NE E DIMË KUSH JEMI"


Fahri Dahri, studiues

NE E DIMË KUSH JEMI"

1.-Fiset epirote, dëshmi e prejardhjes pellazgjike.

Janë shumë autorë, studiues, historianë, me apo pa tituj shkencorë edhe akademikë, të etnisë tonë dhe të huaj, që prej shumë kohësh hedhin teori të ndryshme dhe dyshuese mbi vazhdimësinë ose jo pellazgjike të dardanëve, arbërorëve dhe epirotëve.


Të etur për të "zbuluar" pas'ardhёsit, fletojne e ç'fletojnë në "lendinat" e sajuara prej greko-romakëve, të cilët me mjeshteri kanë përpunuar gjithçka për të fshehur, harruar dhe mbuluar të vërtetat historike mbi pellazgjinë. Egërsia e tyre, prej frikës së zbulimit të të vërtetave, vitet e fundit pretendojnë dhe deklarojnë edhe ekzistencën historike të ndonjë popullsie pellazgjike.


Të fshehtat e lashtësisë, të Mesjetës, edhe këto të "modernes", pa dyshim paraqesin vështirësi të ndryshme dhe nuk kthjellohen kollaj. Shëmbëlltira me veprimet në matematikë, me të cilën arrijmë të zbulojmë të fshehtat që fshihen pas numurave të ndryshëm, është një mundësi ndihmuese. Shpesh dëgjojmë, lexojmë, apo kemi mësuar në shkollë të shprehurit edhe në përqindje (%) të shifrave të ndryshme nga ku sigurojmë rezultatin që kërkojmë. E ilustrojmë me një shembullin:


Në këtë vit shkollor janë rregjistruar 390 nxënës, ose 15% më shumë se viti i shkuar shkollor. Në këto dy shifra, fshihet numri i nxënësave të vitit të kaluar dhe i atyre në vitin e ri, që duhen zbuluar. Nëse mungojnë dijet, ka vështirësi gjetja, kurse me dije, me përvoje dhe me intuitë shifra e fshehur, me disa veprime zbulohet. Në rastin tonë numuri i nxënësve në vitin e kaluar ishte 2.600; ndërsa me shtesën prej 390, ose 15% më shumë, numuri i nxënësve në vitin e ri rezultin 2.990.


Sa i thjeshtë bëhet zbulimi i të fshehtave nëse ka përkushtim dhe dituri për zbulimin e të vërtetave.

Sa i vështirë bëhet zbulimi i ngjarjeve të ndryshme ndër shekuj, të cilat "verbalisht" qarkullojnë brez pas brezi (qoftë dhe si legjenda), por që u janë fshehur, zhdukur provat me anë të luftrave, mashtrimeve, gënjeshtrave dhe shpifjve. Këto të fundit, djallëzira të forta tek "koka" e njerëzimit, që veprojnë me freski edhe në shekullin tonë.


Zbulimet, kohë mbas kohë arrihen nëpërmjet veprimeve që kërkojnë vëmendje, arësyetim, dije (të fituara në shkolle, të mësuara nga të tjerë më të ditur, nga përkushtimi etj,) arrihen që të "padukshmet", të bëhen të "dukshme".


Shoqëria njerëzore, për të arrritur në zbulimin e të fshehtave dhe demaskimin e mashtrimeve, ka dhe një aftësi tjetër që gjendet tek "shtatëshja e njeriut". Një nga tek "shtatëshja" është njeriu - "mbartës paarandjenësor", ose ndryshe intuitor. Kjo cilësi jep mundësi në zbulimin e të vërtetave me anë të konceptimit, depërtimit në thellësitë historike duke e përfytyruar atë.


Mendoj janë edhe këto mundësi ku duhet të thellohemi në zbulimin e të fshehtave historike. Çdo e fshehtë, është e sigurtë që e ka një strehë pushuese. Kështu ç'farë do fshehje, nënkupton dhe ekzistencën e një vendi, sendi apo mjeti që fshihet (vlonet). Por kjo dhunti depërtuse është "privilegj" i dijetarëve, studjuesave të përkushtuar dhe, siç shprehet populli, "që u pjell mendja".


Që ne, shqiptarët, jemi pas'ardhës të pellazgjisë, ka argumente të shumta vërtetuese, si prej studjuesve tanë seriozë dhe nga më të shumtët e huaj, por mbi të gjitha kemi disa realitete trashëguese që janë tonat: trojet (gjeografia që nga lashtësia); gjuha (e veçantë dhe më e vjetra); zakonet, antropologjia, ADN-ja, dhe historia, pavarësisht nga prerjet e thella me gërshërat perandorake të përdorura në dymijëvjeçarët e erës së re.


Nuk do ndalem në prejardhjen tonë pellazgjike, mbasi këtë problem, personalisht dhe pa mëdyshje (ndryshe nga disa studjues, historianë dhe akademikë shqiptarë që e dyshojnë këtë fakt) e quaj të mbyllur, të përfunduar në favor të rrënjëve tona që gjënden në pellazgji. Kjo siguri mbështetet edhe tek të qënurit "stërnipër" të fiseve që takoi Straboni në kapërcyellin e erës së vjetër.


Në këtë trajtesë do theksoj një të vërtete të veçantë e cila, në gjykimin tim dhe jo vetëm, konkludon në saktësimin llogjik të qendrimeve ndaj degëzimeve gjuhësore, shkëputjeve të grupnjerëzve nga trungu pellazgjik dhe krijimit të grupime të reja njerëzish, fillimisht popuj të vegjël; më pas në kalimin e grupimeve më të mëdha. Duke i trajtuar disa qendrime nga hipoteza, në realen e këtyre zhvillimeve, sigurisht në periudha të gjata kohore (disa shekullore).