(rrëfim që klërkon reflektim) Nga Përparim Hysi ATË GJERGJ FISHTA, një PERSONALITET në LETËRSINË MBARËKOMBTARE SHQIPTARE, një ATDHETAR i pashok në ANALET E HISTORISË SHQIPTARE dhe,pa dyshim,BABAI I FRANCESKANËVE SHQIPTARË, ka qenë jo vetëm i papranueshëm nga diktatura,por, njëkohësisht, i ndaluar në shkolla dhe aq i urrejtshëm,sa dhe varrin ia prishën dhe eshtrat ia hodhën në lumë, sado që ATI i SHENJTË kish shkuar në amshim qysh në 30 dhjetor 1940. Sado kjo urrejtje pathologjike ish ngritur dhe sajuar nga hiçi, poshtë në popull (sidomos në trevat e Veriut) rronte e këndohej qoftë dhe fshehurazi me lahutë. Nuk dua të parashtroj këtu meritat sipërore të ATË GJERGJ FISHTËS, se ato,tanimë, janë varur në panelin e KOMBIT; se unë ndoshta jam më liliputi që shkruaj për të dhe, nëse po rikthehem të flas për ATË GJERGJ FISHTËN, është gjetkë shkaku. * * * Nëse unë që jam nga jugu dhe e dua FISHTËN e MADH, paradoksalisht paksa,po këtë dashuri ma ka ngulur HOXHA i fshatit tonë,EFENDI YZEIR SALLATA nga MARGLLIÇI i ÇAMËRISË. Efendiu(nuk kish ditë që shkoja tek shtëpia e tij) nuk qe klerik do si do. Qe me MEDRESE të mbaruar andej dhe, për çudi, një ditë prej ditësh,mori shkallët dhe u ngjit në tavan. Kur zbriti, më dha për të lexuar një koleksion të tërë të "Hylli i dritës". Mandej pasi i shkëmbyem ca"zaret",kur më pa më dorë librin e SAADIUT"Gjylistani dhe bostani",u gëzua (në atë kohë qe aty tek 80-tat) siç bëjnë fëmijët kur shikojnë një kukull të bukur dhe,ngaqë nuk e mbajti gëzimin,shpërtheu:-U dja! Këtë do ta marrë u! E di,- tha,- e ka përkthyer djali i mikut tim, i biri i IBRAHIM EFENDIUT, Vexhiu.Qe fjala për VEXHI BUHARANË. -Efendi,-kërkova të mbrohesha unë, ta kam sjellë për të lexuar. -Çish thuaj,(foli në dialektin e tij), ja prit këtu. Mori shkallët,u ngjit atje tek "miniera e floririt" (siç e quajta më vonë) dhe,kur zbriti ma zgjati: qe LAHUTA E MALSISË e ATË GJERGJ FISHTËS. -Eni, po tani do t'i bëjmë tramë apo jo? Tani gëzimi dhe befasia qe tek unë. U bë trama dhe unë fluturova në shtëpi,se mezi prisja të lexoja në origjinal atë libër të ndaluar që,po ta zinin,ishte njëlloj si të kishe një armë që e mbaje fshehur. Më vonë,duke iu referuar këtij shkëmbimi shkrova esenë "Hoxha Katolik". Se sa e dua FISHTËN unë, e kam dhënë me prova: qysh në vitin 1996 kam shkruar një poezi kushtuar ATË GJERGJ FISHTËS dhe këtë poezi e kam përfshirë në librin tim të parë.:"REKTIMAT e dashurisë". Jo vetëm kaq për FISHTËN kam shkruar një ese të gjatë,se sa më shumë lexoja për të,aq më shumë më çudiste. Nuk ishte fjala për FISHTËN si POET (deri kandidat për Nobël dhe Akademik italian),por si njeri me bonsens të veçantë. Kur u pushtua SHKODRA,ATË FISHTA urdhëroi të lidhej me konop kryqi i kishës me minaren e xhamisë,për t'i thënë pushtuesit se"mysliman e të krishterë" jemi një.Me sa më kujtohet, fali gjakun e të vëllait; meshoi së pari (pa patur moshën e duhur); hapi shkollë ku mësonin,të pasur e të varfër;Qe drejtor i asaj shkollle, por ziliqarët (pse kot ziliqarëve DANTE ua qepte sytë me tel!!!),sa ora thirrën kontroll të befasishëm dhe ata vunë re:-Drejtori nuk kishte ditar!!! Dhe pikërisht, atë kohë,dëgjohet zani inji prej mëuesëve të shkollës:- Po ne,krejt mësuesët punojmë me tekstet që ka shkruar drejtori!!! Fisniku nuk të lë kurrë në baltë.Ai që foli qe i PËRNDERSHMI PATER ANTON HARAPI! Mos flas si tribun në Parlamentin e kohës që nlsi debatin aq elekuent e mundi një poet si HILË MOSI dhe në shtypin e kohës,u shkrua në okelio:" S'e ke mirë,HILË!" Dhe mund të vazhdoja dhe më tej, por unë këtë shkrim e kam sjell enkas dhe u lutem lexuesëve që të ndalen duke dhënë mendimin e tyre. * * * Për t'u afruar qëlllimin të shkrimit tim,po sjell një shembull që ngjason me atë që më ka ndodhur mua. Ma ka treguar gjyshja dhe është krejt e vërtetë si ngjarje. U kthye burri nga kurbeti i gjatë dhe nusja,shtrëngonte nga dashuria djalin e saj të vogël,duke i thënë:-Të erdhi yt atë,o bir! Të erdhi yt atë...dhe shtrëngo e shtrëngo (gjthësesi vetëm nga dashuria) dhe djalin e vogël e mbyti. Të tilla rrëfime ngjajnë si përralla,por,për fatin e keq timin, dhe mua (nga dashuria për FIISHTËN,domosdo) ma"mbytën" këtë poezinë për FISHTËN. Poezinë e kam botuar në të përditëshme "online" ka kohë dhe,ç'është e drejta, është botuar në disa syresh. Kisha menduar që,aty nga fundi i dhjetorit, kur është 80-vjetori që ka shkuar në amshim FISHTA I MADH, ta dërgoja përsëri në ato organe që nuk ma kanë kursyer botimin. Unë hyj çdo ditë dhe lexoj. Më datën 8 tetor shikoj që, një dashamir imi dhe ca më shumë i FISHTËS,e kish botuar në emrrin tim poezinë për AT GJERGJ FISHTËN. U gëzova dhe po bëhesha gati që ta falnderoja "nunin" e poezisë sime. Pastaj,sado që vjershën time gati e di përmendësh,thashë pa t'i hedh një sy. Kështu bëra. Jo vetëm u zhgënjeva,por u indinjova. Imi qe veç titulli dhe dashamiri,si punë e asaj nuses (vetëm nga dashuria për FISHTËN),i paska dhënë karar:- Pse me kaq strofa këndohet për një POET dhe PERSONALITET sI FISHTA! Ka rrëmbyer penën (e ka të kultivuar) dhe, në vend t'i vejë vetulla,i ka nxjerrë sytë gjithë poezisë. Nuk ka vënë dorë (për të më vjedhur pronësinë),emrin tim ka vënë mbi poezi, por krahasuar me atë ç'ka botuar,është si punë e atij proverbit:" Dhëntë e dhitë e ZERES/nami i Kapllan Qeres.".Namin unë dhe poezia,pothuaj,krejt e tija. E imja me 6 strofa,ajo,e botuara në emrin tim, me 13 strofa. U alarmova dhe i shkrova "dashamirit" që të ndërhynte për ta hequr atje ku e kishte botuar. Bëri shurdhin dhe,ngaqë prita 24-orë,i shkrova redakssisë që,në këtë mes,qe krejt e pafajshme. Redaksia jo vetëm e hoqi,më kërkoi ndjesë,sado që nuk kishi faj,dhe, veç tjerash,i kishin shkruar "dashamirit" që të lidhej me mua. Ai,përsërii,bëri shurdhin. Kush të kërkon, të vjen e të gjen,- thonë në Elbasan. Ia gjeta adresën dhe i shkrova për "precedentin" që veç nga ai nuk duhet të ndodhte. "Më ke qujatur fallsifikator dhe e ke mbyllur shtegun me mue,- thoshte mes tjerash. Natyrshëm,ndjeva zhgënjim. Nëse nuk po e nxjerrë në mejdan me emër embiemër, e bëj veç nga një fakt:- Është po kaq i moshuar sa unë dhe qëllimin nuk e ka patur të keq. Më ka dhënë një leksion mua që"me kaq strofa nuk tregohet dashuria për një NJERI TË MADH si FISHTA! Dhe ja poezitë: E imja: Elegji për ATË GJERGJ FISHTËN E "dashamirit: Elegji për Atë GJERGJ FISHTËN 1 1 Po të falem ATË I SHENJTË Po të falem Atë i dashur Po të bie në gjunjë i ngrati Që po të shkruaj me pak vonesë Por të lehtë nuk e kam patur Që të thur për ty një vjershë 2 Se këndove me lahutlë Fundhdjetori kur dhe frymën Trimërinë me dertefrati. U nise tek"Kulla e ZOTIt" 2 Diktatori hodhi "brymën" Kush fytyrën engjëllore 70-vjet e kusur motit. Maskarisht ta nëpërkëmbi 3 Kush mbështau mbi veprën tënde I FRANÇESKUT TË ASIZIT Sa dhe varrin ty ta nëmi. Mbi klerikët qe PRELAT 3 Ti qe TATA i FISIT Ti,Lahutë e gjallë ,malësie Për ATDHENË ke qenë ATË! Që lëshove zë kushtirmi 4 Të vogjlit i thirrshe"çiripupa" Ti,APOSTUL SHQIPËRIE, Herë i thirrshe"çikirika" Humbe siç shumbet harrimi. Ti qe i mirë si buka Ma i madhi ndër KLERIKA! 5. 4. ATË për Fe dhe për ATDHE Ti e mbrojte SHQIPËRINË Atë për toskë ,edhe për gegë Në New JORK e në EVROPË Një kushtrim lëshove dhe... Dhe shpërblimi qesharak -Mblidhuni si kokrrat në shegë! As për varr, një copë tokë. 6. 5. Ideali katolik E kërkova varrin tënd Nuke gjeta asgjëkund Dhe ai-franceskan Ngushëllohesha kur të gjeja Kur Atdheu ka rrezik Në një këgë me lahutë. Bashkë kristjanë e mysliman. 6. Andaj falem pata teje 7 Tash që erdh DEMOKRACIA Lidhe kishë e xhami APOSTULL I SHQIPTARIZMIT Ti je vet KRENARIA! Fier,23.04.1996 Bashkë kristjanë e myslimanë Në rrezik pra jemi nji Kumti i madh si françeskan! 8. Mu tek Ura e Rrzhanicës Luftë po bën ky.MARASH UCA! Tek kalaja e VRANINËS Djeg barot ky,OSO KUKA! 9 Dhe këndove me lahutë Krejt në gjuhën popullore Kënga hynte urtë e butë Si me qenë krejt hyjnore. 10 Kudo shkeli këmba jote E la gjurmën shumë të madhe Fjala jote magjiplote Si kushtrim e gjuhë kambane! 11. Kjo Lahuta e malësisë Si ILIADA e HOMERIT Nuk të lanë e të bën pis Ata, larot e Enverit. 12. Tek vërshojnë në Gjuhadol Erdhën,ta dhunuan varrin Ky regjim më i keq në botë Nuk e rrëxoi dot Malin. 13. Se si mal u ngrite lart Rrojte nëpër këngë lahute Ndaj këndoj për ty, o ATË! Vite shkojnë dhe ti nuk humbe! 8 tetor 2020 Vini re! Sa bukur ka kënduar "dashamiri im" dhe krejt punën e tij,ma ka dhuruar mua. Mirëpo unë kurrë nuk dua të marrë lavdinë e tjetërkujt dhe jam si një personazh që kam në një nga tregimet emia. Ky thotë:" Me këto buzë që kemi,do puthemi". E "dashamirit" i them:"Unë nuk vras me zemëratë,por me buzëqeshje". Të të prijë shëndeti dhe të jesh më prudent në mardhënie me njerëzit për të cilët shkruan. Tiranë, 15 tetor 2020
top of page
bottom of page
Comments