Një çast mund të jetë i papritur, Një çast mund të jetë i ndjerë, Një çast mund të të duket si vite... Një çast mund të jetë i vlerë!
Një çast mund të të rrëmbejë, Një çast mund të mbetet kujtim, Një çast mund të vije një herë në jetë, Një çast mund të jetë edhe sublim!
Për një çast mund të kesh menduar shumë... Për një çast ndoshta je lutur Për një çast ke humbur diçka të shtrenjtë, Për një çast ndoshta dhe vetë je ngutur!
Një çast ikën fluturimthi, Një çast të mbetet peng për gjithë jetën, Një çast kritik mund të jetë i vështirë, Një çast i ëmbël e bën të vërtetë gënjeshtrën!
Comments