top of page

Një analizë për...





Zbutja e dënimit: neni 64-67 i KPK- kur dhe si

Një analizë për këte


Nuk ka asnjë aktgjykim i gjykates penale për veprën penale të kryer gjatë dhënies të të cilit ajo

paraprakisht nuk hamendësohet se ç’dënim t’i shqiptohet kryerësit të vepres penale.

Duke patur parasyesh se ajo me aktgjykim përcakton statusin e kryerësit në periudhën kohore

në vijim /lirohet ose dënohet dhe në rastin e dytë nëse dënohet me heqje lirie/ atëherë nga vetë

ky fakt rezulton se kjo është një nga fazat më fundamentale në tërë procedurën penale. E tillë

ajo njëherit është dhe kurorëzim i të gjitha veprimeve procedurale të ndërmarra nga

pjesëmarrësit në procedurën penale deri aty.

Dhe pikërisht pesha juridike që ka verdikti penal të bënë të kuptosh se më parë se çështja të

ngjitet të kjo pikë e procedures penale, pashmangëshem kalon nëpër një të menduar analitik

kompleks të trupit gjykues, i cili duke u mbështetur gjithëpërfshirshëm në tërë provat,

ekspertizat etj., duke kaluar dhe në retorikën kundërthënëse të subjekteve pjesëmarrëse të

procedurës penale, që nënkupton procedimin me kujdes dhe themelshëm të materialin provator



cilido që të ketë qenë, ka mbërrijtur të mundësia për të dhënë aktgjykimin.

Ta themi se ecja deri tek kjo pikë ka krijuar logjikën e çështjes si rezultat i raportit të ndërsjellë

i pjesëmarrësve në procedurë, provave dhe i të gjitha veprimeve që përbëjnë çështjën penale.

Përkundrejtë kësaj dhe duke presumuar se ato janë kryer “lege artis”, pra më së miri mundshëm,

para se të jap aktgjykimin, trupi gjykues e vë në një sprovë serioze dhe të mundimshme sepse

sipas paragrafit 1 të nenit 64 fjalia e fundit pas pikes, për vepren penale tyë kryer ai është i

detyruar të jap një “dënim që do të jetë në proporcion me vepren si dhe me sjelljen e rrethanat e

kryerësit”

Ç’do thot kjo?

Duke u thelluar në të kuptuar të kësaj dispozite, del se çështja penale u kalua nëpër një hetim

serioz në shkallë me përgjegjësitë profesionale dhe kodin etik të gjyqëtarëve, duke menjanuar

anëshmërinë në gjykim dhe me këte duke pamundësuar prejudikimin e çështjes në përputhmëri

me dispozitat e Kushtetutes së Kosovës ( Neni 31 -E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) e KPPK (neni 2: vetëm gjykata kompetente e pavarur dhe e paanshme mund t’i shqiptojë sanksion penal kryerësit të veprës penale në procedurë të filluar dhe të zbatuar sipas këtij Kodi), të jap një aktgjykim i cili reflekton drejtpërsëdrejti nga vepra penale e kryer por i cili në vetë këte përmban dhe vlerësimin për sjelljën dhe rrethanat e kryerësit.

Derisa me komponenten e parë “paraparëshmërinë ligjore të vepres penale” situata është e

kjartë duke u mbështetur në parimin e legalitetit të paraparë me KPK- neni 1 pika (1)”nullum

crimen, nulla penae sine lege”- “nuk ka krim, nuk ka denim pa ligj”), me dy të tjerat situata

është më e komplikuar.

Më e komplikuar nga shkaku se shprehja “sjellja dhe rrethanat e kryerësit” janë nocione shumë

abstrakte, do thosha një formulim shumë i përgjithësuar dhe të tilla duke u zbatuar në praktikë

me mundësi të ngushtuara për t’i përnjohur, mund të shkaktojnë implikacione të padëshiruara

për kryersin e vepres poenale.

Vështirë të identifikueshme sepse çdo çështje penale ka veçoritë e veta që e dallojnë nga të

tjerat dhe çdo kryerës ka tiparët e sjelljes së vetë dhe rrethanat në të cilat ka kryer veprën penale.

Pra duke qenë vështirë për t’i identifikuar në çështjen penale të dhënë, gjyqtarët, vështirë që

mund të shërbehen me klishe /gjë që në praktikë ndodhë/ , kurse vlerësimit të “sjelljes së

kryersit dhe rrethanave të jetës së tij” ose i menjanojnë ato nga frika në mos gabojnë duke

parafrazuar në atë rast se “gjykata nuk gjetë prova në këte çështje penale që të zbatoj masat e

zbutjes së dënimit…” ose, duke i vlerësuar ato sipas të drejtës së KPPK për vlerësim në mënyrë

fare diskrete, mund të thuhet kuturu, në të vërtetë, tejkalojnë ate duke bërë pa vetëdije e pa

dashje dhe një shpërdorim të detyres së gjyqëtarit.

Dihet se secili individ në strukturën e personalitetit të vetë përmbanë veçori /specifika/ të cilat

në përmasën e të parit, nuk mund t’i ketë kur i dyti. Kjo është ajo pambarimia /infinitivi/ i

dallimeve mes njerëzve dhe pamundësia e puqjës së plot e tyre dhe e gjërave që si kategori

dialektike në të vërtetë janë fuqi lëvizëse /“spiritum movens”/ e një shoqërie.

Përse e trajtoj këte me kaqë rendësi?

Të provoj t’a eksplikoj këte:

Sëpari, çdo kryerës i vepres penale çfardo që të ketë qenë ajo, ka një shtrirje në kohë që fillon që

nga lindja dhe deri në përfundim të jetës që kuptimisht përthekohet me termin “jetë e tij” Në

shumicën e rasteve ajo shkon drejtëvizorisht dhe pa implikime penale.

Mirëpo, në rastin e kryerësit të vepres penale, kryerja e vepres penale është një lakore, një

thyerje e mprehtë që dallon nga zigzakja dhe ngritje-rëniet jetësore të njerëzve të rëndomtë.

Sapo të ketë kryer vepren penale dhe shqyrtimi të kishte shpie çështjen deri te gjykimi-para se

gjykata të jep aktgjykimin, ajo, nën detyrimin e përgjegjëshmërisë ligjore, është e detyruar që t’i

hedhë një hetim të themeltë të shkuares jetësore të tij, të cilën ligji / neni 64 i KPK në pikën

(1)Nënkaptina matja e dënimit/ e ka përmbledhur në shprehjen decide “sjelljen dhe rrethanat e

kryerësit”.


Të vazhdoj më tutje:


Për shkak të peshes që ka dhe për këte më duket e drejtë të hetohet më thellësisht “sjellja e

kryerësit të vepres penale” :

Që të zbatohen masat për zbutjen e dënimit nga dispozita sipër /rrethanat lehtësuese/ logjikisht

presupozohet se kryerësi ështe një person me respektim të ligjit sipas kritereve që dalin nga

proveniencë e një qytetarie që disponon një diapason të të menduarit sipas standardit të asaj

shoqërie. As më pak e as më shumë. Një korelacion i drejtë matematikor. Ky determinim është

fare i zakonshëm i manifestuar përmes një midisndikimi të individit dhe shoqërisë dhe e

kundërta. Zakonisht me një kulturë e edukatë që e ka prirur ate të mbrojë vlerat shoqërore dhe

individuale e jo t’i atakoj e dëmtoj ato, me një strukturë-identitet moral që poashtu i përgjigjet

kodeksit moral të kohës dhe që kurikulumin jetësor të vetë nuk ka të ngarkuar me ndonjë

veprim të inkriminuar /neni 64 (1) –“sjellja e mëparëshme e kryerësit dhe rrethanat personale”

E besoj se përsëri për shkak të natyres komplekse që ka, paksa në mënyrë më abstrakte dhash

një identitet jo edhe aqë konkret bile do e thoja të përciptë të kryerësit dhe, duke e trajtuar ate të

pranueshëm për shkak të kompleksitetit sipër, jipet konstatimi se ky kusht është i përmbushur.

Por, pason pyetja tjetër: kryerësi i vepres penale ishte njeri normal me sjellje normale por nuk

ishte i merituar në kuptimin e angazhimit mbinormal për ruajtjen e mbrojtjen e atyre vlerave

dhe se kurikulumi i tij nuk shënon ndonjë trofe ose pranim për ta themi kushtimisht heroizëm.

Nuk ishte ta themi një piktor i afirmuar në botën e jashtme të cilin e kishin laueruar si një

origjinalist për mënyrën e pikturimit, si një shkrimtarë që kishte spikatë me një stil modern

katandisjen e njeriut nga shtrirja e pushtetit të internetit, zbulimi i ndonjë vakcine, gjetjen e

trajtave të pranueshme të kreditimit bankar nga shtresat e ulta shoqërore a të ngj.

Ai ishte një person i cili deri në çastin e kryerjes së vepres penale jetonte në një midis relativisht

të varfër dhe qetë, duke qenë në margjinë i pavërejtur, punonte në një firmë realitivisht të

suksesshme me pagë më të vogël se që i takonte dhe për këte përmbledhte brënda vetes

pakënaqësi që sa ikën koha shndërrohen në patologji. Jetonte në familje patrialkale dhe

pakashumë harmonike, pa ngatrresa me askend deri në ditën kritike, kur largë nga ingranimi i tij

dhe i fëmijëve në hallka më të larta të të kamurëve, i fyer kreu një vepër penale psh. të lëndimit

të rëndë trupor ose të vrasjes së tjetrit, ose të vjedhjes grabitçare. Dhe vetë akti i kryerjes së

vepres penale përgjason në ruletin rus se ai nuk ka një armiqësi konkrete por një pakënaqësi të

madhe dhe qëllon ate i cili i mbushë kupën e pakënaqësisë. Shumë herash i ardhi në mendje por

vetëm njëherë qëlloj.

Pandan kësaj do jap një shëmbull tjetër në kontrastin me një kryersin tjetër të vepres penale nga

midisi i Kosovës:

Krahas këtij, një luftëtarë i Koshares, një drejtues politik i prononcuar për guxim në vitët e

rënda të rezistences, një jurist i shquar që dijti se cilat zgjidhje i duhen vendit dhe mbërrijti t’i

ingranojë në vendin e duhur në Kushtetutën e shtetit ose ekonomist falë të cilit ekonomia

shënoj një rritje të respektueshme apo kushdoqoftë tjetër, i pranuar për meritat dhe sakrificat e

veta ndaj shtetit të vetë, për motive të tjera, kreu veprën e njejtë penale.

Një trup gjykues vendosë edhe për rastin e parë edhe për të dytin.

Derisa i pari deri në çastin e kryerjes së vepres penale ishte njeri i qetë, ky i dyti cilësohej

natyrë e rebeluar e agresiv dhe kishte dhe një dosije të papërfunduar.

Derisa i pari cilësohej me mosbërje keq i dyti cilësohej më bërje mirë.

Që të dy kanë pranuar fajësinë për veprat penale të kryera pa marrë parasyesh arsyen përse e

kishin bërë këte.

Këto janë ato gjëndjet e mundimshme të gjykates në të cilat gjetët ajo dhe e cila duhet të

depërtojë thellë sa për të konkretizuar shprehjen ligjore sipër dhe të jap një aktgjykim “në

proporcion me veprën e kryer”

Është kjo ajo ana abstrakte e nocionit të përmendur sipër i cili varësisht nga vendndodhja e

gjykates dhe sistemit juridik nënkupton trajta të ndryshme.

E them vendndodhja sepse varësisht nga shteti a shoqëria, nga mirëqenia ekonomike dhe

shkalla arsimore kulturore një vepër penale kryhet në një mjedis e nuk kryhet në tjetrin.

Psh. një prerje e pyllit në Kosovë nuk është e njohur në Gjermani kurse një numër shumë i

madh veprash penale nga neni 285 i KPK /vjedhja e pyllit/ stërngarkon itinerarin e punës të

gjykatave. Pikërisht për këte arsye dhe është ngritë në shkallën e një veprimi të inkrimuar prerja

e më shumë se 2m kub dru në mbrojtje të pyjeve nga shkretërimi dhe denohet deri një vit

burgim.

Mirëpo, nëse kjo vepër penale është e panjohur në Gjermani, nuk do thot se nuk ka dhe atje

frustracione të tilla njerërzore si rezultat i margjinalizimit dhe i vetmisë kronike të individit ose

ndrydhje të personalitetit-lëndimit të papërballueshëm të sedres së tyre nga faktor të ndryshëm

shoqëror që përfundojnë – jo më me vepra penale- në kuptimin e një ngjarjeje të rëndë-

kushtimisht t’a themi-normale e të inkriminuar- por në mënyrën gjithësesi tragjike por edhe

monstruoze. Aqë tragjike e monstruoze sa vjedhja e pyejeve në Kosovë i bie si një argëtim

çilimijsh.

Kemi rastin e incestit në Austri dhe ate të vrasjes masive në Norvegji /tashmë nga mediat është

mësuar se cilët janë kryersit dhe cilat janë pasojat/ që të dyja monstruoze gjithësesi emanacion i

drejtëpërdrejtë ose i tërthortë i patologjisë shoqërore përkundrejtë faktit se që të dy shtetet: i pari

një nga më të fuqishmit ekonomikisht dhe i dyti në botë për sistemin social human i dyti me

GDP më të lartë në botë.

Që të dy rastet, përveçse janë sikur u spikatë më lartë, janë atak në moralin tradicional të atyre

shteteve dhe devijim enorm nga sjellja normale.

Pas kësaj shkarjeje që e krijon logjika e çastit e që ndonjëherë është vështirë e ndalueshme, të

këthehemi të problemi të cilin mëton ta trajtoj shkrimi.

Pra, neni 64 /të evitoj përsëritjen e tij meqë u dha i përshkruar më lartë/, njehson se çfarë duhet

të analizohet dhe saktësohet nga gjykata dhe çfarë duhet të janë ato, po deshën të trajtohen

rrethana lehtësuese.

Dy nga ato u përmenden më lartë dhe u dha dhe një përpjekje modeste që të konkretizohen sado

që për ta bërë këte nuk është dhe aqë e lehtë.

Po janë në këte numër dhe të tjeret të natyres kogente /shkalla e përgjegjësisë penale,

motivet nga të cilat është kryer vepra,

intensitetin e rrezikimit apo të dëmtimit të vlerës së mbrojtur,

rrethanat në të cilat është kryer vepra,

pranimin e fajit,

rrethanat personale të kryerësit dhe sjelljet e tij pas kryerjes së veprës penale/

të cilat kumulativisht dhe të vlersuara pozitivisht determinojnë aqë sa gjykimin penal resp. nëse

do ketë zbutje të dënimit.

Ta themi dhe mendimin se të gjitha këto rrethana ose kushte të duhura për të zbatuar resp.

moszbatuar zbutjen e dënimit, në një mënyrë ose tjetrën fërkohen me ato dy të parat të

përmendura më lartë: “sjelljen dhe rrethanat e kryerësit”

Motivi tashmë dihet se është ai shtytësi i brëndëshem, ai diktati mizor i instiktit që i ushqyer nga

rrethanat helmuese mbërrinë të një atmosferë të brëndëshme kriminale, pra dashje /lat.dolus/ e

cila me fuqinë e vetë menjanon arsyen /lat.ratio/ dhe drejton kryersin të kryerja e veprës penale,

pra është kategori psiqike e cila , varësisht nga fuqia me të cilën disponon “rrezikon” më shumë

a më pak vlerën e mbrojtur ose e dëmton ate më shumë a më pak. Përveç kësaj edhe rrethanat në

të cilat është kryer vepra (varfëri e skajshme, kriza e ndërgjegjës, gjëndje lufte dhe

patologjizma të tjera shoqërore, familjare e individuale) janë ato të cilat “ndezin” disponimin

kriminal pra, janë ato të cilat “kompletojnë” vendimin e kryersit për të kryer vepren penale.

Pranimi i fajit duhet të jetë refleks i mendjes esull të kryerësit, një si katarzë morale që e do ai

me vullnetin e vetë të liruar nga emocionet negative për aqë sa ta lirojë ate nga ajo pjesa

kriminale e vetës, pasi që kryersi ta ketë kuptuar shëmtinë dhe egërsinë e veprimit duke e

shprehur ate përmes pëndimit të thellë dhe të vërtetë.

Të vazhdoj me mendimin më tutje:

Le të presupozojmë se një i akuzuar kaloj “testin” nga neni 64 dhe gjykata, duke konstatuar se

ka të bëjë me një të akuzuar i cili ka mbërrijtur tek banga e përgjegjësisë penale, jo që kishte

lindur me atë prirje a patologji, pra me at difekt në karakter nga lindja-rrethanë këte të

ekzaminuar nga gjykata sipas parametrave shkencor sociopsikologjik- por nga pozita, statusi që

kishte patur në rrethin ku jetonte dhe i pakënaqur për këte, në një çast moskontrolli të vetës-

gjithësesi jo esull i kishte hyrë një veprimi të inkriminuar, dhe me këte i hapi gjykatës dilemën

që t’i zbus dënimin ose jo.

Mirëpo-dhe i tërë shkrimi është një prelud për ta komentuar këte-ka një dispozitë limituese e

cila në mënyrë decide përkushtëzon zbutjen e dënimit.

Ky është neni 67 i KPK-kufijtë e zbutjes së dënimit në 5 pikat e veta po dhe kjo nuk është

çështje e komentimit. Është e dhënë e tillë, pa dyshim më parë e studjuar, e komparuar midis

shumë sistemeve juridike penale, e shikuar historikisht evoluimi i këtij instituti juridik penal,

për të mbërrijtur të KP i Kosoves.

Në lidhje me këte është me rëndësi një pyetje në të cilën gjykatat-në veçanti të qarkut dhe

supreme- ose nuk përgjigjën fare nga drojtja e të gabuarit ose të identifimit në mënyrë

spekulative të rrethanave lehtësuese ose përgjigjën negativisht, sërish nga shkaqet e më parë. E

quaj këte të arsyeshme ngaqë është hapësirë e rreshqitshme dhe lehtë mund të bie.

Në pjesën e parë të këtij shkrimi bëra një përpjekje të bëjë një përkufizim kohor të një të

akuzuari në kuptim të kohës deri të kryerja e vepres penale dhe të kohës nga ai çast deri të

shqyrtimi për dhënien e aktgjykimit.

E cilësuam sikur morren sqarimin e duhur dhe rrethanat lehtësuese dhe ato-të plotësuara nga i

akuzuari-lidhin gjykatën për zbatimin e zbutjes së dënimit.

Mirëpo, ka një problem do e thosha kyq në rastet e caktuara.

Ç’të bëhet kur një i akuzuar ka kryer më shumë se një vepër penale qoftë në trajtën e një vepre

penale të vazhduar, të bashkimit të veprave penale ose më shumë vepra penale veç-e-veç të

kryera?

Si të veproj gjykata përkatëse qoftë në shkallën e parë, qoftë sipas mjetit juridik-cilido që të

jetë?

Ka vend ose jo për zbutjen e dënimit mbi bazën e rrethanave lehtësuese?

Huti krijon formulimi nga neni 65 i KPK me pikën 1. i cili thot: Kryerësit të veprës penale i

shqiptohet dënimi i paraparë për veprën e kryer penale,

ndërsa dënimi më i butë ose më i rëndë mund të shqiptohet vetëm në pajtim me kushtet e

parapara me këtë Kod.

E lexuar me kujdes, si masë për zbutjen e dënimit dispozita sipër përcakton “një” vepër penale

të kryer dhe po ndodhi e kundërta, pra se ka kryer më shumë vepra penale-del se ai humbi këte

të drejtë. Nga këtu dhe buron hutia dhe ajo drojtja por dhe mungesa e invencionit në

interpretimin e dispozitave ligjore nga gjykatat.

Me supozim se janë sëndertuar kushtet nga neni 64, mbi të gjitha se është pranuar fajësia jo

përmes një deklarate formale e të pasinqertë por si një pranim që mbanë në vete një pëndim të

thellë dhe keqardhje për veprën e kryer, duhet që këtij të akuzuari t’i zbutet dënimi kur ai ka

kryer dy vepra penale, ndofta dhe tri në trajtën e bashkimit ideal të veprave penale ose në

ndonjë rast tjetër.

S’pari, nga një analizë nga këndëvështrimi etik i dispozitave të cilitdo kod penal /që është një

argument pro rrethanave lehtësuese/ del se, ska asnjë kryerës i vepres penale që nuk meriton

mëshirimin e një shoqërie, nga fakti se është imanente për njeriun të bëjë gabime dhe të shkalles

penale. Nuk do hetojmë këtu inistiktit kriminal praiskonik e as librat e shënjtë që paraqesin ate

nëpërmjet të miteve të ndryshme. Kjo nuk është orvatje për të shpieguar historinë e instiktit

kriminal të njeriut. Një tjetër shkencë të mirret me këte.

Kemi objektivin tjetër që detyron marrjen tjetërfare me shpiegimin e tij.

Pra, kjo edhe është ajo që në praktikë quhet jo më aktgjykim ligjor por i drejtë gjithnjë duke e

menduar atë anën morale e humane të çështjes (në të cilën konsiston edhe dispozita përkatëse e

Kushtetutes). Më në fund, asnjë kryeres i vepres penale nuk është ndërtues fundekrye i

arkitektures së karakterit të vetë dhe ai i ka rrënjet mu në epiqënder të patologjisë shoqërore. Në

fakt ata janë persona tragjik të cilët nuk janë aspak më të lumtur pas kryerjes së vepres penale.

Jo me dëshirën e vetë janë gjetur në anën e së keqes. Nga kjo, heshtja apo indiferenca e një

shoqërie ndaj kryersve të tillë, heshtja dhe indiferenca e gjykatave në çështjen e zbutjes së

dënimit, është një mallkim shtesë që direkt ose indirekt implikohet në dënimin penal që jep

gjykata, dhe e zhyt kryerësin padalshëm në tragjikën që ia shkaktoj krimi i vetë.

Përveç kësaj e më qëllim t’a bëjë paraqitjen më të plotë, për hirë të prakticitetit që është i

domosdoshëm dhe prezent në tërë rregullativën juridike penale, operohet me njësinë e “një”-shit

sa për të funksionuar rregullativa me efikasitet.

Operimi me njësinë e “një”-shit është i përhapur pambërthyeshëm shumë në jetë e në shkencë.

Shembull, “një” shtet mund të pranohet në OKB (e jo shtetet)…”një” firmë biznesi për

regjistrim duhet të plotësojë (e jo firmat)…për tu instaluar “një” ministri duhet… etj. Nuk do e

trajtoj në këte shkrim raportin e ndërsjellë të indukcionit-dedukcionit anise e mendojë se

rregulla e “një”-shit sikur del nga ajo.

E interpretuar në këte kontekst kjo dispozitë /prandaj dhe insistova në përkufizimin kohor më të

lartë/, edhe në rastin kur një person ka kryer ta zëmë dy vepra penale, me kushtin e plotësuar

kushtimisht ta them nga neni 64, gjykata është e detyruar të zbatoj dispozitat për zbutjen e

dënimit dhe ta zbus dënimin në përputhmëri me nenin 65.

Dhe kjo nga vetë shkaku se ai vie “i pastër” nga një e kaluar “të pastër” dhe se për shkak të

kësaj ka një një probabiliteti të lartë se, duke ia zbutur dënimin- në të vërtetë i bëhet e mundur

që të lidhë të ardhëmen e vetë me të kaluarën kur nuk zotëronte me te shtytje krimi dhe në këte

mënyrë të ketë një jetë normale si e drejtë kushtetuese.

Për fund, e bëjë të dijtur se ky shkrim nuk mëton të përligj një mendim dhe ta imponoj ate por,

më shumë dhe më parë që të nxis të menduarit përtej klisheve të përditëshme për çështjet më të

rendësishme në lidhje me zbatimin e e dispozitave juridike penale. Aqë më pare kur, më sa dij

unë, nga 99-shi e këtej /besoj dhe shumë më herët/, nuk ka asnjë dorracak e komentar jo se jo-

sado i vogël me komentime të dispozitave penale. E një i tillë dhe mendime kundërthënëse në

lidhje me to i trajtoj të çmuara dhe të nevojshme.

Ky shkrim le të jetë një shtys modest për këte.

Minush M. Hoxha-Pejë

58 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page