top of page

Nga ,,Njeriu që se donte vdekjen


Minus Hoxha

Nga ,,Njeriu që se donte vdekjen:

,,Se si nisi jeta! Në një modesti. Mirëkuptim. Ishin caste të lumtura, kur binim për gjumin e përkujtonim shetitjet, ahengjet nëpër dasma e festa, udhëtimet nëpër botëra tjera. Kur na lindnin dhe folnim për emërat! Lindnin fëmijët e bënim festime gjithëfare. Kur u dehe-njëherë në jetë se kishe kodin ndalesë- e ia thoshe sate Ëmë ,,më falë, këte e kam më për zemer!” tek aludoje tek mua” ,,Ishte romantike. Doja të zgjatte përherëshëm!” ,,Përherëshem!?” ndërhyri bashkëshorti. ,,Pikërisht!” shtoj ajo.. ,,Po, në brëndakohë ndryshuan gjërat! Paga përballë ambicjeve ishte më pak kapërthyese dhe ti më i pakënaqur. Më pas, kontaktet afariste që bëje, nuk përballonin natyren tënde. Ishe i imponueshëm, here-herë dhe jofleksibil në kontraktim. Drejtuesi kryesor, tek organi i vendosjes, sado kujdesshëm, sado disi tërrthorazi, kishte vërejtje për komunikimet. ,,Ka të drejtë-thoshte tek të mendonte ty-por, rregullat e komunikimit i cakton pala tjetër-blerësi. Kështu e ka biznesi!



U zëne ngushtë dhe…u bëre intaçor në atë kuptimin ,,do mësojnë këta se kush jam” dhe nisi ecje rruges që do margjinalizoj gjithë të tjerat. E unë? Unë? E përbetuara sikur në gojëdhëna për gruan besnike- të ndiqsha prapa me frymen në të sosur. Më pas, pas donjë viti, tek u mishërove me profesionin e ri, zura të kuptoj se ç’po ndodhte. Në një cast përpelitesha të ndaloj, të bëjë këthesen. Dhe, sa doja të lirohem nga fuqi tërheqëse, ky pushteti-tashmë i forcuar-, më tërhiqte nga vetja me fuqinë vetë. E diç brënda meje-përkundra atij magnetizmi- sikur me këmbëngulte e ma thonte: hiq dorë!. Do humbesh në lojë nga obsesion i tjetrit. Do mbetesh atëherë sikur të lindi nëna. E shkretë!”. ,,Aludon ti në mua?” e pyeti dhe e shikoj pak më gjatë në dy mendje nëse t’ia thot ate që e mendonte: dhe shtoj: ,, Lajthim! Emocioni që kisha ndaj teje, nuk mund të davarisej nga çfardo! Këte e ke të dijtur! As me këte që kam! Në fakt, që kemi! Zhgënjim pa arsye!” ia këtheu bashkëshorti jo dhe aqë i qetë. Tek e shikonte ajo dhe ky ate paksa me rreptësi, më pas shtoj: ,,Ajo-pikërisht ajo bënte shëndetin e bashkëshortisë! Ngitnim, lëviznim, meditonim, fitonim! ,Im bashkëshortë, nuk po ngritim akuza, po përpelitemi të bëjmë billance jetësore! Nëse ia vlejti rropatja. Nëse shihnim gjërat sikur ishin. Nëse kishim mendjeprehtësinë për të kuptuar gjërat? Si të jetohet? Nëse donim veten, njerëzit ashtu sikur e do natyrë e njeriut?” ,,Dyshon se nuk i kishim?” ,,Të kesh pasuri më tepër se ke nevojë, është në të vërtetë, dëshirë për pushtet.Vetjaki! E të keshë pushtet është mundësi të nënshtrosh, të gllabrosh dhe këtij tipari nuk i iken as ndërgjegje më e kulluar.E përse duhet pushteti, nëse jo për këte! Dhe këtu e dështova jeten: tek rropatesha t’a bëjë dhe t’i bëjë roje pasurisë që krijoje. Harrova si duket jeta.Mbërrijta të shoh shëmtinë e trupit pa parë bukurinë e tij! Heshten që të dy duke kërkuar në vete përgjigje që i përgjigjeshin rastit. Ai për t’a zbutur zhgënjimin e saj e ajo se nuk ia vlejti të iken jeta në një çmenduri tek printe ai. Nëpër një tunel që nuk shpie tek drita. ,,Ëh..” rrënkoj nëçast e vazhdoj ,,ja dhe fundi i vrapit. Hapat përfundimtarë! Nga këtu, po e shoh piken e ndalimit kurse nuk po shoh asgjë nga ajo që përkul njerëzit, as që bënë njeriun të lumtur. Sikur t’mos ekzistonte! Iken jeta në njëmendsi, me pëndesë më në fund e më një pyetje neveritëse brënda vetes: përse, përse…më qëllon pyetja si çekan mbi koken ,,përse nuk iu shmanga kur kisha kohen para vetes! Po, e dij përgjigjen se këte në një mënyrë e thash dhe më pare! ” e tha ajo mendimin tashmë me një pakënaqësi të dukshme. ,,Është kjo jotja çasje e gabuar! Mendsi anakronike!” ndërhyri bashkëshorti me një dukje qortuese. ,,Ashtu?” iu përgjigj ajo. ,,Po,po. Çasje njeriu që nuk sheh ate që ka dhe sa fatkeq do t’ishte po t’mos e kishte. I bënë qejfe vetes tek të hedhë mendja në imagjinatë çaste që i cilësonë të bukura! E…nuk janë sado miren të tilla. Marje me të mire të vetes së varfër, të pakënaqur!” Pas një pushimi dhe tek ndezi cigaren njësoj në tension, ia drejtua me vazhdimin e mendimit. ,, Zonjë, historia e njerëzimit është luftë për këte që kam, që kemi! Është kjo plato pa të cilin do binte në humnerë njeriu. Kam qindra apartamente, patundshmëri, hapsira afariste, të holla. Natyrisht dhe një pushtet para të cilit përkulen hipokritët, kriminelët, pushtetarët! Më në fund .intelektualët-ata palaçot e arsimuar! Ata të parët që do bënin mizoritë më të ulta! Pushtetarët që tek më bëjnë lajka turpi, më ofrojnë pozita në kijerarkinë shtetrore, poste diplomatike për fëmijët, në arsimin sipror, e çfarë jo, për një kuotë qesharake të hollash. Në këte teatër tonin, dramatiken e jetes sonë, nuk e ka rolin kryesor njeriu por paraja. Ajo është shteti, ajo është pushteti, bile dhe mençuria, e bukura. A nuk e tha një person i lavdishëm tek vështroj përkuljen e një huamarësi ndaj një fajdexhiu të njohur:,, tani pashë robin tek i përkulët Zotit!” Sado neveritëse, por kjo ecen gjërat, jeten!” ,,Im bashkëshortë, jeto ti në amine me veten e unë me dëshprimin tim. Ti u bë i pavdekshëm! I kërko Zotit, mitose të të jap jetë pa limit, e unë…eeh unë! Në çastin e paikshëm, do u shkoj në takim atyre që më presin në tejjetë. Tashmë Nënë imja nga një kodrinë e bukur, më thrret më lëvizje dore! Kush do e thot nëse fundi i jetes është fundi i të qenëmit të njeriut” ia tha ajo dhe zu të ngritej nga fotela, kurse ai duke ia bërë me dorë që të qëndroj dhe më, ia tha: ,,Përse nxiton! Një jetë e kaluam bashkë. Ka një asrye të vërtetë që të shkojmë tek fundi si një shpirtë” ,,Zotëri imi. Më lejo që këte rruginë ta eci vetëm, e lirë.Pa atë ngarkesen me argjend! Ndjehesha tepër e stisur nga rrethi, sa tmos i vë pas fundit në vetmi! Të ecen e lirë dhe pa droe se nuk do i jap krah pa kursim rrumbullakimit të pasurisë nga amaneti që ia urdhëroj timit burrë, kush…? Jo, s’di kush. Jam pisk me kohen dhe nxitoj t’u shkoj atyre që mendonin ndryshe për jeten. E ti, ti që përfundimisht ke zhbërë droen nga varfëria,që ke bërë pasuri për shumë jetra e pushtet sa të gjunjëzosh byrokracinë e horrat prej gjithëfaresh, ti që mbushullove atë zbrazëtiren e frikshme në vete, jeto pa kufi. Po,po!” Ajo tek ia bëri me dorë bashkëshortit, papërfillshëm e pa pritur reagimin e tij, iku nga dhoma , kurse bashkëshorti, tashmë i dijtur se ndarja me te ishte përfundimtare edhepse do takoheshin përsëri, mbeti në dhomë të meditoj, në veçanti për ate që ia tha sëfundi bashkëshortja.

43 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page