Ka ca ditē qē pas mē ndjek mērzia
Me njē flutur nate, flas gjer vonē
Ti nuk qesh mē me shakatē e mia
Çdo gjē qē tē them, tē nervozon.
Se ke mē portretin e atēhershëm
Sytë qē digjnin veten si kometē
Ti gjithmonē e ke urryer vjeshtēn
Tashmē njē e dy pēr tē mē flet.
E kuptoj se diçka tē ngjarē
(Një ndryshim i tillë nuk ndodh me kot
Ndonēse kurrë nga vetja stē kam ndarē
Dhe nuk kam nē plan, ta bëj as sot.
Ndofta tē ka lodhur dashuria
Zjarret qē pēr ty ndizja çdo natē
Unē nuk di ti fsheh ndjenjat e mia
Dhe kjo gjē tē duket si mēkat.
Ka ca ditē qē unē ngjasoj me shirat
Qe çative derdhen me rrēmbim
Ti nuk.qesh mē me shakatē e mia
Dhe kjo s'mund tē jetē veç faji im.
Comentários