NJË ARISTOKRAT I FJALËS


OANA GLASU


REXHEP SHAHU, NJË ARISTOKRAT I FJALËS


Kohët e fundit kam lexuar më shumë prozë ​​se zakonisht, rumune ose shqipe, por nuk mund të përmbahesha t’i çlodhja sytë te poezia e Rexhepit, të cilin e lexova të plotë dhe që tashmë e kam thënë publikisht, se është poeti i zemrës sime.

Rexhep Shahu i rregullon mendimet e tij në vargje pa shumë hezitim tematik, pa hezitim estetik dhe pa ndonjë lustrim të tepërt lirik të padobishëm për t’ia dhënë fjalës origjinale, me të cilën ndërton poezitë e tij. Padyshim i shqetësuar nga dilemat ekzistenciale, për të cilat nuk kërkon zgjidhje, ai ushtron, në mos pastrimin përmes poezisë, të paktën çlirimin, në këtë mënyrë, nga vetvetja e vet, shtypëse dhe e vështirë për tu mbajtur. Unë madje do të thosha se, më shumë se fjala, Rexhep Shahut i pëlqejnë tingujt e saj, dridhja e saj vajtuese, ndonjëherë, ose lëkundja e lehtë si balade, herë të tjera.