Nga Timori Lindor, deri në Eritrea


“Nga Timori Lindor, deri në Eritrea. Kush do ta mendonte se shqiptarët udhëtojnë kaq shumë dhe në vende të largëta.”. Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm

Agron Tare

në një lidhje direkte për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala.


Po kështu mësohet se kanë kërkuar ndihmë dhe një çift shqiptarësh që kanë mbetur në ishullin South Georgia and South Sandwich Islands që ndodhet me larg se ishujt Malvine (Argjentinë).

Sipas tij, në pritje për riatdhesim, janë 15 mijë shqiptarë, kudo nëpër botë, që kanë bërë kërkesë për të aplikuar që të vijë në Shqipëri, në një kohë kur kufijtë janë të bllokuar për shkak të COVID-19. Mes të tjerash ai pohoi se sot do të niset një avion në Gjermani për të sjellë shqiptarë të bllokuar atje. Ndër të tjera zëvendësministri i bëri të qartë të gjithë shqiptarëve që ndodhen jashtë të bllokuar dhe se nuk mund të përfitojë nga riatdhesimi në këto momente, se edhe pse ka kaluar afati i qëndrimit atje, ata nuk do të penalizohen. “Ne vlerësojmë kategorinë e studentëve. Në momentin e dytë kemi ata që janë gjendur për turizëm apo dhe arsye shëndetësore. Na këto po klasifikojmë dhe të marrim rastet më emergjente. Janë raste humanitare. Shqiptarët paskan një pasion të madh për udhëtimin, pasi janë në disa vende të botës. Nga Timori Lindor deri në Eritrea. Në Eritra kemi një grup ose 55-65 shqiptarë. Ata kanë shkuar aty për të punuar. Kërkojnë riatdhesimin, por është e pamundur të bëjmë riatdhesimin e tyre. E para e punës është kosto financiare. Nëse personat që e kanë të pamundur që të kthehen, s’do penalizohen. Kush shkel vizën, nuk do të penalizohen.”, pohoi ai.

13 views

Shkrimet e fundit