Një çast i keq
- May 5, 2020
- 1 min read

Një çast i keq dhe mbete me një dorë.
Tani dhe të duash të dorëzohesh nuk mundesh, se që të dorëzohesh, duhet të ngresh dy duar.
Shkërmon kohën, dora jote e prerë kohën shkërmon. Venat e prera shkrifërojnë tokën shkrifërojnë ritme të kuqërremta.
Tani e tutje vetëm do të jesh, para mureve të Trojës, të presin lojëra të ndezura .*
Të tregosh heroi im heroi im të tregosh se edhe pse me një dorë, mund të luftosh dhe të fitosh.
*Pas vdekjes së Patroklit Akili organizoi lojëra funerali para mureve të Trojës për tu treguar trojanëve σε luftën do ta vazhdonin dhe do ta fitonin.








Një motiv heroik nga antikiteti për të na lartësuar shpirtërisht. Sa bukur dhe frymëzuese: Edhe pa duar po të mbesim, me dhëmbë do luftojmë. Troja është sot për ne ky atdhe, kjo botë e jona, për të cilët duhet të sakrifikojmë si heronjtë për të shpëtuar e mbrojtur jetën nga pandemia. Qoftë dhe kaq sa më ngacmon mua, kjo poezi e skalitur nga një talent me regjistër poetik të vaçantë si Vasil Klironomi, e ka përmbushur misionin.
Falenderime dhe mirënjohje për angazhimin dhe mendimet e çmuara rreth tregimit tim.
Kozma Gjergji.