top of page

NGJITJE NË POEZINË MODERNE


NGJITJE NË POEZINË MODERNE

Nga Timo Mërkuri

Ka ca kohë që poeti Fatmir Terziu krijimtarinë e tij poetike e ”pagëzon” në “lumen” e filozofisë dhe psikologjisë si këtë poezi të fundit “Viktima numër një”. I-Në aspektin filozofik, kjo poezi përshkruan pafuqishmërinë dhe humbjen e identitetit në një shoqëri të pakujdesshme, duke reflektuar mbi sfidat dhe vështirësitë që mund të hasin njerëzit në shoqërinë e sotme. Poeti shpreh ndjenjën e ankthit dhe paranojës nëpërmjet personifikimeve dhe metaforave, duke theksuar ndikimin e këtyre emocioneve në jetën tonë dhe përdorimin e një makine luksoze si një maskë për të fshehur këto ndjenja. Poeti shfaqet i zhgënjyer me shoqërinë dhe rrethanat e saj, të cilat e kanë ndryshuar dhe e kanë bërë atë të ndjehet si një objekt i përdorshëm dhe pa vlerë. Vargu “përfundimisht na bënë të lutemi vetëm për zemrën” është tepër tronditës në dëshminë e tij, duke qënë një varg tepër i bukur. Është tepër e madhe dhimbja nga diçka e bukur, pse njëkohësihst është dhe më e pa shpresa. Duhet të pranojmë se fakti që autori është një intelektual shqiptar i emigruar në Londër ku jeton prej disa vjetësh e ka ndihmuar atë të “studiojë” nëpërmjet përjetimit vetiak dhe vëzhgimit të ambientit londinez të zbulojë dhe krahasojë dukuri sociale të dy shoqërive, të cilat janë me distancë kohore dhe shoqërire larg njera tjetrës. Pikërisht kjo është arsyeja që poeti Terziu ka ca kohë që çfaqet me poezi të tipit “filozofik” dhe “psikologjik”, të cilat çuditërisht janë shumë pranë lexuessve shqiptarë, pavarësisht vend ndodhjes së tyre. II-Në aspektin psikologjik, poezia përshkruan gjendjen e trishtimit dhe pafuqishmërisë, duke pasqyruar ndjenjat e pashpresësisë dhe të pakënaqësisë me veten, shoqërinë dhe jetën. Poeti shpreh një ndjenjë të ndarjes nga vetja dhe realiteti, ndërsa personifikimi dhe metaforat ndihmojnë në përshkrimin e kësaj gjendjeje psikologjike. Shprehjet metaforike "të na qëllojnë si kuaj në këmbë" dhe "përfundimisht na bënë të lutemi vetëm për zemrën" paraqesin ndjenjën e humbjes së kuptimit të jetës, si dhe një ndjenjë të pakuptueshme të bezdisjes nga marrëdhëniet e mundshme shoqërore. Metafora e "vetëkonsumit" paraqet idenë se shoqëria tregon pak ose aspak interes për ndjenjat e individeve dhe në vend të kësaj i inkurajon ata të përqendrohen në përmirësimin e pasurisë së tyre materiale. Në rreshtat "shpejtësia e paranojës mbeti dhjetëfish mbi çdo emocion tjetër nga brenda po ai zë" paraqitet një metaforë e paranojës së ndjekjes së të tjerëve, e cila e kthen individin në një kreaturë që nuk mund të ndalojë nga të rënë në çadrën e materializmit. Pjesa më e tronditur e poezisë është në fund, kur figura poetike pohoi se ai është një nga "viktimat numër një" duke pohuar ndjenjën e rrëzimit dhe humbjen e besimit në vetveten. Edhe përdorimi i personifikimit "në një guaskë ankthi dhe çuditshmërie ekstreme" gjithashtu përshkruan ndjesinë e humbjes së vetëdijes se kush je dhe çfarë do në këtë botë, duke ndihmuar në krijimin e një imazhi të thellë dhe të ndjeshëm të emocioneve që përjetojnë personazhet në poezi. II-Në aspektin artistik, poeti përdor rima të vogla dhe rreshta të shkurtër, të cilat e bëjnë atë të lehtë për t'u lexuar dhe për të kuptuar. Përdorimi i metaforave dhe figurave artistike krijon një imazh të qartë dhe të thellë të ndjeshmërisë dhe trazirave të personazhit në poezi. Poeti përdor një ton të trishtuar dhe të “rrëzuar”, që ndihmon për të krijuar një atmosferë të ndjeshme të poezisë, duke përdorur fjalë të thjeshta, por që duhen lexuar me kujdes në kontekstin e vargut në veçanti dhe të gjithë tekstit poetik. III-Poezia “Viktima numër një” e Fatmir Terziut veç aspektit social dhe atë filozofiko-psikologjik, na tregon se poeti ynë Fatmir Terziu është në ngjitje të kuotave europiane të poezisë modern, duke mbajtur në shpinë një trastë me halle shqipërie, të cilat ja vështirësojnë, por njëkohësisht e evidentojnë në këtë ngjitje. Sarandë, më 23.04.2023

21 views2 comments

2 kommentarer


Timo Merkuri

Fjala Lire ju faleminderit për këtë shpjegim të nivelit të epërm intelektual të "bashkëbisedimit" tonë të përbashkët poezi- koment. E vërteta është se mendimin tim ju e zbërthyet gjer në imtësinë e pakapshme dhe do më pëlqente që atë që kuptova e ndjeva t'a përjetonin dhe shumë miq tanët, sepse vërtet është koha që të ngjitemi në modernitet. Mirënjohje i nderuar.

Lik

Timo Merkuri i nderuar, rëndësia e ndalesës suaj më bën të ndjehem si pikëtakues i prirjes krijuese me këtë vështrim të detajuar kur bëhet fjalë për tiparet karakteristike të modernizmit postsimbolist. Për më tepër, tendencat që shtroni dhe pikëtakoni mendoj se lidhen më shumë me personalitetin tuaj të përkushtuar individual, sesa me fizionominë e përgjithshme të një procesi kulturor, që duhej të ishte më i gjallë dhe në shumicën krijuese, që nga ana ime mbetet jo thjesht falenderues tek Ju dhe kapja juaj e sinqertë. Deri në çfarë mase i sotmi i krijimtarisë shqipe është një i tillë, si ju, kjo është një pyetje që është e vështirë të përgjigjem pa mëdyshje. Mbi të gjitha, siç u theksua nga ju…

Lik

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page