Prof Dr Fatmir Terziu
Një lajm tjetër i dhimbshëm nga Elbasani. Ka ndërruar jetë një nga pinjollët e fisit të nderuar Bekteshi në Elbasan, intelektuali fisnik, Xhevahir Bekteshi. Xhevahir Bekteshi ka qenë një figurë intelektuale mjaft e përkushtuar dhe ka qenë Instruktor në Aparatin e Bashkimeve Profesionale të rrethit Elbasan, Ekonomist në Degën e Planit të Ndërmarrjes së Përgjithshme të Ndërtim - Montimit të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, Ekonomist Plani në kantiere të ndryshme ndërtimi.
I edukuar në një rreth të gjerë e të nderuar patriotik dhe atdhedashës, Xhevahir Bekteshi, që në vogëli shfaqi talentin e tij dhe kështu me sakrifica prindërit e dërguan në shkollë, kua i fitoi profesionin e tij të nderuar. Xhevahir Bekteshi ka dhënë një kontribut të madh në Elbasan e më gjerë në disa angazhime të tij, po gjithashtu ai edukoi dhe një familje të shkëlqyer.
Xhevahir Bekteshi duke qenë një njeri i thjeshtë, gjithnjë kishte në paln të parë respektin ndaj njeriut dhe gjithnjë në thelb kishte punën dhe profesionalizmin. Deri në mmomentet e fundit të jetës së tij, Ai u mundua të jetë prindi model, Njeriu i respektuar, miku dhe shoku i gjithëgjendshëm. Familjarët e tij e ndjenë humbjen e tij, miqtë dhe shokët mungesën e tij, kolegët që e kanë njohur në vite shprehin dhimbjen nga larg, për shkak të pandemisë dhe kështu Xhevahir Bekteshi do të mbetet gjatë në memorjen e një hapësire të madhe, ku ai do të kujtohet si një njeri që la shumë për brezat. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve dhe miqve e shokëve që e kanë njohur atë në vite.
Dashnor Terziu:
Faleminderit shum vlla Fatmiri te urojme shum shum shendet Dace Albana
Eriona Bekteshi Muci
Shume flm Fatmir Terziu per fjalet e sinqerta dhe reale qe karaktizojne personalitetin e babait tone te nderuar,respekte te sinqerta nga ne vajzat e tij
Albana Terziu
Faleminderit shume Fatmirper kete detikim te bukur per babin shume respekte nga zemra
Agim Bekteshi:
Faleminderit për konsideratat që ke formuluar për Xhevahirin! Mirënjohje.