
Përkundrejtë gjëndjes së hutisë të kohes së fundit, në vete nuk kishte asnjë dyshim se i bie po asaj rruge të baltosur e monotone nepër të cilën kishte ecur aqë gjatë. Si gjithnjë kalojë mbi urën e hekurt që ishte vendosur aty pas një vërshimi katastrofik dhe duke i ra harkut rrugor skaj të cilit ishin ndërtuar shtëpiat, drodhi nga e majta. Aty, diç më largë, sapo të kaloj atë këthesen tjetër në të djathtë, do gjetej tek shtëpia e vetë. Faktin se ishte ajo shtëpia e tij, ia dinin të gjithë që jetonin aty. Kurdoherë që jipej një allusion për në gjëndje tjeter, për ta hedhur ate të pavërtetë, atyre që e përfolnin subjektin e pronesise, ua ishte bërë të dijtur dhe ua kishte dhënë edhe procedurën e vënies në pronësi edhe provat e kësaj gjëndjeje juridike. Pastaj, ata-të bindur e kishin pranuar këte të vërtetë dhe e thonin kudo e kujto. ,,Janë provat, janë faktet, vula për këte”. Përkundra kësaj se si një fuqi e padijtur gjurmët deri tek e cila nuk mund të pëcilleshin, çuditërisht ia kontestonte të drejtën, bile ia mohonte fare.I shtyer nga kjo, kishte inicuar dhe një procedurë gjyqësore që këte t’a përfundoj dhe në atë mënyrë sa t’a provoj legjitimitetin e të drejtës së vetë. Dhe më pas, sa kishte filluar të lëvizi çështja dhe mirrte drejtimin nga ana e tij, e stisur nga anash doli nga korniza e kontestit juridik te ligjshem dhe u fut thellë e thellë në një ngatrresë më tepër se juridike. Në një procedurë raskapitëse që kishte lënë anash objektivin e kontestit! Në seancën përgatitore dhe në të tjerat pas, gjykatsi tek ia kishte vështruar mimiken e fytyres, ashtu me lëvizje sysh të parregullta, shtrëngim duarsh e thyerje gishtash dhe të tjerat që reflektonin një pasiguri, i kishin lindur dyshime, të cilat ia detyronin të mendoj nëse është vërtetë pronari. Ai gjykatsi, që kishte ardhë aty nga një adresë e padefinuar e rrugëve dytësore, një shtatehollë flokëlëpirë përpjetë dhe kur z.M kishte shfaqur pretencën e vetë, ai vetëm kishte qeshë me një ironi therrëse. Dhe shkaku i ironizimit ishte kërkesa për leje e z. M. gjyqtarit për paraqitje të pozites së vetë dhe deklarimi paksa jokjartë. E këte, gjykatsi ia kishte mare për një simptom që reflektone tërthorazi joqëndrueshmërinë e pretendimit juridik të tij ndaj shtëpisë. ” Z. gjykatës, çështjen t’a vështroni nga një pozitë sikur e detyron dispozitë procedurale dhe, ta mbani në sy se në këte kontest padukshëm por është futur nga jashtë një kërkesë-t’i them urdhër i një fuqie që përcakton vendimin dhe, unë ju lutem që t’a frenoni! Jeni ju gjykatsi i pacenueshëm dhe i lirë në vlerësim.Kjo dmth. se e kini ose se duhet ta kini të dijtur se, përballë provave fare legjitime, nuk mund të jipet një gjykim tjetër përveç sikur e reflektojnë ato. Kjo është detyrë e pare e gjykatsit”. Ai ia kishte këthyer ”Ah! Ate që apikojmë përherë ju ma përsëritni!” Z.M. nga ndërhyrja e gjykatsit, I ardhi të qeshë por, u përmbajtë. Më pas, në lidhje me pretencen, gjykatsi kishte shtuar: ,,Kini ju ndonjë dyshim në këte? Mos doni të thoni se…” dhe la mendimin në gjyshmëthënie i neveritur nga vërejtja e z.M. Pas një pushimi kishte vazhduar: ” Këshilli juridik më i lartë t’mos përmend dhe ata politik etj., ka një besim të fortë tek unë. Ashtu …ua them sa për të rrëzuar dyshimet Tuaja.” Pastaj, Z.M. kur kishte perceptuar më në gjerësi çështjen dhe e kishte cilësuar të përbërë, paksa me nerva dhe me më pak shpresë për zgjidhje, i irituar, duke i kërkuar me dorë leje të largohet, pa pritur t’ia thot gjykatsi pëlqimin, ishte larguar nga gjykatorja. Ajo që regjistronte nëpërmjet një makine shkrimi këto, një zyrtare e plotë në dukje paksa budallaqe po që përkundrejtë kësaj, në sfond me përvojën që kishte, ose ndihmonte ose bënte pazarllëqe duke futur në gjëndje të palejuara shumë persona nga pushteti, duke mbajtur vetën në pozitën të një rendësie tej procesmbajtëseje, ajo me gji të bëshem në mënyrë jonormale me një nishan në të majten, e të zbuluar nëngjysmën e një fustani blu, shpërfaqi naivisht një habi dhe këte ia bëri të dijtur gjyqtarit, pa ia thenë asnjë fjalë. Gjykatsi që ia njihte positën po dhe që ishte pjesë e ndonjë marëveshjeje që kishte perfektuar ajo, u gjetë ngusht dhe tek deshi t’a thot mendimin, i bëri goja disa belbëzime dhe më në fund ia tha: “ Mirë, ai e tha të vetën dhe tejkaloj positën. Po, në seancat e tjera, nuk do i lejohet kjo. Devijimet nga lënda e kontestit nuk lejohen!”. Kishte mbyllur seancën pa përcaktuar tjetren dhe, tek përfundoj konklusionin ia diktoj në procesverbal z. M-it ”Do hetoj më gjatë subjektin dhe…do ju ftojmë sërish. Këte regjistroje patjetër” ia tha zyrtares, kurse ajo përsëri ”dhe, fjalia e fundit: ,,…do ju ftojmë sërish”. ,,Pikërisht!” shtoj gjykatsi dhe vazhdoj: ,,Sa ti jap një provë paanësie!” Pas ndonjë çasti, sikur ta trajtoj se nuk e kishte thënë të tëren, vazhdoj: Do e ftoj sërish sa për ta bërë të kuptueshëm legjitimitetin e procedures” Z.M në atë gjëndje të pshtjelluar, tek dilte nga zyra duke përshëndetur sipas rregulles shkurtë e me gjysëm zëri, sa e mendoj se shfaqte revolten me largimin në atë mënyrë-arbitrare, shfaqi hutinë dhe njëfarë ligësie. Doli dhe tek iu ças hapjes së derës së gjykatores, në mbarim të këtij veprimi, shikoj procesmbajtsën me një shikim fajësues bile edhe akuzues. Ndonjë ditë më pas, ndofta, një muaj, nuk kishte dhe një përceptim për kohën, kur tashmë kishte kaluar hapësirat e zyres dhe i ishte afruar trotuarit, një dorëzues i Gjykates, tek i ishte bërë i njohur nga vajtjet në gjykatë, e thirri me emër : ,, Z. M kini një dërgesë…Ju lutem ta merni në dorëzim” ia tha tek ia përgatiti për nënshkrim faktin e dorëzimit. Kur z.M. me shikim e pyeti se ç’është, ai rrudhi supet dhe më pas ia tha: ,,Një dorëzuesi nuk i pëngon rrugen lloji i dokumentit dhe s’e sheh. Duket procesverbal…Po, do e shihni ju…” Z.M mori në dorëzim procesverbalin dhe e lexoj, nga shqetësimi u nemit dhe nuk i ardhi një mendim që do komunikonte me gjëndjen e krijuar. Ato vinin në vrrushkull dhe përnjëherëshem, ashtu që të gjitha mbeteshin në nismen e vetë. E palosi paksa me nerva dhe e futi në xhepin e brëndshem të sakos… Dhe tani, pasi kishte kaluar më shumë kohë nga çasti kur ishte nisur procedimi, ishin grumbulluar një mal provash, dëshmitaresh të përzgjedhur nga gjykata, dokumentash dhe subjekte të një numri të madh. Tek nuk kishte një çasje të shoh ato konkretisht, nuk dinte tashmë as piken ku kishte mbërrijtur procedura, e as protagonistët që e kishin shpie tek ajo pike. Njëherë një instancë, pastaj një tjetër më e lartë, dhe më pas supreme, pastaj ajo e fillimit…Në një cast nuk dinte, pas përfundimit të trajtimit gjyqësor deri tek aty, cilët persona a subjecte do takojë më pas. Në vete konkludoj se ka gjithë premisat se do jetë pre e përbashkët e atij zingjiri gjykatsish e pushtetarësh të tjerë. Pyetej se, përse gjithë kjo ngarkesë përkundra një gjëndjeje e fakti notor, të gjithëdijtur. Por, nuk mund të imagjinonte se si do përfundoj puna e vetë atij dhe e shtëpisë. Tek e kishin përcjellë këte, që moti ia kishin vënë në dijeni miqtë dhe ia kishin thenë me keqardhje e troç se një dite do duhet të liroj shtëpinë dhe të iki nga aty por Z.M perceptonte ndryshe këte rrethanë. Përmëtepër z.Lahiu me një keqardhje ndaj tij ia kishte thënë kur e kishte takuar tek korridori i Gjykates ku gjëndej për një zështje kontestuese juridike të veten, ashtu me shikim të rrëzuar. “E dini…jeta është e shkurtër kur shikohet…kurse ata …kanë fuqinë! Mendojeni me urtisht këte punë!” dhe ishte larguar, pa përshëndetje sikur në keqardhje që ishte detyruar t’ia thot këte. Po dhe z..M.që nga përplasjet e gjëndjeve, kishte krijuar një përvojë për peshën e ligjit dhe detyrimet ligjore të gjykates mendonte-në kundërshtim me ate që ia tha z.Lahiu që edhe nuk ia pranoj për të mirë- se ajo ana atje, ata zyrtarët e një instance, ndofta organizate, corporate, ndofta biznesi, ndofta një organi të pushtetit-nuk mund të identifikonte subjektin ngaqë i dukej se, të gjithë miren me të gjitha- nuk shpërfaqnin gadishmëri që t’a ndjekin deri në atë pike. Një nga arsyet që t’a mendoj kështu, ishte se shtëpia nuk ishte e tillë sa të zgjoj interesimin e atyre dhe se, e drejta ishte në anën e tij. Secili dokument i rëndëshishëm juridik i shtetit, provonte të patundueshëm këte fakt. Përtej kësaj, kishte dhe tërë provat me fuqinë dhe autoritetin e duhur juridik, ndërsa që ata publikisht nëpërmjet formave të vendosura në aktin më të lartë, ishin përbetuar bile kishin dhënë dhe një dispozitë kogente me dënimin të përcaktuar, nëse nuk zbatohet dhe me këte kishin detyruar secilin se do i përmbahen. Dhe ai fakti tjetër se, ishin gjetur ashtu tok, në furrinë që i kërcnonte me përmbysje. Ashtu, sikur stuhitë e oqeanit që fare paprimtmas çojnë tallaset lartë dhe rrënojnë çdo gjë që kanë përpara pa dhënë një arsye të kuptueshme. Kishte një mllef në rritje dhe tek shikonin, nga syri vërehej ndjenjë e hakrrimit. Dhe, mirej nëpër mendje se, kjo shtëpi ishte e shtrirë në hapësirën të përfshirë me projeksion që do mbronte pushtetin. Aty do ngritet një pike që nuk është parë më parë. Bile më shumë!. Dhe, sado illusive që dukej, ky mendim bënte jetë. Bile ishte shndërruar në moto identifikuese. Tashmë ishte bërë e dijtur nga mediat se, për shkak të proceseve që shtriheshin me plan në mjedisin, nëpërmjet një këthese të njohur në histori, do vendosen pushtetar të rinjë. Çuditërisht, njëherë të majas së pyrgut, e më pas, ata nga pjesa fundore. Po miqtë, nuk e mendonin sikur ai. Në veçanti Neli që kishte mbërrijtur edhe një arsimim dhe një diplomë nga politika e diplomacia dhe, duke e trajtuar fjalën e tij meritore kishte zënë më pare një post këshillëdhënësi, e zvaritnin sa këtu- sa aty. Po dhe që falë postit, ishte gjetur më herët në shërbim tek ata dhe tek i kishte vëzhguar me vite, dinte deri ku mund të mbërrijnë ajo shtrirje… Duke përkujtuar këte, njëherë u ndje fare keq që i ardhi kjo në mendje ndonëse e mirte të pabesueshme. ,,Ç’ka në këte shtëpi, ç’ka në mua, që u flet atyre sa të më ndodhë kjo” Këte pyetje e kishte rrotulluar gjatë në mendje dhe përgjigja e vetme përballë shumë të tjerave ishte e papërcaktuar. “Ndofta isha vetëm një hapje ku do shkarkojnë mllefin!” kishte përfunduar një dite tek ishte ulur në karrikë bri tavolines së bukes ashtu i rraskapitur. Dhe menjëherë ajo tjetra: ,, Po kjo është jasht thelbit të mendësisë së tyre!” Dhe atë ditë ashtu, ngutshëm sikur ta ndiqnin ato mendime, arriti aty, para shtëpisë që kishte një derë bile gadi portë se ishte e madhe. Një derë që më madhësinë simbolizonte sigurinë e peshen e pronarit në psiken, më tepër se atë të vërteten, e që më një fishkullimë e më vështirësi hapej. Derën të mbuluarn nga pluhuri e të zhlyer nga balta që kishin spërkatur automjetet që kalonin. Tek e shikoj iu duk se ajo shtëpi nuk ishte ajo e ngatrresës juridike por një tjetër. E huaj! Se si arsyeja krijoj një pamje që t’a mbroj nga ato refleksionet e këqija! Me këte mendim të shfaqur atypëraty, i shikonte kalimtarët për ta vërtetuar saktësinë e mendimit, sa një anë pastaj tjetren dhe ashtu disa here, si njeri që kërkonte shpëtim duke ikur nga pamja e asaj që kishte para syve. Ata që vërejtën këte tek dukeshin se e njihnin dhe ashtu me dukjen që impononte dyshimin për shëndetin e tij-mësepaku disponimin-ç’mërmëritnin pakuptueshëm në vete. Dukej sikur ta përshëndetnin. Z.M, sikur ta pyetnin për gjëndjen e tij ose shfaqnin shqetësimin. Po z.M nuk i njihte ose sëpaku në ato caste i dukej ashtu dhe në përpjekje për të identifikuar ndonjë, puna i shkonte huq. Sikur t’ishin pjesë e pamjes që e davarisi nga llahtaria e çastit! I shikonte me habi dhe tani që zu ta ngushtoj, përpiqej të kaloj atë mendim po vetëm aqë. Nuk ia dilte dhe dukej si një person me duar e këmbë të lidhura. Nguliti në vend dhe nuk kishte idenë se ç`të bënte më tutje. Të këthehej nga kishte ardhë do të thoshte të këthehej në zyrë e cila kishte mbaruar nga puna që moti e tashti gjetej në duar të sigurimsave, tek të cilët do krijonte dyshime për prezencën aty. Kohë më pare kishte ndodhur një havarie që ishte arkivuar pa gjetjen e autorit. Një avarie ku ishin djegur projekte, skica, tabllo financiare, transakcionet bankare të mjeteve etj. Pas inicimit të procedures për të mësuar të vërtetën, dhe duke ia këputur rrugën e gjurmës nga persona të paidentifikuar, fajësia ishte tretur në shumë dyshime. Me plan! Atëherë, i shtyrë nga ajo pamundësi, se ç’ju ofrua tjetra dhe e mendoj: ndofta tek Zonja Shpresë nga e cila ishte larguar që mbrëmë dhe e cila, në një dhomë çuditërisht të rregulluar por solemne, sa fillonte erosi e përpinte me këqyrje me pas me shtrëngime në takime nga një shtytje emotive që zbrazej përmes një violence të papërmbajtshme ose nga që donte të ndizte emocionin tek z.M. Dhe sapo i skadonte ajo, të gjetej në njëfarë euforie e hutuar dhe në një rrebesh rrëfimesh të padurueshme për te…Jo që zgjonte ndonjë ndjenjë të veçant erotike, dashurie fare, por, s’ia sillte mendja një rrrugë tjetër. Ajo jipej ashtu e tëra në natyrën e vetë. “Kisha dhe unë njerëz që thonin se nuk kanë jetë pa mua. Kisha dhe harbut nga pushteti. E po dhe ata kishin ndonjëherë nevojë për Shpresën!. Secili ka nevojë për Shpresën! Më miklonin. E tek me miklonin ma thonin: kini nevojë për një grim me diskret!. Të dukeni më bukur! Edhe një shumë i kamur më vinte. Besoni se me vinte dhe një gjeneral nga lufta fitimtare! Me paleta të arta! Por shih ti… çuditërisht, nuk gjenin ne mua ate që u duhej…Një përjetim e më pas ”Më tepër, më tepër! ” m’a thonin. Rrëfente Ajo. “Ishte dhe një budalla. I varfër për të vdekur e donte vija të bukura trupi tek unë! E dini, unë isha veçse një Shpresë për kendo që katandisej!” Tani, zbriti nga përkujtimi i Shpresës dhe pyeti: ,, Po shtëpia ku ishte? Kjo që iu duk para vetes, nuk i bëhej e veta. Ndofta mashtrim optic! Kishte dhe prova për të saktësuar këte mendim. Ku ishte pastruesja gjentile me përparcen e bardhë që e pritte mu në majë të shkallëve duke buzëqeshur sikur ia detyronte raporti me punëdhënësin tek ia dorëzonte përherë çelsin kur këthehej nga zyra. Pastruesja tek i raportonte për ardhjet e ndonjë personi. Për punën që kishte kryer, për korrespondecat që i vinin. Fakturat. Nëse kjo ishte shtëpia që ishte skicuar në dokumenta dhe vulosur me vulën shtetërore, me fjalë të tjera, ajo pronarë i së cilej mbahej z. M, përse dera nuk ishte e kyqur sikur herave të tjera. Përsëri përkujtoj pastruesen me përparcën e bardhë dhe habinë që nuk u shfaqë aty që t’ia thot duke buzqeshur komplimentin z.M. Nuk dinte asnjë përgjegje në këto pyetje dhe për këte shkak ndalojë. “ Kend kërkoni” ia bëri një kalimtarë me një çehre brengosëse tek e pau ashtu të përhupur, nga një largësi që mund ta dëgjonte pyetjën. Z. M sikur u zgjua nga gjumi. Pau realitetin dhe saora i ikën ato pamjet që e tretën. “Kjo shtëpi…dini punën e saj? Pronarin? S’ paku kush banon në te?” “ Shtëpia,, shtëpia…Kini fjalën për këte këtu…?” iu përgjigj duke drejtuar gishtin mu tek shtëpia që e shikonte z.M. ”Përsa është përfolur sefundi është futur në një ngatrresë juridike nga një qark pa identitet dhe tani s’ di askush pronarin. Në të vërtetë, dihej pronari, por ajo procedura, ai kontesti…çuditërisht u mohua. Më kuptoni…” ”U mohua? ashtu në këmbë, pyeti z. M. ,,Jo vetem aqë por ata…e futen në pushtetin e vetë!” ,, Gjykata e vendosi këte?” poyeti z.M. ”Jo Gjykata. Po, Gjykata heshti. Ajo e mbërtheu në vendimin e vetë! Nuk preu gjërat sikur i detyrohet. S’di…! Në fakt…i doli doresh!” Tek shihnin njëri-tjetrin, kalimtari i bëri një njohtim më të gjerë: ,,Gjykata shpronësoj, e ai…nuk bëri ankimin në shkallë më të lartë. E ndaluan tek e hutuan!” Z.M uli kokën dhe sikur orvatej t’ia dilte kësaj pakuptimësie. “ E dini zotëri, në te banonte një zotëri! Ndofta vetë pronari!” ,,Po,po. Vetë pronari! ,, E ai nuk është parë që moti vërdallë” “ Sa moti? Dini ju sa…?” pyeti z.M. “ E dini…këtu, për arsye fare konkrete, koha përceptohet ndryshe. Një ditë është e gjatë. Dy bëjnë amshimin.” “Amshimin. Përjetësinë?” me një nënqeshje sarkastike, pyeti z.M po nga ai vend. ” Njerëzit flasin… e po, njerëzit flasin, se ai zotëri që kishte një histori por që e dinin shumë pak veta. Përmëtepër, flasin se ka vdekur por asnjëri as dhe njëherë nuk e saktësojë ku dhe kurr! Ndofta nuk ka vdekur!” ia tha duke zvogëluar paksa distancën. “ Ka vdekur?! Pronari? Gjepura…!” ia këtheu z.M. “ Nuk do e komentoj këte…Ka një lajm por…s’e kam të lejuar të flasë! Sido që t’a them, del me sherr kjo…Përse ta kam mbi kokën” Kur deshi të përfitojë diç më shumë nga sqarimet , në veçanti pasi ia pikasi “një lajm” e pyeti : ,, Më njihni mua?” Ai e shikojë më gjatë, sikur e frikësojë pyetja, e mendoj pakëz dhe pasi ia tha “Jo” shpejtojë hapin- gadi në trok kali dhe sikur i llahtarisur ia bëri me dorë që të pushojë se kërkuari sqarimesh. Teksa largohej ia tha duke këthyer kokën “Zotëri disa gjëra nuk thuhën …vetkuptohën! Përse do bisedoja me ju?” U zhdukë nga pamja sapo kaloj këthesen. Pas largimit të tij, zu t’a mendoj çështjen e ankimit dhe, tek vështroj rrethanat, e përfundoj gjëkoti këte. ,,Gjykata jo që është e patundueshme! Ajo si një vegël, ka humbur tiparin e të ndarit të të drejtes dhe ka tretur në veprime si një vegël!” Kur tashmë u bë punë e shkuar largimi i kalimtarit dhe pasi i ndërroj pamja e mëparë, nuk i mbeti ndonjë tjetër mënyrë veprimi pos të hapë derën e oborrit. Disi pashpiegueshëm mori zemër. Ndofta që i tingulloj më me fuqi e drejta e pronësisë! Ndofta që u gjetë i fyer nga privimi në atë mënyrë nga e drejta! E shikoj dhe nga një anë tjetër të mendjes e diç e ndalonte t’mos e bëjë. Tek i thirri mendjes, iu duk se është më e arsyeshme të heshten. Por, statusi nuk i lejonte shteg tjetër. Meqë, nuk ishte kyqur dera, e hapi dhe u drejtua drejtë oborrit për në shtëpi. Sapo mbërrijti tek shkallet, kur tashmë iu davaris ajo pamja dhe ideja lemeritëse se kishte të bënte më një shtëpi fare tjetër, tashmë, i ardhur nga vetja, u gjetë mu tek shkalla e parë i gatshëm të hipi më lartë. Sikur nuk e kishte pritur në asnjë variant, mu në hapësirën mbi shkallët, në cep tek shkalla më e lartë , sikur t’a pritte u shfaqë një thatanik i moshes mesatare. Njëherë iu duk fanitje, fantazmë! Por, ashtu i zbetë, i parruar sy të groposur. Sikur një skelet postafat për ta frikësuar. E trembi sa për asfiksi. Thataniku, regjistroj trembjen e tij dhe e mori për favor ashtu që muskujt e fytyres sikur i koncentroj në mollëzat e theksuara, për ta shtyrë dashjen pa rezistim të z. M. U shpërfaqë sikur ta dinte tërë historinë e shtëpisë dhe, duke dijtur positën që ka, pa hyrje në bisedë, ia drejtua: “ Zotëri, kjo shtëpi është e boshatisur.Dhe juve u është e ndaluar të hyni në te” ia tha nga shkallët e lartësuara, tek e këqyrte disi me kërcnim dhe duke ia bërë të kjartë se do e prapsoj po provoj hyrjen. Z. M ndaloj i stepur aty ku e zu përfundimi i mendimit por, anise i ardhi si një e qëlluar në kokë dhe hezitojë në një çast, mblodhi vetën dhe ia tha: ”Nuk më lejohet… Po, unë jam pronari. Ja fakti… ajo dhoma në të djathtë, komoda, aty kam proven për pronësi. Foto imja nga zyra! Do bindeni se imja është!” ” Kini proven! Dokumentin! Letrat! “ ia tha ai me një qeshje të sëmuar. “ Natyrisht! Kështu e do norma e drejtësisë. Rregulla! Dhe unë i kam!” Më pas, sikur rregulloj fjalinë vazhdoj: ”E dini zotëri…” dhe mori frymë më thellë ,,Gjatëgjatë jam banues në këte shtëpi. Në të gjitha mënyrat juridike më takon!” shtoj më pas. “Po Juve, kush jeni. Ju lutem, meqë kini hyrë aty, kini detyrën të legjitimoheni?” Ai shikonte dhe këqyrte ndërkohë që endte shikimin gjithandej oborrit. Ashtu, në pritje të përgjigjes dhe për ta sfiduar personin të cilin nuk e njihte,pas disa çastesh shtoj: ” Dreqi, kam legjitimitetin…Por ju, përse gjeteni këtu. Kini ndonjë arsye të jeni këtu, përveç…” po nuk ia tha mendimin të tërë, por e mendoj dhunën, futjen me vetëgjyqësi aty. Thataniku nuk u gjetë i hutuar dhe, ashtu i rryer e në gjaftoftësi, po nga ajo pozitë ne të cilën u gjet ia këtheu përgjegjën: “ Unë jam këtu me urdhërin e pushtetit të vendit dhe, e thënë edhe më qartë, të autoritetit qëndror që ma detyrojë t’a mbajë në vëshgim këte shtëpi! Ja, kam dhe dokumentin” e tha dhe nga xhepi i brëndëshem i xhaketes nxuarr një letër. Pastaj, hapi letren, ia vëri për ta këqyrë z.M dhe shtoj: ”Ja ku shkruan: Urdhër, nga Departamenti për shpronësime, këtu është emëri i drejtuesit, autografi dhe vula. Ka dhe numrin protokollar!” mbaroj mendimin pastaj palosi letren dhe e futi nga e nxorri. ”Zotëri, se si unë nuk dij, po, si ndodhi kjo këthesë dhe kjo shtëpi-ndonëse pa të drejtë- ndodhi në një ngatrresë juridike dhe pa e thenë gjykata epilogun saora mbërrijti tek akti i shpronësimit? Dini të ma thoni!” e pyeti z.M paksa me nerva. “ Një pjesë të kësaj historie e dij. E dij se, ju bënit gjum kur kjo çështje ecte rruges së vetë. Gjykata rrëzoj pretendimin Tuaj, ju heshtet. Pushteti e kuptoj këte indiferencën Tuaj. Ai nuk fle…Shihni se ka të gjithat në kontroll. Apo jo?’ ”Duket paskit njohtime për këte. Po, dini ju se me heshtjen e vetë, pushteti më ndaloj çasjen në këte çështje. Kalimi i kohes! Gjatë heshti! Dhe, po doja t’i bëja një çasje paksa më të vendosur, kanosesha. Po, kanosesha!” u ndërlidhë z. M në dialogun që e zgjëroj thataniku. ,, Dhe gjyqtari në seancen për shqyrtimin gjyqësor, me këshilloj t’i thërras arsyes!” ”E tani’ -ndërhyri thataniku ” për një mbetje anash çështjes me fajin tuaj, i vëni përgjegjësi pushtetit? Ju jeni zyrtar dhe këte e dini. Dini ç’është kohë, dini ç’janë afatet, dini ç’është vullneti dhe legjitimiteti për të ndjekur këte, si e thoni ju ”ngatrresë juridike”. Dhe teksa ecte ”ngatrresa” ju, bënit orgji me Shpresën. Joracionale! Humbnit në kohën… Shpresa që prostituohet nga çasti në çast” ia tha ai po nga ajo positë. ”Kemi ne njohtime të hollësishme për këte…!” ” S’di si t’ju quaj; urdhërdhënës ose zbatues, ama, kjo që e thoni, është një trill. Sa për relaks kalova dy nate të një mikja dhe s’do ua them privacinë time dhe, sikur e thoni, “mbeta anash” Thataniku, tashmë me dorën e djathtë mbështetur për trapazanat të ballkonit , pasi dha një qeshje ironike, me një zë fare indiferent ia këtheu: ” Zotëri, ju kini një raport të çuditshëm ndajë kohës. Jo vetëm ndaj kohës! Unë gadi që s’ mbajë mend qëkur jam në këte shtëpi, ashtu, si vëzhgues i saj a banues-si të doni-e ju flitni për mungesën në dy netët, kurse në vazhdimësi ishit tok me Shpresen”. Ndonëse ndërroj disponim nuk e shpërfaqi fare. Më pas, pa mundur të përmbahej, vetëm njëherë kaloj mbi hunden me pjesën mbi gishtin e pare dhe kjo e dha në tension. “ Ju zotëri të gjetur në një neveri që shihet ashiqare jepni gjykime të pazakonta! S’jeni mire nga nervat! Sikur të vinit nga një botë ku koha ecën çuditërisht ngadalë, veçse, unë jam që moti ketu. Më pas mora këshilla nga juristët me më nam e ata ma than; jeni afër të përfitoni të drejta të përcaktuara sipas prones. Bile, mund të kam renten time e po qenë dorëgjerë Ata do m’a japin dhe në pronësi.! Por se kam në levërdi se jeta ime, që shihet nga fytyra ime, ka mbarimin e vetë të shpejtë. Pse të pranoj këte siklet!. Mos nuk është e kështu?” Pasi e tha këte ra në heshtje për disa caste dhe, thua se përfundoj komentin në vete e tha: ”Pastaj.. është punë me rreziqe që …jo ngaqë ju pretendoni pronësinë. Ka interesa më të thellë…” tha dhe u ndalë. Kjo e sfidojë thellësisht dhe e detyrojë të ndiqte rrugicën nga e shpiente thataniku. “E thatë “me rreziqe” që të më frikësoni! Të më zbrapsni ose për ndonjë arsye tjetër?” “Oh, jo jo se dukeni ëngjëll.” Dhe tek shikoj në sy z.M vazhdoj: ” Një tjetër. I paimagjinueshëm!” Më pas e pyeti përsëri z.M: ” Po më ndiqni? Për interesin Tuaj është. Jo që të përfitoni. T’mos humbni” Z.M e dëgjonte më shumë koncentrim dhe kërshëria e tij tejkaloj ate për shtëpinë. Thataniku vazhdoj në po atë positë: ” Ardhi kohë më parë, saktësisht, një të hëne një njëri i veshur bukur me një dukje prej zotërie. Një të hëne. Simbolike! Kur nis java. Një njeri i serte dhe autoritet. Kishte dhe një thellim në ballë…e jipte kërcnues, shikojë anash-prapa pastaj i ra shtëpisë vërdallë, dhe pasi hyri dhe gjezdisi nga dhoma në dhomë, tek më linte një letër mbyllur në pliko në dorë më tha: “E mirë kjo shtëpi ama ka shumë plane për te” e tha me një ritem të ngadaltë të të folurit. Unë, ashtu, paksa i frikësuar ia bëra të ditur se shtëpia ka pronarin, kurse ai vetëm qeshi shkurtë ”Di ti nga ç’lartësi vie interesimi për te?” ”Si t’a dija?” ia thash sikur mendoja. ”Dij se e drejta ka mbrojtje. Kaqë!” ”Mbrojtje? Nga kush? Rrënjet -më tha- janë të thella këto që ti kuptoni. Rropatjet Tuaja të pafuqi!” Kanë rënë në dorë nga e cila s’i nxjerrë sekush! Mbanë sherre kjo”. Kur i kërkova sqarimin për këte që tha, mu përgjigjë, tek më kapi me të dy duart dorën time: ” Nuk kam kohë t’a them! E keni në këte letër. Ja në këte-ma tha tek m’a dorëzoj e vazhdoj: ”Po një dite do bindeni…” më tha dhe mu duk se hiki sikur i vonuar për ndonjë takim të rendësishem. “Po letra…” e pyeti Z. M me padurim për të mësuar përmbajtjen. “Letra… po, letra.Hezitova gjatë por kërshëria ishte e madhe. E hapa. Hezitova se edhe vetë kisha drojtje sado isha njëfarë benjamini i tyre.E dini, donjëherë, nuk është mire të mësohet. E dërgonin, siqë shkruante aty, misionarët të një misioni shpëtimi me seli në një vend të largët e të vogël që nuk e gjëja në hartë. Ndofta i imagjinuar” ”Po misionarët-cilët ishin? Pyeti z.M.. ”Ashtu vetëquheshin ata… Kishin një Kastell grandios me një llatifund pa skaj. Aty mblidheshin dhe…bënin programe shpëtimi-sikur thonin. Thataniku, kur zu të druaj nga fjala e vetë po dhe ngaqë kishte një limitë të njohurive për sekretet e tyre, iu drejtua me nerva: ”Kush ishin? Nga ishin? Përse ishin? E kjo nuk është në detyrën time. As në zotësitë e mija. Askush me tamam nuk i dij, e bëjnë, e zhbëjnë! Ç’të duan!” ”Dhe ja letra të cilën fëtëefëtë më la i panjohuri dhe fëtëefëtë iku: “ Shtëpia, që edhe ashtu rri gjatë në një ngatrresë juridike, sëfundi abrogohet akti mbi pronësinë nga zhagmitja që i bënë sipronari dhe tani i takon misionarëve. Të merituarve që do vënë rend. Paqje! T’mos guxojë sekush që të bëjë hapa që ta vë në grushtë! Ajo është lidhur pashkapshëm me fundamentët e një programi që siguron premisat për një rehati dhe është e mbrojtur. Atyre u takon, pa asnjë konsiderate tjetër” Ja, kjo është ajo që tashmë e kuptoni! “ Mendoni se është kjo edhe aqë e kuptueshme?” “Nuk kam përgjegjën në këte” ia këthej thataniku tashmë ashtu i tensionuar i ulur në karrikën e poliesterit dhe me cigare që gatitej ta ndizte. Z.M u gjet në një pozitë delicate! Në të vërtetë konfuze dhe të vështirë! Ishin ato tepër të largëta nga kjo pyetej: ç’të bëjë mëtutje. Që ta ndjekë gjurmën për ta sqaruar ate që e shqetësonte, i dukej e papërfundueshme dhe me një probabilitet të lartë të humbjes. Po krenaria, po dinjiteti, e drejta që i takonte. Të hiqte dorë nga këto dhe duke e hedhur vetën në një mendje fare tjetër, do gjënte ndonjë trajtë jetese sa për të qenë i qetë. Pa ato. Si do dukej? Ashtu, në një gjëndje të pshtjelluar, ia bëri të nevojshme dhe të dijtur se në ate çast duhet gjetur një vend sa më afër që të pushonte. Ama ku? Përgjigja e thatanikut ishte shumë e përgjithësur por mjaft autoritative sa ta ndalojë që të hyj brënda. Më pas mënyra si i kuptonte gjërat dhe parimet e ndalnin që të hyj brënda përkundrejtë mendimit gadi të sigurtë se ajo shtëpi në oborrin e së cilës ishte ngujuar, ishte e tij sado që e mbante pezull ajo farë “ngatrrese juridike” e cila si fakt justifikues dhe i deklaruar që e mësojë nga ata që i takojë , nuk ishte bindës. Kishte në mendje mendimin që ngapak e bënte të dridhtojë në mos ishin ata të magjiosur të pajtuar midis vetes për krimin dhe të shkapur nga realja por e tillë ishte gjëndja. “ Mos mbani krahun e ndokujt që i përmendët më parë?” ia tha thatanikut që tashmë ishte akomoduar në karrikë dhe pinte cigarën e ndezur dhe bëri një kalim përpara drejtë shkallëve, fare instiktivisht: ,, Në atë rast unë do ushtroj të drejtën time duke hyrë në shtëpi dhe rehatuar sikur më takon nga e drejta!” Nuk kishte një cytje në zërin e tij, nuk kishte as një kërcnim por, thataniku e morri me hidhërim e habi prandaj ngriti vetullën e djathtë dhe i tha: ” Me konsideratën e vërtetë ndaj jush se jeni i arsyeshem, unë, pa sherr në zemër, ua thash ato që janë, që prekën, dhe që merrën lehtë në mendje, por ju zor se i vlerësoni! Jeni i frikësuar dhe i hutuar dhe nuk bëni as dhe një çap të dilni nga vetja. Gjykimet juaja….dalin sipas qejfeve! Ua ndalojnë që ta kuptoni botën e misionarëve dhe ta pranoni autoritetin e tyre. Po, nuk kini tjetër… Ata përherë kanë pushtetin dhe drejtojnë! Ende, si një djalosh jetoni në utopira që ju mbajnë në vete dhe në regjimin fanatik të tyre. Provoni për ta kuptuar pozitën Tuaj: e gjetur shumë më tepër në vete se midis nesh, ajo patjetër do pësoj lëndime të papërballueshme nga goditjët. Apo s’është kështu…?” Uli kokën dhe në heshtje tek shfrynte tymin e duhanit nja disa çaste meditojë. Pastaj si me keqardhje shtoj: ”Desha ta bëjë kafenë por ju ngulët në oborrin e shtëpisë e as që më latë kohën ta mendojë këte gjë.As një karrige nuk jo ofrova…Një si ngushllim” “ Por, ju lutëm, qëkur është e palejuar të futët njeriu në shtëpinë e vetë e cila në historinë e vetë jep shlirëshëm aqë shumë fakte e prova mbi legjitimitetin e së drejtës pronësore?” Thataniku me mjaft mund u ngritë në këmbë dhe aty afër, me një këthim koke nga ai veçsa i tha : ”Përsëri me të njejtin ngulmim!” dhe muar të mendohet. “Unë thash të tërën që pata zotëri!” shtoj më pas. ” Zoti ju ruajtë!” dhe hyri brënda në shtëpi nga kah kyqi derën. Tashti u hutua fare. U step në vend! Për kohën aqë të shkurtër sa nuk kishte qenë në shtëpi, ishin krijuar aqë shumë ndryshime. Kishin dal në mejdan institucione, forca të padijtura, autoritete të paidentifikueshme, njerëz, gjëndje frike e fakte të cilat, në të gjitha rastet, kërkonin kohë për të ndodhur. Sikur të kishin qenë të mbyllura në ndonjë fuqi e cila befasisht u hap. Dhe ato të furishme, kishin aqë force sa e molisën dhe e bënë që të nxjerrë në spikamë tërë botën e tij. Ajo që i doli përpara , ishte tejet e ngatëruar, në shtrirjen hapësinore pa kufi të vërejtshëm e të paramendueshëm, me protagonist fantazma e megjithëkëte aqë të vërteta. Nga meskiniteti për të luftuar të padrejtën, hipi shkallëve dhe provojë të hapi derën, por s’ia doli. Disi i frikësuar vetëm i thirri thatanikut me “Zotëri…” i cili nga silueta që dukej tej xhamit të dritares dukej se telefononte nga celulari, por jo më shumë dhe këtheu kokën nga oborri. Në fund të tij, mu para deres së metalt nga të dy anët e saj qëndronin dy persona, dukeshin sikur roje. Në të vërtetë, të mendohej logjikisht, ata ishin ata që i kishte thirrur Thataniku për ndërhyrje po qe nevoja. E mbërtheu një dridhëtimë trupi dhe një shqetësim lemeritës. Dera si portë e zezë burgu. Kur pau oborrin, dukej fare ndryshe nga ai që kishte në kujtesë të para dy netësh. Kishte një dukje jashtëtokësore . Jeshili i oborrit nuk rezatonte prehje e qetësi por një tërbim agresiv . Halorët kishin dalur nga format gjeometrike dhe dukeshin fare të vrazhdëta kërcnuese e therrëse. Një atmosferë ferri që e bëri të zbres ngutëshëm shkallëve me fytyrë të mbuluar më duar, i tëri i zverdhur dhe në vrap sa për ti hikur pamjës. Nuk e emërtonte shkakun konkret të një ndryshimi kaqë furioz. Të tërat përnjëherë u gjetën në trajta të panjohura, prandaj cilido gjykim që do ta jipte, nuk ishte shpiegim që i nevojitej për çastin. Tek nuk i mbeti një shteg tjetër, në një ecje pazakontë të shpejtë instiktive, pasi kaloj deren e zezë dhe tek u ndal fare për një çast, në shpejtësi shikoj sa njërin sa tjetrin nga rojat, sikur bënë edhe ata duke i dhënë një qeshje kurtoaze, tashmë nën një shi të imtë e të ftohtë, ngulmonte të davaris të tërat që i vinin në mendje dhe arriti që në atë tollovi të mendjës, të përfytyrojë Shpresën së cilës pa ndonjë pëndesë për emocionin që kishte patur më pare për te, ia amnistojë rrebeshet e rrëfimeve për pushtetarët që e kishin si një gjë të zakonshme dhe budallain që nuk dinte të jetë i tillë e kërkonte vija të bukura trupi dhe miklimet e saj violente. Asnjëherë nuk kishte menduar dhe mësuar shkakun e tyre. Por ç’është e vërteta, as që kishte provuar. Disi, Shpresën e kishte në grusht dhe me të bënte lojën sipas tekit të vetë. Tashti, kur ishte në vrap drejtë Zonjës Shpresë e cila kishte fituar në kimet, përkujtoj t’i jap një lule për t’a provuar ndjesinë ndaj sajë, por duke ikur nga llahtari i aferës më shtëpinë, e cila nga teki i ndonjë personi të panjohur rrinte padalëshëm në ngatrresën juridike me një histori të gjatë e protagonist të panjohur me autoritet dhe i frikësuar se ashtu i pambrojtur do e përpinin, ishte fatale arritja sa më pare në cak: tek Zonja Shpresë…!
Comments