Kadri Tarelli, shkruan:
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË
”PAPA KLEMENTI XI. ALBANI”, SUEDI
Faktor lidhje dhe bashkëveprimi, mes dy vendeve, Shqipëri-Suedi
Një shkrim me titull: “500-vjetori i Suedisë dhe 15-vjetori i Dardanisë”, i publikuar më, 21 Shkurt, 2023, nga miku ynë Hysen Ibarhimi, njëherit kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI. Albani”, më fton që të përshëndes edhe shoqatën, e cila mban këtë emër të shenjtë shqiptarie, dhe feston këto dy festa, (mbledhur në një), si veprimtari madhore e përbashkët, që na nderon të gjithëve.
Ai me të tjerave, thotë:
“Në kuadrin e manifestimit të shënimit të 500-vjetorit jubilar të Mbretërisë së Suedisë (1523-2023) dhe 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës (2008-2023), në Ängelholm të Suedisë, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ……. mbajti një Akademi shkencore. Përpos një numri të madh të shkrimtarëve, studiuesve, gazetarëve nga Suedia e Shqipëria, morën pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skender Gjinushi, si dhe shkrimtari Viron Kona, njëherit edhe Anëtar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
E përmenda pjesërisht njoftimin, jo thjesht për kënaqësinë që më jep, as për ta përsëritur e përgjithësuar, por sepse vetiu më shtyn mua dhe cilindo lexues dashamirë, që të bëjë pyetjen logjike: - Si arrin një shoqatë e krijuar nga mërgimtarë, të bëhet kaq e fuqishme, sa të organizojë festa me përmasa të tilla, me pjesëmarrje të institucioneve Suedi-Shqipëri, përfshi edhe shumë personalitete nga të dy vendet!?
Unë, si shumë të tjerë, e kam në majë të gjuhës përgjigjen, pasi prej vitesh e kam ndjekur jetën dhe veprimtarinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI. Albani”, Suedi. Madje pa frikë shprehem, se u njoha herët me veprimtarinë e saj, që në ditën e parë, fund nëntori, 2013, kur kryetari Hysen Ibarhimi me një grup intelektualësh shqiptarë, mërgimtarë në Suedi, mbërritën në Tiranë, më pas edhe në Durrës, për të përuruar librin “Thesari Kombëtar”. 1 dhe 2.
Takime apo festa të tilla, unë i quaj ngjarje me vlera kombëtare, prandaj gjatë viteve u kam kushtuar shkrime, që u përcollën në shtypin vendas dhe në botë.
Për ta përforcuar mendimin po përmend vetëm pak fjalë nga përshëndetja ime në takimin në Durrës: “Suedezët ju krijuan kushte dhe qetësi, por ju qëndruat dhe vrapuat, duke u treguar vetes dhe të tjerëve, se ç’mund të bëjnë shqiptarët, kur kanë liri”. Botuar: “Fjala e lire”. Londër. 03. 11. 2013, “Republika”, Tiranë. 05. 11. 2013. “Prishtina press”. Dardani. 06. 11. 2013.
Nuk mburrem, por e quaj veten me fat që kam pritur e përcjellë të gjitha takimet që kjo shoqatë atdhetare, ka organizuar në disa qytete në Shqipëri dhe në Dardani, disa herë në Tiranë e Durrës, po edhe në qytetin Bajram Curri (Tropojë), Mitrovicë, Lezhë. Etj. Kudo ka pasur pjesëmarrje të madhe, po ashtu edhe plot gjallëri, ku ndjehej nervi atdhetar mbarë-shqiptar, që gjallon fuqishëm edhe në mërgatën shqiptare në Suedi.
E them këtë, pasi nuk kaloi shumë kohë nga takimi i parë, dhe: “THESARI KOMBËTAR, VOLUMI 7-8-9, VJEN NË DURRËS”, (titull shkrimi), ku shprehesha:
- “Para dy ditësh mbërriti në Durrës, një mik nga Suedia: shqiptari shkrimtar dhe veprimtar, Hysen Ibrahimi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe Artistëve “Papa Klementi XI. Albani”. Ai erdhi bashkë me të shoqen Sadijen. Ata i shoqëronte publicisti, studiuesi dhe shkrimtari i njohur Viron Kona, (Anëtar Nderi i asaj shoqate), nga Tirana.
Qëllimi i tyre ishte, që t’i dhurojnë Bibliotekës Publike të Durrësit, veprën “Thesari Kombëtar”, volumi 7, 8 dhe 9, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Papa Klementi XI. Albani. Suedi”.
Nuk besoj se gabova kur më pas shkrova: “…… Me aq njohje sa kam unë, për veprimtarinë e simotrave, kjo shoqatë letrare-artistike, nuk ka të dytë në mërgatën shqiptare të shpërndarë nëpër botë. Veprimtaritë e saj, në dobi të artit dhe kulturës shqiptare, janë të shumta e të larmishme. Ato mbajnë ndezur zjarrin e mëmëdheut, duke e përcjellë artistikisht te brezi i ri”. Kadri Tarelli. Durrës më: 06. Gusht. 2017.
Njohja ime me veprimtarinë dhe jetën krijuese të kësaj shoqate atdhetare, nuk mbetet vetëm në takime e biseda brenda kufijve tanë, pasi ndjek me vëmendje çdo arritje, pikërisht edhe aty në Suedi.
Po ndalem vetëm ne dy “copëza” krijimtarie, që flasin në heshtje nëpër fletët e ngjeshura me studime, ku ka shumë atdhetari e shqiptari:
Së pari: Meqënse unë i përkas fushës së arsimit shqip, jam i ndjeshëm, kur dëgjoj dhe lexoj për përpjekjet e kolegëve, mësues në mërgim, që si “Misionarë të dijes”, përpiqen shpirtërisht, të mbajnë gjallë dashurinë për atdheun, gjuhën, dhe kulturën tonë, ndaj i kushtova një shkrim të gjatë, titulluar: “Arsimi Shqip në Suedi”. Monument mësuesve të mërgatës shqiptare”, me autor Hysen Ibrahimi, ku mes të tjerash nënvizova:
“Po qëndroj tek “Vepra 2. Arsimi shqip në Suedi”, të autorit Hysen Ibrahimi. Ky libër, është më shumë se një dokument, është një “Monument” që u ngrihet mësuesve të mërgatës shqiptare në Suedi. Ata meritojnë shumë e më shumë nderim dhe mirënjohje. Pikërisht në faqet e këtij libri, do të gjejmë me shumicë, guximin, zgjuarsinë, durimin dhe qëndresën e shpirtit shqiptar, për t’u përballur, së pari me mbijetesën, një dukuri e çdo emigracioni, më pas me arsimimin edhe në gjuhën amtare Shqipe. Botuar: “Fjala e lire”. Londer. Gazeta “Dielli”. SHBA. “Voal. zëri i shqiptarëve”. Zvicër. Gazeta “Illyria”. SHBA. Tribuna shqiptare. Zvicer. Gazeta 55. Tiranë, “Bota sot”. Dardani. Më: 08. Gusht . 2017
Së dyti: “Sapo më erdhi njoftimi, se gazeta "Bota sot", më: 05, prill, 2021, që publikohet në Dardani, ka botuar një shkrim të z. Hysen Ibarhimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Papa Klementi XI. Albani. Suedi”, kushtuar një libri enciklopedik, të botuar ditët e fundit në Suedi, titulluar: “Bibliografi e Anëtarëve”, me autor Fetah Bahtiri, ku përfshihen shumë emra të shkrimtarëve nga Shqipëria dhe nga mërgata shqiptare në Suedi dhe nëpër botë. Mes tyre jam edhe unë Kadri Tarelli, si anëtar nderi”. Facebook. 06 prill, 2021
Ajo që më ngazëllon nga ky shkrim i z. Hysen Ibrahimi, titulluar: “Një libër me peshë shkencore”, ishte mesazhi madhor, që autori, si orakull i Dodonës pellazge, përcjell në këto pak rreshta që po shkëput, ku shpirtërisht, ai shprehet:
- “Në përfundim më duhet të cek, se ky libër është dhe do të mbetet një dëshmi e fuqishme e një realiteti në fushën e krijimtarisë shqiptare në trojet etnike dhe në mërgatë. Libri do t´i pasurojë edhe bibliotekat private e kombëtare në tërë gjeografinë shqiptare e në mërgatë, me të dhëna të sakta për një punë vetëmohuese të shqiptarëve në shërbim të Atdheut dhe Kombit”.
Në këtë shkrim të shkurtër, jam i bindur se kam prekur vetëm majën e “Malit” të punëve të mëdha, të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve, “Papa Klementi XI. Albani. Suedi”, që ndër vite ka kryer dhe po kryen edhe sot e kësaj dite. Do të mjaftonte vetëm botimi i 11 vëllimeve të “Thesarit Kombëtar”, ndërkohë është në përfundim vëllimi i 12 i tij, që shoqata të krenohet madhërisht para të gjithë shqiptarëve nëpër botë, pa përmendur edhe shumë veprimtari dhe botime të tjerë, që mbajnë ndezur zjarrin e mëmëdheut, duke lenë gjurmë në kulturën mbarë kombëtare.
Urime dhe mirënjohje krijuesve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Suedi, që me veprimtaritë dhe botimet e tyre, nuk kursehen të ngrenë lart emrin e mëmëdheut. Shembulli juaj vlen edhe për mërgimtarët tanë kudo nëpër botë. Historia do ta vlerësojë e ndriçojë më mirë, punën, mundin dhe sakrificat tuaja!
Të tjera veprimtari presim edhe në të ardhmen!
Kombi dhe atdheu ka nevojë për mendjen dhe punë tuaj fisnike!
Miqësisht dhe mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrësm më, 06. mes pranvere, 2023.
Falenderim "Fjala e lire", per publikimin e ketij shkrimi. Shoqata atdhetare Ne Suedi: Shoqata e Shrimtareve dhe Artisteve "Papa Klementi. XI. Albani". Suedi", qe meriton me shume nderim dhe vemendje.