top of page

NJË BISEDË INTIME ME FIKUN E OBORRIT TIM


Minush Hoxha

Nuk mujta kurr të mësoj historinë tonë Si u bë të gjetemi të dy në një oborr Dhe si dy miq shpirti bëmë jeten në te. Ti nga ndonjë shkrep deti me rrënjë ne thellësi E unë…nga jug bote , lindje, ndofta nga veri. Dhe ti miku i ëmbël i oborrit tim të vogël Dhe unë roje miku, fiku im i gjerë besnik Vëmë nëpër ngjarje kohesh, nëpër stinë Dhe ashtu…bëmë rruzare të bukura jete Ti tek jepje ëmbëlsi, unë duke shijuar frutin Tek pashë sot kur dilja të vras kohen Atë krahun tëndë që kënaqte pa va shijen tonë Miku im besnik, fiku i timit oborr të vogël Ishte tharë dhe vuante shëmtinë në trishtim Nuk shihja atë gjethin tëndë të madh hijetarë Dhe ardhi sharraxhiu pas kumtit për tharjen Dhe ndezi motosharren, atë uturimë të mallkuar ashtu, pa vrarë mendjen, si e do dorë e rryer Sa pulita fuqishem çepallat nga dhimbja Të preu miku im fiku, të preu krahun tëndë Mos rrënko miku im i mirë,de pa lot e vaje Kështu e do njëfarë ligji, kështu ndodhë ngado Njëherë të presin një krah, pastaj tjetrin E një dite sheh veten të shkurtuar, cub fare Pastaj vie punëtor krahu e të shkulë në rrënje, E tek tundim koken nga habia, ikim tej në heshtje.

PIKTURË NGA FLUTRA HOXHA



130 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page