top of page

Ne emër të partisë, më vranë poetët në lule të rinisë


"SHPIRTI I POETIT"

(Ne emër të partisë, më vranë poetët në lule të rinisë)

Nuk më habit hakmarrja ,si nuk më habitë dashuria. Edhe urrejtja nuk më habit tek qënja njerëzore. As lindja apo perëndimi i diellit nuk më habitë. As stinët nuk më habisin,as deti me krenarinë e tij. As ngjyrat e qiellit të qytetit tim.

Nuk çuditem me asgjë të bukur,si nuk habitem me asgjë të shëmtuar të qënjes hibrite njerëzore. Por më habitë poeti !

Po poeti modern partiak shqiptar.

Po ! shqiptar .

I këtyre pak km katrorë të ngelur.

Jo i trojeve arbërore ..

Jo! I, Martin Camajt.

I , Ali Podrinjës.

As i te pavdekshmit Fishta

Poradeci as, poetit te valeve Fatos Arapit.

As,i heroit te epirit Bilal Xhaferit.

Por më trishton dhe habitë heshtja ,që më vretë më shumë e poetëve shqiptar.

Ma vrane Vilson Blloshmin

Genc Leken I vrau heshtja ime .

I vrat ju.Ju !

(Dhe qeshim kur qane jeta.

Dhe kur qesh vari vdesim.)

12.12.1972.Shkruante poeti.

Ne emër të partisë ,më vranë poetët në lule të rinisë po në gonxhen e tyre të pa çelur

Ne fushen me lulekuqe u vra Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Edhe ‘poetë’heshtin .

Pse ,? Një pse ?…,që nuk ka natë ta fsheh që nuk ka lumë a det ta lajë.

Unë kujtë ti lutem më thoni ju ?

Ju që e vrat poetin .Ju që me gjakun e tyre ngritët dhe ç'nuk ngritët ,qindra shoqata dhe klube shkrimtarësh me kodet e poshtërsisë.

Ata që vratë dije .Sotë me paturpësinë tuaj i nderoni.Sa turpë,sa turpë,sa e trishtë.

Migjeni ngrihej ,për mjerimin,po për mjerimin ekonomik . Kush nga ju u ngritë për mjerimin shpirtëror kur vritej poeti.

Heshtni me për të vrarët .

Heshtni dhe unë heshtë me heshtjen tuaj.

Edhe unë si ju jamë njëri ,por ju nuk jeni si mua.

E dini pse? Ju jeni vrasës ,por vrasës poetesh.

Ne ate drejtkëndesh ishte dhe firma jote ,si poete edhe jotja si poet.

U krenuat me vrasjen e gonxheve.

Po edhe gonxhet vriten .

Edhe u vran nga mua që heshta ,nga firma juajë

O Zot çfarë mëkate ka bërë poeti .?

Çfarë mëkati bëri i pavdekshmi Bilal Xhaferi.

Çfarë mëkati bëne poetët e shushurimës së lumit krenarise se malit, që i vratë .

Dhe heshtim .Unë, ti, ne ju !

E pse i duhet heshtja e poetit ?

Marrëzisë së të marrëve .

Të kësajë kohe vrastare të poetëve hibrit.

Të atyre që, koha do ti harrojë

‘Konspiracion me pesë fjalë’

Atyre që heshtin me vdekjen e tyre ,me vdekjen e poetit. Ata që heshtën dhe heshtin.

Ju që vrat ,nuk ishit poetë

Ta argumentoj .Poeti për poetin është xheloz ,por jo vrasës. Ju që nuk ndatë Ismail Kadaren ,nga shpirti i tij. Ju që heshtni ,jeni vrasës edhe të shpirtit të tij. U kishte mësuar partia. Ajo parti që vetëm terorizonte në emer të hakmarrjes së Hamzai ..

Edhe heshtët se nuk ishit poetër.

Poeti nuk hakmerret ,nuk vret.

Ju vratë.

Krenoheshit festivaleve kur ju përmendej emri.

Si autor teksesh.

Ishit te zgjedhur ,po te zgjedhurit e partise.

Une ju urreja ,si vrases.

Ju ishit hipokriter .

Edhe une ,ashtu si ju por ,brenda meje me vlonte urrejtja ,me veten,po me veten.

Unë heshtja,për hipokrizin tuaj.

Po edhe unë e vesha mantelin e zi tuajin.

Por brënda meje vullkani i urrejtjes ,për ikonen time .Ishte i madhë i peshtire i larguar qenjes sime vrastare.Por e ndava poetin,nga ikona.

Ashtu si ndava artin e penës së të madhit.

Ismail Kadare,nga ikona e tijë.

Kur ecja trotuareve të baltosur të qytetit.

Shpesh bëlbëzoja rrugës

“Pika shiu bjen mbi qelq

Dhe unë për ty ndjeva mall.”

Shpirti më lidhi me Kadaren ,jo ikona.

I vendosa brenda nje etaloni te perbashket

Te madhin Dritero Agolli brenda qenjes se artistit ,pash dhe njoha njeriun

Ikona e te madhit Dritero Agolli dhe pse fshatareske ,ishte me bujare dhe me e paster.

e te perviligjuarit Kadare jo .

Por arti i shpirtit te Kadares qendronte ,ne majen e piramides se letrave shqiptare.

Te dy i kisha studior,jo lexuar.Kur nuk do ta kisha refuzuar te madhin Dritero te uledha dhe te pija nje kafe a raki. Me Kadaren jo!

Jo me artin e Kadares do ftoja te ulesha ,po te vinte dhe ta kishim ne tavoline dhe Khhajamin do pinim vere ,pastaj nuk do mbaja pergjegjesi per dehjen e tyre… Por asnjehere nuk do mendoja te isha vrastar i vetes.

Te isha vrases poetesh si ju.

Poetet nuk vrasin .

Ata falin jo vetem ikonen e tyre ,por edhe shpirtin e tyre.Ata jane te pa ndare.

Thodhori Baba

21 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page