top of page

Një "Argëtim artistik"


Një"Argëtim artistik"

Mirënjohje për "ZËRAT QË MË NDJEKIN" të ILIRIANA SULKUQIT

(ese)


Nga Përparim HYSI Kam qenë nën efektin e trysnisë së kësaj AUTOREJE kaq zemërbardhë (si ajo nuk gjen kund të dytë)që,ndryshe nga regjimi im i rreptë,për arsye shëndetësore, të rri mbi ato dy libra mjaft voluminoze,ku mirënjohja e shprehur nga ajo, vjen në një shkallë të epërme dhe të paarritshme. Mirënjohja është dhe karakter,por dhe dinjitet,dy atribute që ILIRIANA SULKUQI i ka si me"tapi". Mirënjohja,-thotë CICERONI,- është prindi i gjithë virtyteve. Metafora"Argëtim artistik" është paksa si"kompozimi im" dhe i kam vjedhur nga dy NJERËZ TË MËDHENJ; një nga shkenca e tjetri nga arti. Kur e pyetën "BABAN e ELEKTRICITETIT",TOMAS EDISONIN për punën,tha:-Asnjë ditë nuk kam punuar,gjithçka ka qenë si argëtim! Kurse VAN GOGU ka thënë:-Nuk ka argëtim artistik më të madh se të duash njerëzit! Them që këto thënie i shkojnë për shtat"MIRËNJOHSES SONË,ILIRIANA SULKUQI!". Jo vetëm kaq:-Ajo ka një buzëqeshje të dielltë dhe,kur thotë HYGOI:-Buzëqeshja e saj përzë dimrin nga fytyra e njeriut.

* * * Mirënjohja e saj është krejt e pamatshme dhe t'Ia ktheshë këtë mirënjohe,është krejt e pamundur,por,sidoqoftë, unë do mundohem disi. Kur e shoh aq të brishtë dhe aq të ngjendur me këdo që takon,më duket se ka një"vijë të hollë" midis mitit e realitetit. Dy libra voluminozë me gati njëmijë faqe,janë mali "ATLLAS" që ka vënë mbi supe. E di mirë se ç'është botimi i një libri që,për vet prezencën e saj në USA dhe botimin në SHQIPËRI, në gjykimin tim është një"maratonë e lodhshme" që nuk është vetëm fizike,por sa"artistike",aq dhe stresante njëherësh.Kur flas për një raport midis mitit e realitetit,them se DANKO tek tregimet e GORKIT,është ringjallur me ILIRIANA SULKUQIN.Ajo,mend,ta jepë zemrën në dorë. "Zemra ime,-thotë KRISTINA ROSETI,- është si një zok këngëtar." Gjithmonë qëndroj mbi"maratonën e lodhshme" të ILIRIANËS dhe bëj një bilanc të përafërt;ZËRAT që ndjekin këtë MIRËNJOHËSE,nuk janë pak,por plot 82 krijues të gjinive të ndryshme dhe jo vetëm kaq;janë nga SHQIPËRIA e KOSOVA; janë nga GREQIA, ITALIA, FRANCA, ANGLIA, ZVICRRA, MAQEDONIA e VERIUT, nga AMERIKA e KANADAJA dhe kudo që "MIRËNJOHSJA JONË" i ka përfshirë në dylibrat e saj voluminoze, Veç investimeve fizike,por,mbi të gjitha,edhe ato financiare, Në të njëjtën kohë,sa krijuese me emër,njëherësht edhe"Mecenate".

Pyetjes se si është e mundur që realizojë këtë"Argetim artistik", më vjen t'i pranëvë disa alternativa që i japin përgjgje pyetjes sime.Së pari me ILIRIANËN ndodh ajo që ka thënë PEARL S BUCK:"Brenda vetes sime,është një vend ku jetoj krejt vetëm dhe ku rinovoj burimet e mia që nuk thahen kurrë". Natyrshëm,që duke"pirë ujë në burimet e saj".arrin që të na japin kënaqësi e relaksim njëherësh.Ajo i bën këto gjëra me shpirt deri në sfilitje dhe kur thotë MEVLANA XHALALAUDIN RUMI (1207-1273):"Kur i bën gjërat me shpirt,ndjen një lumë gëzimi që lëviz brenda teje". Ende vazhdoj me"hamendësimet e mia për "MIRËNJOHËSEN" dhe them se fjalët që ka thënë shkrimtari dhe kritiku anglez LYTTON STRACHEY (1880-1932) për POETEN VIRGJINI WOOLF" Ajo është e vetmja grua në botë që ka një mendje të ndritur.Është një mrekulli që duhet të ekzistojë", pa e çuar në shkallë apsolute si STRCHEU,dua të them,me pak"krasitje": ILIRIANA SULKUQI është një zë i fuqishëm ,në FUSHËN E LETRAVE,është një mrekulli që duhet ndjekur. E sa për zotimin që bën:" se do vazhdojë mirënjohjen e saj", them se vë në jetë sentencën me vlerë të BUD'HËS që thotë:-Unë kurrë nuk shoh ç'kam bërë, por çfarë do bëj! Të falnderoj,MIRËNJOHËSE! Të uroj vetëm vite e vite të bardha!

Tiranë,7 nëntor 2022

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page