(Autori, kritiku, profesori Fatmir Minguli dhe libri i tij “Njerёz tё Durrёsit”)
Zakonisht kur duam të flasim për veprën e një personi të shquar dhe aq më tepër për atë vet na vjen vetvetiu të shprehemi kështu: Ja të themi dy fjalë për profesor Fatmirin. Por ky, nuk ka se si të jetë rasti ynë, sepse një shprehje e tillë e zakonshme dhe sado që me pesh apo tërheqese të jetë nuk do të mund të ngopte pasjonet tejet të afermuara të një figure aq të shquar dhe komplete sic është ajo e profesorit.
Frymëzimi dhe detyrimi për tu shprehur për punën e tij letrare dhe jo vetëm vjen nga gadishmëria, palodhshmëria, thjeshtësia dhe modestia e tij për t’i kushtuar pothuajse të gjithë kohën përshkrimit, analizës, mendimit të personaliteteve të botës së artit, kulturës, dijes, historis dhe traditës. Pikërisht ashtu sic ai i përshkruan në operën e tij të fundit më shumë se gjashtëdhjet figurat e përfshira në “Njerëz të Durrësit”. Nuk lë profesor Fatmiri pa përmendur dhe kontributin e sponsorizuesve të ideve, propozimeve dhe iniciativave të tija aq sa kokforte por dhe kuptimplote. Iniciativa këto që kanë pasur si qëllim paisjen e qytetit, të cilit ai i dedikoi jetën familjare, shoqërore dhe artistike-letrare, me një arshiv përmbledhëse dhe të kompletuar si një dinasti figurash aspak indiferente për kujtimet, zhvillimet dhe vazhdimin e jetës. Duke e parë atë jo vetëm në shumë këndvështrime por dhe në të gjithë kohrat ato më të hershmet apo të mbylluarat dhe ato me të vonshmet “gjoja” të hapura.
Projekt i tillë në të vërtet mundej të vihej në këmbë vetem nga njerëz si ai, ose vetëm nga profesor Fatmiri që përvc zellit, kostancës ka pasur dhe ka shumë të zhvillur dhe kapacitetin kordinues të të gjithë kësaj pune kolosale. Po po do të riperserisja pa hezitim punës kolosale që ka shërbyer për të kontatuar të gjithë personalitete dhe pa hezitim do ti quaja personalitete përderisa kontributin i tyre, nëse nuk gaboj, është pjesë e iniciativave personale përderisa të ngacmuara nga ego, nga talenti, nga ngjarje jo indiferente dhe eksperienca që i kanë përplasur nga një skaj në tjetrin në përvojat e tyre.
Profesor Fatmiri duket sikur ka udhëtuar me ta, ka njohur me ta, ka jetuar me ta dhe mbi të gjithë ka ndjerë me ta. Pse Jo! Dhe vet angazhimet që ai ka pasur si inxhinjer,kryeinxhinjer, profesor universitet, kryebashkiak dhe deputet i lejon dhe njëkohësisht jep mundësinë, tashmë dhe si kritik i mirfillt, të përshkruaj jo vetëm njerzit por dhe sistemet apo zhvillimet sociopolitike, sociokulturore dhe socioafetive. Dhe ja si shkruan që në faqen e parë të hyrjes Shpend Topollaj: Fatmiri thuajse i njeh nga afër të gjithë autorët me të cilët merret, ndaj dhe i portretizon ata. Pra, nëse do të pyesim njerëz të tjerë të shquar për profesor Fatmirin do të na bëjnë të zgjerojmë repertorin e aftësive të tij intelektuale. Ja si Poliandre Mele e falenderon profesor Fatmirin tek gazeta Dita në shkrimin “E vërteta tek njerëzit e Durrësit”: Faleminderit Prof. Fatmir Minguli për vlerat e vërteta që na bën të zbulojmë.
Ti shkruash qytetit pa kinema, klubit zvanitës të lidhjes së shkrimtarëve me paragone që të bëjnë të ndjesh mbi vete botën e munguar, spjegon një dhimbje. Por nga ana tjeter shikon se personalitete si Mojkom Zeqo vetëm duke pirë një kafe i ngren peshën atij klubi që vazhdon e trasformohet ne penën e Profesorit duke marrë nuancën e emrit të përvecëm sic mund të quhet klubi “ Mon cheri”në një kryqëzim serioz rrugësh ne një qëndër durrsake.
Eksistencializmi sikurse dhe shkrimet pa autocensur e bën profesorin të zbuloj në autorët e rinj dashurin për letërsin e vërtetë. Sa me eleganc metaforike profesori ribjen kryemetaforën e Pol Milo “ Dinosaurët besonin te fati dhe tedrejtësia” por eleganca shpërthen në përkthimin imagjinar të lexuesit: Kur u zgjuan dinozaurët, drejtësia nuk ishte aty. Letërsia e autorit të ri Rei Hodo në prurjen e stilit kritik të profesorit merr nuanca të pa para “ I kam borxh vetëm liris qëmë dha liri”. Përzjerja dhe rrespekti për figurat dhe poetët e mëdhenj që ky autor bën, jo vetëm që nuk e shqetëson kritikun tonë, por e bën atë me të vendosur në punën e zellshme të tij, duke gërrmuar që të nxjerr në pah pranimin e dimensioneve të reja, të rrezikimit të së drejtës apo idenë e ndalimit të fluturimit metaforik vertikalisht.., përsëri pjesë të librit “ Shtegtimi i dinosaurve fluturues” të autorit Pol Milo.
Profesori nuk harron lokuencat profesionale që secili prej autorëve mbart përvec pasionit për letërsinë apo për fusha të tjera të caktuara. Ne fakt libri “ Njerëz të Durrësit” i stiluar nga dora e tij është i mbushur me kujdesin që ai tregon, duke shpalosur një pafundësi meritash dhe duke i prurë përpara lexuesit si njerëz të besueshëm dhe të kompletuar. Po ashtu dhe kujdesi që ai sjell për eventet sic është “festa e ullirit” tregon që ai shëtit me këmbët e historis dhe prek me njohurit e saj dhe personalitete që Durrësi vet feston duke i bërë ata të pavdekshëm ose jetëgjatë sic është vet personifikimi i pemës së ullirit. Me sa ëndje sillet historia e orës së qytetit të Durrësit fq. 31. Kjo tregon që kritika, si profesion, është njohuri mbi njohurit, është kultivim shijesh që pena e profesorit bjen gati si nje stil kritik narrativ tek lexuesi.
Të zgjedhesh copëza jete shpesh do të thotë dhe ti studjosh ato por, autori, bën akoma dhe më teper gati i lë të lirë, ashtu si ato janë, duke i njohur atë dellin e të qënurit ndryshe, se jo, profesori ynë nuk do të ishte marrë me ta. Ai e ndjen gati si detyrë kur vë në qëndër të vëmendjes këtë lirshmëri, liri për të cilën pothuajse të gjithë autorët godasin penën e kritikut tonë, profesorit tonë, dhe ja autori, poeti kosovar Kapiti me doren e kritikut tone godet fort, duke sjellur nëpërmjet poezive të tij aromën e liris kosovare. E ku ka jetuar kjo liri kështu gjatë, sikur profesori ynë jo vetëm nuk e lë të bjeri në tokë por dhe e mbështet e frymëzon e ripërtërin në sensin kritik si të shenjtë.
Do të kisha dëshirë ta kisha pyetur sa liri të vetat ka falur atyre, të cilët me vite do t'ja kenë marrë. Ai nuk rrëshket, nuk flet kurr për veten. Kritiku ynë është shumë i kujdesshëm që të mos rrëshkas tek vetvetja sepse ai e ka të qartë misionin e tij: “Njerëz të Durrësit”. Po ne vallë, qyteti, organet kompetente a nuk kemi detyrime karshi tij, karshi projektit kaq madhor që percjell një pune në vazhdim duke kërkuar që ta thelloj për të pasqyruar akoma dhe më mirë qytetin e Durrësit, themi tashmë qytetit e tij sepse edhe pse ai vjen nga bregu, pena e tij sjell me shumë kërshëri aromën e qytetaris intelektuale durrsake.
Por nuk dua të zbres nga qëllimi i kësaj vëmendjeje. Nuk dua të harroj kohën dhe ciklin e saj, kur ajo kondicionon ose kondicionohet duke prurë sic bën dhe kritiku ynë kur vë në dukje shpërthimin e ndjenjave njerzore apo atë të ringjalljes post pandemike. Kritiku ynë nuk lë gjë pa vëzhguar. Teatri, estrada, temat që e bëjnë atë të gërshetoj të djeshmen me të sotmen, dhe prap të sjell Moikom Zeqon me tekstin e këngës së marinarit. Në penën e profesor Fatmirit cdo gjë sillet në stilin e ringjalljes ashtu sikur vet deti, qyteti aspiron. Ai i mëshon kritikës duke shkuar me rigorozitet mbas penës së autorit. Të gjithë janë të nderuar, rrespektuar dhe përpara syve të tij gëzojnë rrespektin e talentit sepse ai vet ka punuar sistematikisht dhe me rigorozitet për të kuptuar botën e brendëshme të tyre, gati gati dhe duke rritur kuriozitetin e fushës psikoanalitike. Pse jo shumë prej tyre kanë një të kaluar jo të lehtë, gati si vet ai. Nuk dua të flas për të shkuarën e tij dreqi ta haj, por ja që nuk mundem të mos e prek duke parë që psikoanaliza është dhe një nga profesionet e mia. Por përsëri po e lë të rrjell me shpresën që një ditë autori, kritiku ynë, profesori ynë ta bëj atë për të kënaqur të gjithë ata që i besuan shkrimet e tyre.
Këtu rrëshket dhe fjala politik por kritiku ynë e lë ose më mirë të themi i rrëshket asaj. Ndoshta për të nuk ka rëndësi ose ai nuk don të lëndoj të lënduarit. Ja dhe taverna, pirati durrsak real, pirateria ilire dhe më von ajo shqiptare në detet e adriatikut dhe jonit. Studiuesit shqiptar si Hasan Ulqini dhe shqiptar të tjerë sikurse dhe të huaj i japin guximin kritikut tonë, që me gjithe seriozitetin e kordinimit studimor, kerkimor të përdori dhe sarkazmën, humorin, por këtë e bën duke mos u tutur asnjëher nga esenca e diskutimit kritik. Si mundet të notoj dhe vet lexuesi, ai krijon dhe një paralelizëm midis letërsis dhe zhvillimit historik. Ai hynë e del nga pena e autorëve në mometin e duhur. Për shembull, togfjalëshi “drejtori hekurudhe” akoma lexohet dhe ekziston por ama theksi bihet tek togfjalëshi “pa hekurudhën”, kështu zgjidhet më pas dhe lëshohet zinxhiri që formohet nga fjala privatizim, librari..,. Akoma më shumë kur paragonimi sjell në dukje dhe një tjetër paralelizëm me fjalë të huazuara si “Katena”apo dhe fjalët antike që japin pesh ose shpres një vendi të rrënuar, ku vet autori është real, nuk mohon degradimin apo shkatërrimin.
Ndërkultura, si një përzjerje kufijsh real dhe imagjinar, autorit tonë, kritikut tonë nuk i shpëton kur ai thotë: as më shumë napolitan dhe as më shumë durrsak. Kritiku ynë nuk aludon kur thotë: në Shqipëri ndodh dicka e cuditëshme, nuk ka ndërruar asgjë, as forma në lajmet televisive, as komentet për evente të jashtëzakonshem. Ai shqetësohet shumë për sjelljen njerzore, për ndjenjat pikërisht kur këto të fundit janë të ftohta ose nuk ekzistojnë prandaj unë me të drejt citova që atij nuk i shpëton asgjë dhe me të drejt cdo event e shtyn atë të kompletoj njohurit tona.
Në këtë libër nuk mungon dhe kapaciteti historografik që i jep autorit të drejtën të njihet si i kompletuar jo vetëm në përmbajtjet e kostumeve kulturore por dhe në ato fetare. Autori ynë me kureshtje të madhe vë në pah një aftësi prej artisti që nuk ka lindur në kohët tona sa mund të ketë qënë pjesë e shoqëris sonë që në lindjen e pirati që bëhet Papë dhe që dashurohet nga populli. Fq.67. Ky është një kalim tepër interesant që nuk i shpëton dhe që ai e mbyll duke na vënë në dijeni me titullin “ I lumturuar” të gëzuar nga Pjetër Bardhi.
Nuk mungon informacioni i gjerë që lexuesi do të gjejë në këtë libër, që mendoj se do të ketë vellime të mëtejshe, dhe që për kohrat ku jetojmë është shume i duhuri. Ja që nuk mundesh të rrëshkasësh nga politika dhe nga personazhe që ky autor i sjell me shume elegancë. Burgu nuk njeh delikates, por ama autorin e con përsëri tek bëmat njerzore, shpirtmadhe dhe të palodhura që shumë figura të qytetit të Durrësit, edhe pse të vuajtur, i kanë kryer me zell.
Si mos ta quajmë antropologjia e qyteti ku piktorët, skulptorët lëvizin nga heroikja tek peisazhi, nga familja tek shoqëria, nga fshati Dardhë tek Durrësi. Fq.73. Dua të sjell tekstualisht atë që shkruan ai vet: Sa më i realizuar të jetë portreti aq më i zbuluar del karakteri i personit të pikturuar. Por njëkohësisht profesori merakoset për faktin se veprat e artistëve duhet të bëhen të dukshme. Mbi 30 veprat matematike dhe cmimi “Qytetar Nderi” e con profesorin tonë, duke qënë mëse i kompletur edhe në këtë fushë, të lexoj letërsinë me numra matematike dhe anasjelltas kur pikërishtë citon: Të cudit me sistemin mozaikor ku gurët e kompozimit jane marrë me kujdes e me delikates nga thesaret e magjisë së numrave dhe vetë problemeve të spikatura matematikore. Vetëm profesori mund të analizoj matematikën dhe ta shoqëroj me nota letërsie, kur ai flet për Myzemil Osmani dhe arrin tek Petro Zheji që ka zgjeruar teorin e algoritmit në kërkim te fjalëve shqip që rrjedhin nga pellazgjishtja.
Rënia e diktaturës cliron dhe autorin tonë nga ankthi që sot mund të thotë atë cka një kritik i djeshëm nuk do mund ta bënte. Dje përzihej diktatura me shumë faktor edhe me ato karakteriale. Profesor Fatmiri xhvesh sot realitetin e ngushtë, pikërishtë atë realitet karakterial, kur flet për ambicjet midis inxhinierëve, dhe ai më tej, hedh poshtë tezën e justifikimit sic ishte ajo e detyrave që vendoste partita. Fq.80. Ai ka kapaciteti që nuk lë të bien poshtë njohurit që populli kishte, dhe pse një popull i izoluar dinte të krahasonte artistët tanë me artist të shquar, të huaj sic është rasti i Ramazan Njala me aktorin e madh francez, Fernandel: ky sportist shndërrohej në një Fernandel shqiptar, me plot hire e shkathtesi që bënin cdo njeri për vete. Sa bukur përshkruan profesori idhullin. Obeliskët nuk jane vetëm në formën e mermerit dhe të metalit, ata janë edhe në formën e librit. Fq.85.
Tepër e goditur është përzgjedhja e tregimit “lulja e Vogël” e lindur në plasaritjet e suvasë të një qelie burgu dhe që me fjalët magjike të autorit sillet shprehja: lulja ishte një diell në qelin e errët e të largët. Mënyra e kalimit nga një tregim me mbyllje, ku megjithatë fantazia nuk të lë pa shok, tek karakteret estrovers si tek ai i Hysni Cyrbja: a thua se brenda tij jeton një botë e padukshme ku demokracia perëndimore i jepte frymëzim për shumë punë. Fq .94. “Vetëm duke qënë artist, ai, arrin të kuptoj vlerat e disdentit Bilal Xhaferri” sikur autori ynë gjen celsin e suksesit dhe të ekzistencialitetit në ato kohë të vështira totalitariste. Polivalenca dhe mbizotërimi i dëshirës për të diktuar dhe kapur të bukrën jo vetëm në artin e pikturës dhe të letërsisë por dhe në aspektet të ndryshme të jetës tregon aftësin e kritikut tonë që din të lexoj nën riga.
Fshati që betohej “për këtë bukë e për këtë diell” Sa me shije të thuash dielli që ka ngrohur dhe Ibrahim Kodrën viteve të fëmijërisë dhe të rinisë. Piktura e tij, thotë kritiku ynë, ka një përzjerje simbolesh, por dhe ajrin e mrekullueshëm qetësi dhënës, ripërtritës i pafund me një sfondo diellor mesdhetar. Vetë mbiemri i piktorit analizohet duke gjetur atë ngjashmeri talenti, atë personifikimi personal, ambiental përsa paganizmi është besim i mbështetur në natyrë.
Autori i kësaj opere, kritiku ynë njeh sublimen edhe kur ndodhet përpara personave që si profesion kanë atë që ka dhe vete ai, inxhinjerin. Autori e njeh atë me rrespektin që e rrëmben sepse ai vet ndjehet i obliguar jo vetëm si qytetar por dhe si inxhinjer. Se kur një profesionist krijon një përmendore, thote ai, bëhet një monument lëvizës. Edukator i shquar dhe vullkan i papar inxhinjer Fadil Kërtusha në dorën e autorit tonë merr një fuqi të paharrueshme përpara publikut durrsak.
Kritiku ynë, Profesor Fatmiri e fton sentimentin dhimbje edhe nëpërmjet gjuhës së ndjenjave të cunguara e të mohuara. Jo më kotë autori ynë citon poezin “Vjeshta e verdhë”.
Figurat emblematike si reflektimi i botës së ndaluar dhe si jetuese jashtë realitetit socialist ku sensi i standartes spjegohet shumë mirë nga profesori duke nxjerrur në pah, nëpërmjet kësaj figure, pjesën tjetër ndryshe dhe jo standarte, perëndimin europian.
Profesori kritikon me shume klasë dhe po me ëndje kërkon përsosmërin tek autorët që ai lexon, kjo është fantastike, apo jo!
Kur them që ai është një ripërtritës i shkëlqyer i memories historike nuk gaboj. Takimi i Dom Nikollë Kacorri me Nolin sikurse me shumë figura të fesë kristiane dhe muslimane e con kritikut tonë të percaktoj atë si figur sociale sidomos kur flitet për takimet ose mardhëniet me Edid Durham dhe Maria Amelia von Godin por, njëkohësisht, e bën kritikun tonë të mos rrëshkasi nga sensi social që ky libër ka, kur ai gërrmon, i jep dhe njeh sensin human këtyre figurave. Ai nuk mungon në shprehjen e figurës së Dom Nikollë Kacorri si një veprimtar multi dimensional.
Prurja e figurave të famshme e të shquara sic është ajo e Mojkom Zeqo që ka mistiken, ringjalljen e shumë informazione të fjetura, ose zbërthimi i mendimtarëve me valenza europiane është dhe qëllimi që kritiku ynë i quan studiues të të fshehtava të mirfillta.
Kritiku ynë ndan dhe shumë pasione me studiuesit ose njerzit e shquar të ketij studimi. Dashuria për librin ishte një nga shkaqet kryesor që e bënte bashkë me të shquarin Gjergj Vlashin dhe mistikun e madh Mojkom Zeqon. Nuk ka gjë më surprizuese kur për kritikun dhe studiuesin tonë i madhi Gjergj Vlashi shkruan: Fatmiri, mikut dhe kritikut të hollë, përzemërsisht, Gjergj Vlashi, 12.06.2015. Kështu miki ynë i dashur, kjo esse që unë shkruaj për ju do të merrte ngjyrimin e duhur sikurse tavolina e Moikomit dhe e Vlashit do të kishte kuptim vetëm me prezencen tënde. Ashtu sikur spjegon trekëndeshi i të madhit Kodra ku cdo brinj ka vlerën e caktuar.
Dhe enciklopedistët presin nga kritiku ynë atë që ai do të thotë për ta, por ai lë shumë medime të tyre fare të paprekura. Rrespekti që kritiku ka, lë vlerat dhe figurat ashtu të sjellura nga enciklopedisti Bashkim Kadiu. Kritiku ynë rrespekton ndnjenjën, shijen e cdo autori që ai lexon. Për shëmbull Adrian Tragaj don vetëm të tregoj .., dhe kështu bën kritiku, profesori ynë kur me fanatizëm ruan lëndën e tij të parë: Jo vetëm të ngjarjeve, ideve, por dhe të mendimeve akute të castit. Ai loz me eleganc edhe atëhere kur ai don të bëj krahasime ose kur ai don ti lej të lire, citon: ai kështu di të shkruaj. Fq.143. Ecja bashkë e letërsis me vërtetësin godet kritikun tonë. E bënë atë shpirt gjërë, ashtu si vet letersia që mbart në gjirin e saj, lotin, qeshjen, arsyen dhe marrëzinë.
Ai vetëm frymëzohet dhe kështu bën dhe me shkrimtarin-inxhinier Hysni Qehajaj ku thotë : në fund të fundit, vetja, qyteti dhe liria janë të lidhura fort me njëra tjetrën e nuk kanë kuptim vecmas. Ngjallja e emocioneve dhe për atë vet është kryer me sukses nga shkrimtarët, saqë ai shtyhet dhe në opinione personale: sa më shumë të shkruajnë shqiptarët aq më shumë do dalin në dukje veprat e vërteta. Kritiku ynë bën dhe diferencën ose dallimin nga një oper në tjetrën, zbulon një vecori të re nga shkrimi në shkrim dhe citon: bota e tij i kundërvihet botës jashtë tij. Fq.147.
Jo të gjithë kritikët kanë aftësi ti bëjnë të dyja së bashku ose ti barazpeshojnë ato, pra si anën letrare dhe atë teknike, sic bën kritiku ynë në rastin e përkthyesit të madhë Nikolla Sudar. Per kritikun tone poeti është dhe i heshtjes: me pak vargje, me pak fjalë, me shumë heshtje por plot emocione që mbeten gjatë. Fq. 153. Ai din të udhëtoj me poetin, edhe pse një lidhje emocionale dashurore, vllazëore midis tyre, ai nuk rri pa prekur mallin e të gjitha emocioneve që poeti Piro Minguli përcon. Kështu që nëpërmjet leximit dhe vëzhgimit kritik edhe lexuesi imagjinon sikur realisht, në këto pak riga të hedhura, lexon poezit e poetit Piro Minguli.
Kritiku i mëshon edhe ndërthurjes midis subjektit, personazhit, peisazhit dhe rekuizitave të padukshme nga ku frymëzohet prozatori Pjetër Cara të cilin ai e quan krejt “made in Pjetër Cara”. Si një udhëtim në botën artistike të ujvarave të poezisë dhe prozës së Pjetër Carës. Hijet e frikës jo për të jetuar por për të mos shkruar con shkrimtarin tonë, sipas evidencave të bëra nga profesori ynë, të përdori dhe pseudonime vetëm për mbijetesë të poezive të tij. Fq.161. Namiku poet me stilin e piktorit peisazhistë dhe me vujtjet aq të fuqishme shpirtërore si dhe vitet që po kalojmë. Fq.162.
Sa bukur vë në dukje profesori gjuhën e autorit që shprehet nëpërmjet gjuhës figurative të fenomenologjisë. Nuk rresht kritika e profesorit duke gërmur dhe duke gjetur gjëra të reja ja si shprehet ai: autori Ymer Nurka nuk e përmend gjëkundi në librin e tij problemin religjioz, ai e ka të pranishëm kudo, jo vetëm si bektashian, por edhe si pagan i hershëm. Fq.167. Bukuria dhe përdorimi i sonetit ku prezenca e një njeriu ose e dy njerëzve bashkë, njëri i mirë dhe tjetri i keq tregon njeriun e sotëm dhe të djeshmin. Tregon dhe vëmendjen e kritikut tonë në nota filosofike. Fenomeni i castit, thotë Profesor Fatmiri, con poetin Albert Palokaj në lojën me gracka të poezisë lindore “haik”. Dialogu imagjinar midis autorit dhe lexuesit sikurse futia e teoris së Sitcinit që ka si thelb, thekson profesori, lidhjen e tokës me jashtoksorët, zbulime të ndryshme, mënyra e ushqimit të shëndetshëm deri dhe djetat për zbukurimin e femrave apo vitaminat dhe dëmi nga alkoli kthejnë vëmendjen e kritikut tonë tek koncepti modern i kurës së gruas. Aforizmat, fjalët e urta dhe shprehjet japin vazhdim rrugës së tij poetike që profesori ynë e quan si magjia në vazhdim.
Kritika e mirfilltë është akoma më e veshtira, citon profesori. Por kur ai frymëzohet nga një autor si Agim Bajrami që kapia e gjërave është thagma e tij sikurse dashuria për të shkruar atë që dikush përton ta shkruaj e dikush nuk di ta shkruaj. Fq.175. Ai është mendje artistike dhe mendimtare dhe me stil kritik, kështu citon Profesor Fatmiri, kritiku ynë i devotshëm. Ai është një studiues dhe studiuesit, thotë profesori, e vërtisin problemin deri sa ta lodhin atë, e atëher ta marrë e ta hedhi në letër..,.
Ja dhe kërkimi i autorit Valentino Mustakës me librin “Arumunët në Shqipëri” e con kritikun tonë të plotësoj fjalën studioz dhe me talent. Talent të cilin e shkrin ne dobi të etnisë të vet të origjinës. Aftësia e kritikut të drejtoj lexuesin ose ta afroj atë me botën e brendëshme si dhe me atë të jashtmen pikerisht kur ai spjegon si autori pikturon portretet e personazheve si pjestar të botës së jashtme. Nuk i shpëton kritikut tonë vënia në dukje e pasjonit të fshehtë për letërsinë dhe lufta e përditshme e aurorit Vaso Papaj midis vetmisë intelektuale dhe vetëmbrojtjes instiktive nga spiunët e tipit të “capon Bushit”.
Me poesin e Eda Mirit është e dukshme që kritiku ynë jo vetëm e ndihmon atë për të shpëtuar nga opinioni i tjetërsuar por kërkon edhe ta ngre në piedestal për faktin që jeta e gruas dhe jeta në pergjithësi paraqitet e përshkruar në shumë forma e elemente. Përdorimi i simboleve arrin kulmin me simbolikën e lules, këndimi i jetës dhe hapja në drejtim të të gjitha dashurive sikurse ambjentimi me të renë, me atë që është ndryshe, zë një vend të rëndësishëm. Kritiku ynë arrin të zbuloj tek autorët tanë dhe talete të tjera, të reja: ajo ndërton tekste që shkojnë shumë bukur me melodi pëkatëse. Fq.187. Përsëri ai i jep formë mendimit tek poetja Nada dhe dialogu me qelizën familjare mposht tendencat e shkatërrimit që në fund të fundit cojnë në apokalipsin shpirtëror të njerzimit. Fq. 189.
Ai ka kapacitetin, kurajon dhe modestin kur shpreh një opinionin e tij personal përpara se të analizoj autorin: Të shkruash për Konicën edhe sot e kësaj dite është një lloj frike, një lloj mosnjohjeje, një lloj neglizhimi, dhe më pas ai vë në dukje guximin dhe përgjegjshmërinë e Hasan Ulqinit që e vëzhgon në kalimin e pragut të frikës në diktatur, dhe në shkrimin për Faik Konicën e figura të tjera të shquara por gjithashtu dhe kur ai i jep dritë duelit të Konicës me Naimin. Mbi të gjitha ai, ashtu sic e kam theksuar dhe më pare, e lë të lirë autorin dhe nuk i intereson të gjej fajin kur thot: ndoshta nuk është faji i autorit, por është faji i subjektit të tij, të Faik Konices . Fq. 195.
Abstraktja kthehet natyrshëm, bindshëm në jetën reale. Sa bukur nënvizon Profesor Fatmiri autorin Nikolla Spatharin: nuk imiton, ai mbështetet në mendjen dhe mendimet e tij për jetën. Sikurse motivi i vajzës apo i gruas, thotë kritiku ynë, është shpreh më së miri tek poezit e Nikolla Spatharit. Sa bukur e vë theksin profesori; ai pikturon jetën e Durrësit jo vetem kur vjen pranvera.
Profesor Fatmiri vlerson dhe kupton shume mirë edhe kur profesioni ndihmon autorin, duke e bërë atë të vecantë, sic është dhe rasti i Kolonel Novruz Zenjati që me artin e tij ushtarak bëhet autor i vecant në librin e tij mbi gjeneralin Esat pashe Toptani.
Drita me një fuqi multidimensionale që ai vë në dukje tek autori Enton Bido na con drejtpërsëdrejti tek mendimi shumë i thell dhe tek sensi filozofik i ngjyrosur me shije surealiste duke e kthyer absurdin artistik në dhimbjen njerzore të kohëve që jetojmë…. Është vecanti të sjellësh me mjeshtri fakte poetike… që me figura të surealizmit krtikon situatat sociale, pangjyrësin e tyre..,. Paralelizmi për optimizmin e jetës që Entoni sjell në poezit e tij, do tja lë kritikut tonë si kompliment të dyfisht, përsa kjo prurje na ndihmon kuriozitetin në zgjedhjen dhe shfletimin e materialeve letrare të autorëve të Durrësit tonë. Kritiku gjen në cdo autor vecorin e tij, gjë që bënë tejet të larmishme prozën, poezin durrsake. Për shembull tek Myzafer Ramzoti dallon stilin e një narracioni modern, magjinë e dashurisë, ndjenjat njerzore, raportet ekzistencialiste, ëndrrat dhe metamorfozat e shpirtit si pjesë e narrativës së tij.
Një kritik e njeh magjin e fjalës dhe e rrespekton atë, ja sikur “Harpa” e Teutes e fut Profesor Fatmirin në grackën e muzikës dhe shigjeton zemrën..,. Poezi të cilat në fillim duken të ndrojtura por me një mendim të qetë, me një matje emocionesh arrin të zbërthesh forcën poetike të tyre. Thotë enkas kritiku ynë, që e pakuptushmja është më e fortë se e kuptueshmja. Dhe këtë e bënë enkas, vetëm për të treguar forcën e metaforës që autorja përdor me kaq bukuri. Ai, me kujdes analizon fjalën dhimbje duke na bërë që të imagjinojmë cdo gjë që ikën, që nuk është më, ashtu sikurse poezia e autores mbijeton edhe pa subjekt. Dhimbja e autores, thotë profesori, një dhimbje tjetërsoj që në një farë mënyre i sjell lexuesit vëmendjen e duhur për të parë realitetin drejtë e në sy..,.
Një ditelindje dhe një plak që nuk ishte plak. Një marinar që nuk e dinte të ishte shkrimtar. Kritiku ynë këtu flet dhe pa folur. Një saggio që është sjellur jo nga mitet por nga njeriu i sotëm. Profesori jo më kot e ka përzgjedhur ditlindjen e Dorianinit dhe Kapiteni Y. Të bësh kritikun dhe pa folur ose vetëm me zgjedhjen e materialit unë kuptoj pse-t dhe arsyen..,. Shpresoj të njejtën gjë për ju lexues sepse sot kemi nevoj për të sjellur sa më shumë shëmbuj empatik.
Kritiku i ndjeshëm nuk ka një rregull të prerë. Ai punon ashtu si vet letërsia ndjek ose ndiqet. E gjuan kritikën e tij si në fillim ashtu edhe në fund por mundet dhe gjatë gjithë kohës së veprës që lexon. Varet nga puna që ka në dorë. E ku ka më mirë të thuash sic thotë ai që shkrimtari Kadri Tarelli vijon të japë kontributin e tij në fushën e arsimit; Tani si predikues i vlerave dhe domosdoshmërisë që ka shkolla në përgatitjen e nxënësve që nesër do të jenë ata që do ta bëjnë jetën më të bukur, më të begatë dhe më demokratike.
Sintezat e Avni Mulaj janë metaforat e një poezie urbane bashkëkohëse. Ato jane një koncert poetik..., me kthim mbrapa në kohë dhe në shtete të ndryshme..., duke krijuar…,poezive alternative…trasmetimin e kultures, historis dhe mallin për cdo gjë të kaluar vetëm një poet me sqime qytetare si Avni Mulaj, thote kritiku ynë, mund ta bëjë. Sa bukur të thuash poezi e trajtuar vendce ..,. Subjektet absurde, thotë kritiku ynë, profesor Fatmiri, marrin format e jetës konkrete…,rikthimi në atdhe dhe kostatimi që kjo shoqëri ka nevoj për më shumë oksigjen..,. Ai, thotë kritiku ynë, guxoi për të thënë shumë gjera që shumë poet nuk i kanë thënë. Kur kritiku njeh cakun e të shprehurit sigurisht që ai ndjen, kapton dhe kur fjala e kalon këtë cak dhe vëmendje. Njohurit e tij ai i përdor për një këndvështrim të ri, i cili inkurajon poetin, prozatorin.., e njeh atë me kurajon apo guximinqë ndoshta ai nuk e di se eka ose nëse e ka nuk e di se nësee ka shprehur.
Liria në konceptimin e veprimeve në jetën e përditëshme tonën..,. Liria parim unik për qëniet njerzore. E kush më mirë se autori Gëzim Cela do të frymzonte profesorin tonë që me bindje të plot them se gjatë gjithë kohës që ka hedhur në letër këta autor është mallëngjyer e ka kapërdirë emocione të pafundme. Atëher më vjen në mënyrë spontane ta pëgëzoj akoma dhe njëherë si kritik, si penë hollë dhe shkruajtës i mirfilltë i jetëve artistike dhe të vërteta të hedhura në këto faqe libri. Liri të konfirmuara dhe lirit e mohuara të autorit përcillen nëpërmjet liris që i njohu pena e tij dhe jehona që i bënë kritiku ynë në këtë vëllim përmbledhës dhe interesant.
Përsëri natyra dhe deti marrin udhëtim, por këtë radhë, kritiku ynë i bjen nëpërmjet dorës së Pranvera Belba Fusha. Sikurse dhe poezit e dashurisë, të kurbetit ku vete titujt e zgjedhur nga kritiku ngacmojnë lotet, dhimbjet, kthimin. Ngacmojnë dhe mbartin ndjenja të vecanta dhe drithëronjëse thot ai. Ndjenjat e autores, profesor Fatmiri, i paragonon me një vullkan real. Autoria, thot ai, ka fines të rrallë dhe luan bukur me fjalët dhe vargjet. Fq. 235.
Poezia përcon frymën e rrespektin për njerzit fisnik, që bënë sakrifica të panumërta vetëm se nuk u pajtuan asnjëherë me komunizmin, kështu shprehet profesori, kritiku Fatmir Minguli për autorin Shpend Topollaj duke përcuar tek këto faqe një film imagjinar që ka një fillim por akoma pa një fund. Shpendi i ka zgjedhur dhe skalitur pikërisht ata, viktimat e komunizmit, si personazhe të respektuar duke botuar artikuj pa fund për ta, për gjithe sa bënë që liria dhe demokracia të lulëzojnë edhe te ne si në të gjitha vendet e qytetëruara. Fq.239. Kritiku ynë i mëshon kësaj thënie të mësipërme edhe për vet faktin se edhe pas tridhjet vitesh demokraci ka ende probleme në trajtimin e tyre. Fq.239.
Autoria Hiqmete Ali Daja (Bërdaku) e bënë të ndihet i afermuar dhe njëkohësishtë i privilegjur, përsa shoqata “Durrësi autokton” i sugjeron të shkruaj për këtë autore e cila për disa vite ka qënë antare e kolegjumit të revistës “Skena e Femijëve”..,.
Humori, pasuria folklorike e popullit dhe talenti, të gjitha këto virtù së bashku të shprehura nga pena e Mustafa Troplinit jane një kuadër filmik i jetës së qytetarëve të thjesht, kështu citon autori ynë.
Nje kritik ngacmohet nga kurioziteti letrar dhe akoma më shumë kur ai i drejtohet përjetimit të letërsisë brenda autorëve sic është rasti tek Artur Spanjolli që iden e realizmit magjik mes letërsisë shqiptare dhe asaj italiane, gjatë studimit të tij mbi letërsin fantastike e ka hasur tek perla “Kush e Solli Doruntinën” dhe tek letërsia italiane moderne dhe pyetja e autorit tonë ngacmon këtë pergjigje tek ai: ka rëndësi sinqeriteti në tregime dhe mesazhi esencial që shkrimtari don të përcjellë me historin që don të rrëfejë.
Ajo, konstaton kritiku ynë, e përdor ngjarjen, personazhin, vendin si një karrem për të kapur përshkrimin, analizën psiko-analitike, emocionet, mëdyshjet, ngurrimet aq të shumta që pluskojnë në faqe të librit “Udhëtime te panjohura”/ “Viaggi Ignoti”.
Kritiku ynë ka kapacitetin e paparë kur dhe na lajmëron ose parapërgatit në kujdesin që duhet të tregojmë kur marrim në dorë monografi si ajo e figurës së Riza Kishtës e shkrujtur nga Mecan Hoxha - sepse personalitete të tilla që lënë gjurmë të thella në histori nuk shkruhen aq lehtë. Fq.259.
Frymëzohet kritiku ynë nga Robert Shkurti që lëviz, thotë ai, nëpër poezit e tij me trinomin mendim- subjekt – stil. Ku herë ngrihet mendimi që shoqërohet nga ndjenja e poetit, e herë ngrihet subjekti, e pastaj i vjen radha stilit. Fq. 264. Ai na lajmëron dhe njëkohësisht na servir si në pjatën e argjend cfarë nuk duhet të harrojmë! Njerëzit e thjeshtë, qytetarët e vërtet kanë nevoj për poezin, por për poezin që ngre probleme që del jashtë kornizave poshtëruese të servirura nga pushtetarët e cdo lloji. Fq.265.
Ai është empatik por dhe i kujdesshëm kur na paralajmëron që në fillim të punës që dhe ai ndjehet i limituar, por dëshira për të kapërcyer limitet e shtynë të analizoj dhe atë që kurrë nuk e ka studiuar. Pra një figur fetare sic është Refik Ajazi i sjellur nga pena e Qemal Vrionit. Ky libër është shkruar menjëherë me një frymëzim jo të zakonshëm, ku pena e autorit drejtohej vetvetiu, sepse është drita e madhërishme që të ndricon mëndjen dhe të bën që të shpërthesh fuqishëm me art dhe me dashuri. Fq.268. Po e njëjta dritë, mendoj, ka bërë që profesori ynë të sjelli në faqet e librit “Njerëz të Durrësit” nje analize brillante.
Dhe ja nuk mbetet pa përmendur nga profesori ndërthurja e jetës së durrsakëve me atë të popullit kosovar e tregur nga itelektuali Myftar Gjonbalaj, i cili nëpërmjet penës së tij që shëtit faqe më faqe, citon ai, na tregon për ato që kanë ndodhur..,.
Autori Kadri Ali, sipas profesorit, gjen tek drama ekspresivitetin e narracionit, gjë që është më e vakët në romane apo tregime. E ku i ka shkuar mëndja kritikut tonë. Ai sjell me shumë kuriozitet përdorimin ose thjesht bërjen e një alegorizmi leteraresk me qëllim për të afruar njerzit sa më pranë fshikullimit të tij. Në dramën e Kadriut, citon kritiku, lëvizin njerëz dhe ngjarje, lëvizin skema të tëra që tregojnë se si zhvaten lekët e qytetarëve të thjeshtë e se sa pak lekë paguajnë ata të përkëdhelurit, militantët e partive.
“Illusione Optike” eshte një roman ku shpërthimet e shpirtit, citon profesori, ecin bashkarisht me ngjarjet e romanit. Ku personazhet kryesor janë midis njerëzve të zakonshëm dhe njëkohësisht të duken transparnt, pothuajse janë prej ajri. E ku mundet të gjendet një analiz kaq e hollë dhe njëkohësisht e ndjeshme, sikur ai don të mbroj diku ndonjë personazh që diku jeton një situatë delikate.
Ja dhe një sjellje krejt ndryshe që e ben kritikun tonë të pronunciohet falë këmbënguljes së tij për ti shkuar kërkimeve sa më tej. Me studimin e Ben Shehut ai tenton të thotë se libri i tij mëton të kapë realitetin edhe pse me temë sugjestionuese, sugjestion i cili eshte i shumëanshëm. Ky roman në kornizën e trillerit, shpesh del jashtë ketij rrethimi, duke futur pak realitete, pak dokumenta që ekzistojnë të fshehura nga publiku. Romani, citon profesori, ka shumë informacione të plota, të shprehura si argomenta shkencore, sikurse shumë aspekte të tjera e bëjn lexuesin që ti kushtojë vemëndje më shumë se sa një romani të thjeshtë artistik.
Detyre e kritikut është dhe të ngrejë ose të vendosi në mënyrën e duhur veprën e autorit duke i dhënë asaj, veprës, prestigjin e duhur. Vlersimi drejt i poezisë së Shahin Ibrahimit duke e vendosur atë në pozicionin që meriton, nuk bën gjë tjetër vetëm se i thyen hundët paragjykimit që: poeti lind nga poeti ose shkrimtari lind nga shkrimtari. Poezia e tij, citon profesori merr forma të ndryshme aq sa reale dhe metaforike. Gjetjet poetike, citon ai, janë aq të goditura sa që duhet ti kenë zili edhe ata që i shkruajnë recensione.
Ne e shikojmë kritikun tonë me shumë modesti edhe në vesten e një sugjeruesi, këshilluesi. Kur ai për studiuesin Zyhdi Shehi shprehet thjeshtë me një propozim në favor te tij dhe duke e trajtuar si vete njohës i thelle i inxhinjer Jani Koljakes e sygjeron atë që ta paraqisi në një libër më vete. Megjithatë në këtë libër, citon profesori, bëjnë përshtypje në mëyrë të vecantë dokumentacionet e firmave të huaja, milanese, gjermane angleze ku konfirmohet personaliteti teknik dhe tregtar i inxhinjerit. Ndërsa për studimin e Stavro Stavrit “Studime për Shqipërinë” mendoj, thote ai se kërkohet një hulumtim më i thelluar, gjë që e pohon dhe autori Zydi Shehi. Por njëkohësisht kritiku ynë shton që ky është një ndër të paktat studime ku mendimi jepet hapur pro dhe kundra një ideje apo vepre të shkruar. Por gjithashtu autori, thotë ai, befason për strukturën, ai ka fuqin të fusë sharmin letrar midis rreshtave dhe faqeve të shumta të dokumentave. Fq.298.
Strukturimi i librit të autorit Vladimir Muca, thotë profesori, ka meritën që gjatë leximit të krijohet mendimi se tek e thjeshta ai gjen kompleksen. Ai, thote profesori, si shkrimtar dhe kritik ka gdhëndur fjalën dhe mendimin duke u bërë më racional dhe më afër shprehjeve të tij origjinale. Panoramik gjeografi poetësh dhe prap Mojkom Zeqo sillet, thotë profesori, me anë të penës së autorit, jo vetëm për stilin por dhe për mesazhet që ai përcjell.
Autori Daut Hoxha nëpërmjet shkrimit të tij e bën kritikun tonë të mendoj se është i pari libër në llojin e vet, ku cdo ditë e kaq shume vjet janë rregjistruar me kujdesin e qëndizmave mbi muret e kohës. Kjo është gjithka që demostron shkrimtarin, kritikun, studiuesin dhe jo më pak të zellshmin profesor Fatmirin tek dhe e imagjinoj me bllokun dhe penën në dorë duke shënuar me përpikmëri, të vecantën, të përgjithshmen dhe stilistiken e cdo autori që i beson veprën e tij. Është krenari për këdo që ka një shënim prej dorës së tij. Shënim i cili e ndihmon në rrugëtimin letrar, duke menduar që kjo rrugë është ajo respiruese e së ardhmes.
Kritiku ynë që kurrë nuk diti të flas për dhimbjet e veta, ai shpreh një rrespekt për dhimbjen që libri “ Italiani në Shqiperi-albanesi in Italia” sjell. Kur thotë se ngjarjet, komenti, ngjyrimi i tyre është më se real, sa që lexuesi e ka të lehtë të vendoset brenda tyre e të vuaj së bashku me të dy protagonistët.
Kur kritiku ynë sjell një shëmbull të autorëve Thoma Poli, Mico Dane: “ “ Këshillë politikanëve të rinj:” përbuzja nga të gjithë ju siguron lavdinë” spjegon paradokset ku e kundërta e fenomenit shpjegon më bukur vetë fenomenin. Fq.312.
Të dëgjosh shpirtin e autorit, për të cilin bën kritikën, do të thotë ta njohësh atë, pra shpirtin por edhe penën e tij. Dy virtù që i dhanë guximin kritikut tonë të ironizoj duke diktuar: “ super redaktori” i shtrembëroi të gjitha poezit e poetes Trëndafile Molla ( Baja) duke e larguar origjinalitetin e poezisë së poetes..,. Ai nuk ngurron të kritikoj dhe poetët që nuk përkrahën shkrimet e bëra per poezit e saj..., por ajo kaloj rrymat e habisë që i sollën ata që donin ti prishnin muzikalitetin e vargjeve të saj..,.fq.316. Kritiku ynë demostron kurajon dhe denancon përsëri jo për veten e tij por për një grua poete dhe me këtë demostron që talenti nuk ka ose nuk njeh seks dhe si me magji i mëshon fjalës gjini femërore duke zmaskeruar maskilistët, biles, dhe ata me tituj “profesora”. Dhe ja ku derdhen vargjet e saj: “në prehërin tënd të ngrohtë” ku kritiku ynë gjen sensin e një elegjie të dhimbshme për vendlindjen..,. Dhe ja perseri ai preket, pas shumë prekjeve, me poezin e lamtumirës kushtuar largimit nga jeta të Mojkom Zeqo, ku vete ai e risjell në librin e tij “Tjetërlloj” që i kushtohet jo vdekjes por pavdekshmëris së tij, krijimtaris së tij.
Por misteri vazhdon me titullin e librit të Pol Milos “Shtegtimi i dinosaurëve fluturues” për të cilin kritiku ynë shprehet se Milo kërkon të shëroj mëkatet e qytetit të rrënuar..,.pastai ai shtyhet në një okultizëm...,shikon rrënojat në c’ndërtim e sipër dhe pranon të humbas identitetin, a thua se identitei i tij barazohej me atë të qytetit që po rrënohej. Dhe ja ku vijon me përgjigjen që merr kritiku ynë “krijimi i botës së re të arsyetimit”. Pol Milo ka gjetur se ankthet e statujave …, kanë filluar të jenë të njejta me ato të njerëzve në Qytetin e Rrënuar.., dhe ja u krijua një mit i ri që në zhargonin e rrugës quhet miti i rrumpallës dhe mëkate ka plot në qytetin e rrënuar..,.
Pyetjet e profesorit, në intervistat e përmbajtura në këtë libër na bëjnë të reflektojmë mbi përgjigjet tepër të cuditëshme të autorëve përkatës: kur më larguan nga puna shtetërore, thotë veterineri Sokol Luarasi, në fund të vitit 1990, fq.332. Pra jemi në vitin 1990 dhe na duket sikur jemi direktë pas luftës, në regjimin totalitar. Tek po punoja materialin se si më erdhi një fare ironie dhe fola gati si me vete!? Por si ore ju hoqën nga puna ne po hynim në demokraci!? Puna private thekson Sokoli dhe vënia në dukje prej tij e dy gjeneratave të profesorëve të studiuar të parët në perëndim dhe të dytët në lindje, bënë të lind një gjeneratë e tretë, e kompletuar. Ky informacion del në pah falë pyetjes së profesorit duke vënë në dukje një multikultur profesionale që i bën mirë cdo kujt edhe sot.
Luan jaupi është një fotograf artist,shprehet autori ynë per të, ai nuk e njeh montazhin dhe ndërhyrjen kompiutrike. Është ndoshta kjo që fotot e Luanit duken ashtu sic janë marrë nga natyra. Luani sot është “ Marubi”i fototekës durrsake. Nuk e teproj, thotë profesori, sepse koleksioni studios “Jaupi” është një muze i hapur i pasur sikur lumturia e tij që një ditë ja doli të realizoj të tërhiqte nga posta të gjitha librat që kishin ardhur nga jasht për të. Eshte për tu theksuar se ky është një fragment nga jeta në vitet 70’-80’ Pra, nga jeta në kohën e totalitarizmit.
Ja dhe profesori Islam Alikaj që nxjerr libra, thotë kritiku ynë, për të formuar dhe moderuar nxënës dhe student në shkencat matematike dhe astronomi. Zotërues i gjuhëve të huaja, botues i më shumë se 40 teksteve, aplikues i metodave origjinale shkencërisht në sistemin pedagogjik. Por pas një trysnie i hiqet dhe e drejta e botimit, shkak bëhet biografia. Profesor Islami kërkon një botë shqiptare tjetër, më të mirë se ajo që kaluam në sistemin monist.
Autori ynë gjen tek nxhinjeri Skënder Huta mënyrën gati magjike të ambjentimit me ngjarjet e jetës. Ky, thotë ai, është pikërisht celësi i hapjes së portave ku fshihen probleme të vështira, fq.350. Sikur artisti shumëplanësh Besnik Doka që ka marrë dhe vlerësime të njëpasnjëshme si balerin dhe koreograf sillet nga autori ynë edhe nëpërmjet pasionit që ai ka për peshkimin dhe gjelbërimin. Ky i fundit thekson studiusi ynë Profesor Fatmir Minguli, kënaq shpirtin e të gjithë banorëve që preferojnë hijen dhe ajrin plot aroma të luleve të mbjellura prej dorës së tij. Autori ynë evidencion një dhunti të tillë duke na bërë që të vihemi përpara një imagjinate ku e bukura, nëpërmjet dorës së tij, lulëzon dhe tek ne që mësojmë të lexojmë, mëndjet dhe pasionet e njerëzve të qytetit tonë. Kështu dalim nga ai cinizëm që na rrethon në mënyrë të përgjithshme dhe na jep kurajon që të mendojmë që ka dhe ndryshe. Miku ynë, thotë autori për inxhinierin teknolog Nazif Tivari, të habit me pasionin e tij të cmendur lidhur me efektin e hirrës së qumeshtit në ushqimin e njerëzve dhe të bagëtive. Por pasioni thonë se lind pasionin kështu sikur ja del autori ynë të zbuloj se Nazif Tivari luante me mandolin. I humbur nën tingujt e muzikës noturne që luante me atë qetësi hyjnore autorit i duket sikur ishte në atmosferën e krijimit të djathit mozzarella..,.
Autori Kocillari me librin “ceramica a figure rosse in Albania” ka qëllimin, thotë kritiku të ekzaminojë karakteristikat e qeramikës me figura të kuqe të prodhuar në territorin ilirik”. Mes klasifikimeve, citon Profesor Fatmiri, që ai ka bërë, për amforat e Durrësit dhe të Apollonisë edhe procesin e kalimit nga importimi i tyre nga bota helene në prodhimin vendas më tej hap rrugën për të studiuar edhe eksportimin e këtyre amforave.
Eshte një iniciativ e vecantë dhe admiruese e profesor Fatmirit kur angazhohet në studime të caktuara duke vendosur përpara një drite krejt ndryshe punën e madhe që bëjnë autor si Përparim Zaimi që me një fantazi që mbështetet në prova e realitet na sjell në faqet e monografisë një panoram të përgjithshme mbi enigmën e Atlatidës.
Studiuesi, kritiku ynë me punën e tij kolosale është tashmë i afermuar si dijetar i reflektimit filozofik letrar në këto fusha sa që din të njohi kur një poet është me bindje origjinale, rebel në kuptimin e jetës sociale që servirin partitë politike, i papajtuar kërkund e me askënd për konformizma fallco të tipit “made in politika”. Ai njeh kur poeti shpalos idenë dhe stilin e rij origjinal. Njohuria multidimensionale e kritikut tonë e bënë atë që të njohi poetin tonë Gjergj Nikolla si realizues i vazhdimsis së traditës haik dhe për stilin e tij origjinal poetik. Autori ynë merr guximin të provokoj ato media që nuk dinë të shpalosin denjësisht punët letrare të studiuesit kur thotë: libri është tejet bashkohorë, sjell edhe frymën e një informacioni artistik plot ngjyra por krejt ndryshe sa mediat e varura dhe të “pavarura” pasqyrojnë.
Ai ka pasionin e madhë dhe rrespektin për njerëzit e punës. Ai emocionahet dhe të emocionon kur shprehet për piktorin Aleksander Lleshi duke cituar që jeta dhe arti i tij është një e papërcaktuar biologjikisht, por e detajuar gjer në imtësira në aspektin e artit të pikturës. Të jesh piktor, vazhdon kritiku ynë, nuk është gjë e zakonshme, sepse arti është i diktuar nga forca madhore dhe ajo që e përcakton cilësin e artit është njohja me botën e madhe. Cmimet e tij jane një orific dhe per kritikun tonë, për sa atij i besohet dhe shkrimi i këtyre rrjeshtave, që sjellin talentin durrsak te Sandër Lleshi, emri i tij i artit, i shëtitur nëpër rrugët e botës duke bërë që me piktorin, me vepren e tij të shëtisi qyteti ynë Durrësi dhe vendi ynë Shqipëria.
Tani që shkruaj këto fjalë ndihem si në mpirje, është përshkrimi kritik i profesorit per pikturën “Narkotiku” që paraqet një njeri që kërcen dhe këndon. Lëvizjet e një trupi të deformuar.., sa që të cojnë në konceptimin e një figure amebike. Dhe nuk do lë pa rreshtuar arsyetimin e tij kur ai shprehet: a nuk është ameba, qenia e parë njerzore, e cila hapet, zvogëlohet, tkurret, trashet, hollohet sipas kushteve të ambjentit? Po njeriu c’është? Një ameb e padiskutueshme, një shumëfishim formash, që njeriu merr gjatë gjithë jetës. Ardian Tragaj, thotë kritiku merret pikërisht me infinitin e botës së brendëshme të njerëzve. Piktura narkotiku është një botë në levizje, është njeriu që dhe kur është i panakortizuar, vepron po njëlloj. Pra ai, njeriu i thjeshtë e normal, edhe i panarkotizuar s'orientohet dhe përfundon në lëvizje të pakuptimta, lëvizje që vetëm nakotikët e lincensuar dinë ti bëjnë. Dhe piktori Ardian Tragaj, thotë profesori ynë, është plot me certifikata dhe diploma nga shumë istitucione shtetërore e jo vetëm. Skulptori Idriz Balani vjen nëpërmjet penës se kritikut tonë që njëkohësisht me modestin e tij rrespekton dorën e kritikës letrare dhe artistike që shprehimisht ka thënë: “Ky është skulptori i mendimit” dhe është e vërtetë shton kritiku ynë sepse të gjitha fytyrat e derdhura në bronx kanë fiksuar mendimin e tyre, mendim që rrezaton pafundësisht në kohë e në hapsirë.
E si mundem të lë pa sjellura cfarë autori ynë citon në vijim per piktorin Defro Elezi. Kritiku ynë na paralajmëron per iden e sjelljes në art të teknikave të reja. Gjë e cila con piktorin tonë në realizimin e artit të tij të personalizuar nëpërmjet përdorimit të shumë ngjyrave, nëpërmjet instalimit mbi dru dhe element metalik ku profesionist të panairit në Gjermani thanë se “ arti nuk rrëfehet por rrëfen”. Autori ynë është tepër korrekt sepse bije me shumë kujdes cka piktori shpreh “piktura ka ardhur natyrshëm dhe rastësisht tek unë. Nganjëherë t’i drejtohesh letrës dhe ngjyrave është si një ngasje për ti ikur realitetit. Ta thyesh atë, ta shohësh sic do ti dhe jo sic është. Është një koncetrat dhe dimension lirie njëkohësisht.
Pra deri në fund kritiku ynë bënë një mbyllje me dorën e vetautorit. Ai nuk don të duket në skenë sepse skenën e ka lëshuar për të gjithë këta autor, prozator, poet, piktor, skulptor, studiues, profesionist, profesor, dijetar që mbushën me një sfond kuptimplot tabllon e librit të qëndisur nga dora e studiuesit, kritikut dhe profesorit Fatmir Minguli. I uroj një vazhdim të gjatë në punën e tij si kritik, studiues dhe krijues. Koha është tani dhe ju jeni pena që kjo kohë ka nxjerr në pah.
Durrёs shtator 2022
Comments