, dega Menaxhim dhe Teknologji me fokus Marketing strategjy dhe informacion informatikë. Djali, Nadmiri, gjimnazist me prirje dhe talent edhe për aktor, sapo mbaroi maturën në gjimnazin “Partizani” të kryeqytetit dhe pret të filloj studimet e  larta… Duke u ndarë, me këtë njeri të mirë, ai përmendi përsëri me shumë dashuri mbesën e saj të vogël, Siborën, me kaçurrela të verdha, që krenohet përditë me gjyshërit e saj mësues dhe “digjet” nga  dëshira që një ditë edhe ajo të bëhet mësuese …

Kështu rruga për në Borovë, atje ku është ngritur dhe biznesi i Çim Ollit, „Trofta Borova“ ishte një kapërcim në kohëra dhe në vazhdë të një bisede tjetër për njerëzit e mirë të kësaj zone, por që i mungojnë dhe që i kanë mbetur vetëm në memorje. Ndërsa kjo zonë po merr jetë të re e po gjallëron përditë, shoh se edhe vlerat po ritregohen jo si një meorje, as thjesht për ne. Ato janë pjesë e një muzeu të dukshëm e të padukshëm njerëzor, për të cilin po punon edhe nga larg, sadopak kjo mësuese e nderuar, kjo familje e përkushtuar nga arsimit dhe edukimit.

251 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page