top of page

Ne që jetuam në dy shekuj


Ne që jetuam në dy shekuj

( Kushtuar moshatarëve të mi që ndihen të braktisur, të pavlerësuar nga brezi i ri)

U lindëm në paqen e brishtë , messhekullit të shkuar,

u rritëm të ndarë në dy kampe armiq,

për popujt një gjëmë e patreguar,

një gjak, një gjuhë, ca ëngjëj shënjtorë,, ca djaj të liq.

Ku lind dielli nisi komunizëm,

perëndimi mbeti kapitalist.

diku mbiu marksizëm leninizëm,

populli tjetër mbeti idealist.

koreanë në jug, koreanë në veri,

dy Vietnamët të njëjtin popull kanë,

Një arë dhe një farë në Kinë e Japoni,

armiq të kahershëm ishin dhe janë.

Gjermanët ishin në Bon dhe në Berlin,

shqiptarë në Tiranë, në Shkup, në Prishtinë,

shqip fliste Sanxhaku, shqip flitej në Ulqin,

gjuha hyjnore në Filat dhe në Janinë.

Kur lindëm ne ish paqe e brishtë,

bota pyll tropikal ziente si vullkan,

tektuk frynte fllad në ndonjë lirishtë,

në botë dy princër pa kurorë, një ante dhe një Titan.

Me ëndrat gati në të shuar,

i hodhëm hapat në shekullin e ri,

të zhgënjyer mbetëm, të mashtruar,

të shpërfilluar, të përbuzur,, të huaj në tonën shtëpi.

Rrugëtuam ne në një jetë nderi,

dhuruam gjithçka dhe asgjë nuk kërkuam,

nuk na tërhoqi asnjeri për freri,

nga kthetrat e lëngimit botën e shpëtuam.

Mos kini dert o miq, sot qeshin hidhur shumë nga ne,

endemi si hije, bletë pa zë dhe pa koshere,

na shohin si libra të vjetëruar,, mjegull nën re,

le të na hapin do takojnë galeri të pafundme miniere.

Paçka, le të çirren që iku, perëndoi koha jonë,

le të na hedhin vështrime dinake,

për ne që rrugëtuam në dy shekur kurrë s'do jetë vonë,,

ne nuk ishim dhe nuk do jemi dyzim i pseudovlerave ardhacake.

Kur ju të ndihen keq netëve pa yje,

kur të kërkoni paqe në stuhi,

ne do na gjeni aty, të papleksur në nyje,

do jemi muzg i vjetër dhe agim i ri.

Mbajtëm mbi supe peshën e shekullit tjetër,

h; pre,na shihni pa mëdyshje si enciklopedi,

filizi i ri del mbi rrënjën e vjetër,

pa ne do endeni nëpër natë, në verbëri.

Pajtim Xhelo, 16 janar 2024

47 views0 comments

留言


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page