top of page

Nga ,,Siditari në kohë..."


Avokati Minush Hoxha

13.10.2014-11,oo-Zyrë Tani fare pak punoj punët e avokatit. Më tepër punë të tjera… Ka një kohë që nuk regjistrova asgjë. Dhe kjo ndodhi për dy shkaqe: një se isha i pakënaqur me vetën dhe ato që kisha shkruar duke i pranuar vetes se procedeu dhe personazhet me të cilat miresha në shkrime, duan kontroll duan këqyrje të plotë që të dalin në natyren e vetë të plotë, të dimensionuar normalisht, me interlidhjet në vete dhe me të tjerët, me kohën, me hapësiren ku bëjnë jeten, të komunikojnë sipas logjikes së gjërave me një harmoni, me një kompatabilitet pa të cilin nuk mund të mbërrijnë ate që kërkon logjika e artit të të shkruarit. Dhe kjo nuk është aspak lehtë, në rastin tim në veçanti. Ka më shumë ./ndofta/ katër botëra që bëjnë jetë tek unë, individualisht, dhe sapo të duket njëra në imaginatën time, tjetra ikën dikund në thellësi për t’u lidhur e ndikuar nga fuqi të brëndëshme ndofta të jashtme, qiellore të panjohura. Ka dhe një tjetër më e përafërtë në të vërtetë pakashumë reale por që nuk ka fuqinë e as begatinë e brëndëshme sa të jetë e plotë dhe sa të munden të bëjë jetën në te. Ka kjo e treta që më pak sukses arrinë t’i koordinoj të trijat për të dhënë një shkrim të pjekur letrarisht sa për të dëftuar një vlerë të pranuar. Nga cila botë nxorra z. Hutri-n dhe e futa në mynxyrat e ”Se si u gjet z.Hutri në Qarkun e pistë dhe përpelitjet të dal nga aty”. Do e shpëtoj duke shpërfaqur personalitetin e vetë, atë anën shpirtërore, do liroj ata fatkeqet që fatalisht janë të tillë apo në një konspiracion të bërë në një skut pushteti, ndofta nga natyrë e gjjërave, e jetes duke u viktimizuar do katandiset deri edhe sa të vdes. A duhet ai të bëjë jetën në atë Qarkun e ndyrë në kuptimin fizik, me njerëz të margjines, me njerëz me ilusione të humbura e të çmendur, të zhytur në thelësirat e botes së vetë në të cilët bëjnë jetën virtytet të pavlerësuara e të ndrydhura nga qëndrat e pushtetit të cilët kanë harruar se janë njërez dhe se vërdallë tyre ka të tillë. Z. Hutri, t’mos hidhërohet. E kishte kismet ate që i ndodhë! Nëse ishte gatuar të katandiset, i takon e drejta të jetë hero. Me ta lënë në jetë, Përendia ka mare përgjegjësinë t’mos e lë pa asnjë shans, pa asnjë shpresë. Më në fund, përse i dha shpirtit dhe ate hapësiren pa fund në te, përveç të gjurmoj lumturinë, në cilëndo trajtë dhe lirinë personale sipas vetkriterit. Të ndjehem për këte vajtje anash pa kontroll. Kjo është fuqia e mendimit që të shpie kahdo vetë. Dhe t’i këthehem asaj që nisa më lartë… Dhe kjo realja me persona totalisht të degraduar, në të vërtetë të depresuar e të persekutuar nga filosofi që shpërndahet gjithandej botes nga drejtuesit e botes /angloamerikan e evropian/ duke krijuar gjëndje të skëterrshme të papara më parë. Dhe është shumë vështirë të konkludohet nëse duan shpëtimin e kësaj Bote, apo, duke dashur këte, ta shkatrrojnë ate.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page