Në analizën e raporteve të bashkëpunimit ndërmjet Tomeo dhe Erasmo i Roterdamit, studiuesi Luka D’Ascia thekson, se pak është bërë për të verifikuar rolin e erasmizmit të Tomeo, ose më saktë për të evidencuar konvergjencat dhe divergjencat rreth temave konkrete të kulturës fetare ndërmjet këtyre dy mendimtarëve. Kjo është me rëndësi, sepse në studimet e viteve të fundit, ballafaqimi mes tyre, ka evidencuar vlerat filozofike të Nikolò Leonik Tomeo. Vepra kryesore e tij “Dialoget”, ende nuk është analizuar plotësishtnë optikën erasmiane, sidomos Sadoletus sive de precibus – Sadoletus për sa i përket lutjes”.
Personaliteti i Tomeo prezantohet shumë i fortë dhe me aspekte që i kundërvihen Erasmo, i cili nga ana e tij përdor shpesh lëvdata ndaj Tomeo, duke e cilesuar “erasmiani” padovan. Paralelizmat mes këtyre dy mendimtarëve lidhur me studimet – Precibus dhe De modo orandi Deum– e vetmja lutje Zotit”, kanë ngjallur diskutime të pashtershëme dhe të pashmangëshme ndërmjet humanizmit fetar erasmian dhe humanizmit fetar italian - Tomeoian. Pyetja shtrohet: çfarë humanizmi ?
Në rastin e Tomeo, humanizmi si kulturë dhe si koncept mbrojtës, ka kuptim preçiz. Humanizmi i tij është filozofik dhe eklektik, ku metoda filologjike është instrumenti për të evidencuar bashkëpërputhjet e Platonit me Aristotelin. Tomeo thekson se filologjia nuk duhet të jetë si instancë kritike antimetafizike si e përdorte Valla, përkundrazi ofron materiale historike me vlerë, që duhen interpretuar me metoda filozofike. Në një fazë përplasjesh të ashpra fetare, filozofia eklektike dhe e kujdesëshme e Tomeo, prezantohet me ndonjë shmangie me filozofine e Erasmo, kur flet për prejardhjen antike platonike dhe gjendjen dramatike të asaj kohe. Ky ishte problem i raporteve ndërmjet docta pietas – detyra e të mësuarit dhe devotshmerisë popullore, ku në këtë plan Tomeo shprehet në përqasje me Erasmo i Roterdam.
Dialoget filozofike, Tomeo i botoi në shtator 1524 dhe u rishtypën në Paris në vitin 1530 (me shtesë të Bembus sive de animorum essentia – esenca e shpirtit) dhe në vitin 1542 u botua në Lion.
Përmbajtja është e larmishme, me kombinim të tezave platonike me ato aristoteliane dhe me tema karakteristike të metafizikës fiçiniane. Dialoget minore (te vogla), jane studiuar shumë pak. Aty Tomeo shpreh aftesitë e tij letrare dhe inspirimin në një program ciceronian për divulgimin e teksteve filozofike greke, duke i shoqëruar me komente të gjera dhe elegante, me të cilat sqaron dhe paqartësite që kishte Brevitas i Aristotelit.
“De precibus” i Tomeo dhe “De mondi orandi Deum” i Erasmo, i përkasin dy realiteteve të ndryshme letrare dhe jo me të njejtat burime bibliografike.
Vepra e Erasmo ështe trajtim moral dhe me mësime fetare, një manual me lutje të natyres didaktike dhe shpesh me ton personal. Këto aspekte hapën diskutime të shumta rreth kultit të shenjëtorëve të trajtuara nga Erasmo. Trajtimi i dogmës të trinisë në mënyrëuniversale, thotë Erasmo, duhet të shtrihet me konsensus mirëkuptimor dhe për kultin e shenjetoreve, jo të komanduar nga Krishti, por të rekomanduar nga Kisha.I shprehur nNë këtë mënyrë, Erasmo e redukton dogmën në parakoncept ungjillor dhe e zgjeron aspektin historik si një mundësi praktike. Erasmo e sposton diskutimin në terren historik dhe kërkon zbatimin e fesë në praktikën popullor në mënyrë racionale dhe pragmatike, pra bën një kompromis ndërmjet paganizmit superticioz dhe fesë së vertetë, duke krijuar nje afrim me kultin spiritual, çka mirëpritet nga ekleziastët.
Tomeo, veprën e tij “De precibus” (Precibus - ndjenja dashurie dhe devotshmërie të thellë ndaj prindërve, atdheut dhe hyjnive), e ka hartuar në tre pjesë. Në pjesën e parë trajton antropomorfizimin shumë të dëshiruar të paganizmit popullor, sipas të cilëve hyjnitë zbresin në tokë dhe bashkohen me popullin.
Pjesa e dytë është rrefimi rreth bashkebisedimeve të zhvilluar ndërmjet Tomeo, Sadoleto dhe ipeshkëvit Girolamo Magnani, të cilet diskutojnëdhe shkëmbejnë mendime mes tyre për lutjet. Sadoleto, duke dëgjuar këngët e devotëve në kishe, thotë se ndjehet i emocionuar dhe i kërkon Tomeos të japi një spjegim filozofik rreth këtyre ndjenjave emotive. Tomeo i spjegon se shpirti është i ndjeshëm ndaj muzikës, sepse ajo është harmonia. Në diskutimet filzofike perfshinë dhe një polemikë të qartë kundër “anilia deliramente- deliret e grave me moshë mezatare”të fesë vulgare, ndërsa kultet helenike i perdor si piknisje për fillimin e dialogeve të bashkëbiseduesve që ndodhen në “cubiculum – në dhomë”.
Në dialoget, Tomeo përdor në plan të parëexcursus(shprehja hapur) të lutjeve me një prolog të Proklo me Timeo, duke marrë në mënyrë sintetike disa aspekte të shprehura nga Porfiri, nga Xhiambliko (“Mysteris – misteret”), nga Xhuliano Teurgo në “Orakujt kaldaiçi” dhe në “Magnus Theodorus”, pra bëhet fjalë për një kulturë neoplatonike, e cila qarkullonte gjërësisht në fund të shekullit XV. Këto burime Tomeo i përdori për interpretimin filozofik të lutjeve, që ishin klasifikuar në disa tipe e forma, që e vështirësonin interpretimin. Tomeo nuk i përmbahet këtij klasifikimi të nderlikuar, por i thjeshton, duke e bërë jetësor motivin mistik të lutjes dhe unionin me zotin, duke iu përmbajtur tre citimeve të Pseudo-Dionisit. Mbi këtë themel neoplatonik – dionisian mbështet traditën filozofike latine dhe në vazhdim përdori interpretimin ciceronian të Epikurit si ateizëm të maskuar dhe duke i shpotitur, shprehet kundër hyjnive përtace dhe inaktive para krishtërimit. Tomeo bën thirrje për pastertinë e zemrës dhe seriozitetin moral të lutjes.
Origjianliteti i Tomeo qendron jo aq në zgjedhjen e burimeve bibliografike, se sa në “montimin” e tyre me aftësi në dialoge dhe interpretimin me konceptet filozofike të kohës së tij, ku del në pah filozofia origjinale Tomeoiane. Tematikën metafizike – fetare që i sugjeronin burimet e literaturës, ai i shikon në plan spiritual dhe hermetik të lutjes, duke e vendosur njeriun në ritmin e universit, të lidhur në mënyrë magjike me Zotin. Struktura letrare e dialogeve humanistike që ndërton Tomeo, e shtrinëmendimin filozofik të ballafaquar me aktualitetin, bashkëbiseduesit komentojnë lutjen tipike popullore dhe proçesionin, të vlerësuara në bashkësinë e tyre historike dhe praktike. Duke analizuar këtë aspekt të Tomeo,studiuesi Luka D’Ascia shtron dy pyetje: Kjo devotshmëri është vetëm kristiane, apo përkon dhe me ritualet pagane? I parë në këtë plan, a është e mjaftueshme ta justifikojmëme dobi “natyrale” sociale lutjen?
Këto janë të njejta me pyetjet, që shtron për zgjidhje edhe Erasmo në “De modo orandi Deum”. Tomeo është i kushtëzuar nga tradita neoplatonike, ndërsa Erasmo ne atë spirituale dhe krejt e ndryshme nga ato të Tomeo, i cili flet për një spiritualiëm kozmik, por në fund, të dy konvergojnë mes tyre ku devotshmëria erasmiane dhe filozofia tomeoiane, e praktikojnë lutjen të ndërgjegjësuar si afrim individual me Zotin dhe jo si ritual kolektiv.
Tërësinë e motiveve neoplatonike dhe pikpamjet erasmiane, Tomeo i gërsheton në dialoget, të cilat i trajton me mjeshtri, pa hyrë në konflikte të hapura, kësisoj i vendos në të njejtin plan shpirteror botën antike dhe realitetin bashkëkohor, duke sugjeruar domozdoshmërinë politike të shtetit të mbroje fenë dhe klerikët. Tomeo thekson se lutja ekziston në të gjitha fetë, në një vazhdimësi historike dhe praktike nga kultet pagane dhe deri në krishtërim.
Personaliteti i Tomeo, i profesorit të filozofisë të Universitetit të Padova, njihej dhe vlerësohej nga figurat më të shquara të kohës. Me rëndësi janë kontaktet me Tomas Moro në vitin 1524, i cilit i kishte dërguar një letër me komplimenta për studimet filozofike tomeoiane dhe librin e tij “Utopia”.
Në mesin e vitit 1524 Tomeo i dërgoi një letër filozofit Pole, me shumë keshilla për të lexuar autoret antikë dhe përveç Aristotelit dhe Platonit i rekomandonte dhe Galeno.Një kopje e veprës të Galeno e shtypur në vitin 1525, me shumë shenime dhe komente të bera nga Tomeo, ruhet në bibliotekën e Yale University Medical Library (Mss., R.126.G.2.A, cfr. Woolfson, p. 93).
Në vitin 1525, pas një shkëmbim letrash me Pole, ku diskutonin dhe bashkëndanin mendimet për situatën e ndërlikuar politiko – ushtarake në Itali, Tomeo botoi vepren “Opuscula” (Venezia, B. Vitali), me permbledhje të ligjeratave dhe studimeve për Aristotelin, qe Ai kishte zhvilluar në Universitetin e Padova.
Tomeo vleresonte shume miqesinë me Pietro Bembo (kardinal, shkrimtar, poet, filozof dhe humanist i shquar italian), si shprehet në një letër dërguar Pole në fillim të viti 1531 (Ross., 997, cc. 54r-56r), ku i tregonte për një përshkrim me lëvdata, që mjeshtri i bënte Tomeos. Filozofi Bembo, ne nje leter derguar Pole ne fillim te shkurtit 1531, e pershkruan Tomeo “plaku i fuqishëm dhe i mençur”.
Nikolò Leonik Tomeo, vdiq nëPadova me 28mars te vitit 1531.
Pietro Bembo njoftoi ndarjen nga jeta të mikut shquar dhe i dedikoi njësonet: Leonico, che 'n terra al ver sì spesso(Rime e prose, a cura di C. Dionisotti, Torino 1960, p. 631), si dhe hartoi tekstin në gjuhën latine, që u gdhend në lapiden e varrit tëNikolò Leonik Tomeo në Kishën e Shen Françeskunë Padova.
Janë shumë dëshmi dhe vlerësime të autoriteteve të kohes dhe të mëvonshëm, që shprehin respekte dhe nderime për figurën e Nikolò Leonik Tomeo, ndër të cilat vlen të theksohen fjalimi i përmortshëm (elogio funebre) tëBonamiko (Milano, Biblioteca Ambrosiana, Mss., D. 386 inf.); të nderimit të Tomeo nga Gauriko në veprën “De sculptura”, të B. Kastilione në veprën “Cortegiano”(II, 71); përshkrimi i figurës të Tomeo nga Paolo Giovio në veprën e tij madhore (Elogia veris clarorum virorum imaginibus apposita, Venetiis 1546, cc. 57v-58r); në deshmitë e shtumta dhe stimën absolute nga Erasmo i Roterdami të shprehura në letrat e shumta të botuara në “Ciceronianus”(Opera omnia, II, Amsterdam 1971, p. 668); në vlerësimet ePierio Valeriano dhe Hans Holbein ne “Hieroglyphica sive De sacris Aegyptiorum literis Commentarii, Basileae 1556, cc. 165r, 198v, 233r, 338v” dhe deri te Luka D’Ascia në veprën “Corona Patrum Erasmiana. II. Series Humanistica. Erasmo da Roterdam: I Colloqui. Tom 1. Loescher Editor Torino.2017.
Commenti