Ne, Albanët, duhet të ndihemi krenarë, por jo me fjalë, sepse fjalët i merr era. Ndërsa popujt e tjerërë të Europës kanë ndërtuar Ngrehinën e Historisë së tyre mbi themele të dyshimta, shpesh të panjohura, ne e kemi patur këtë Ngrehinë të ndërtuar mbi themelet më të lashta, që në Agimin e Jetës mbi këtë Tokë. Veç këtë Ngrehinë na i prishën stuhitë , çmenduritë dhe pangopësitë e popujve shëtitës, endacakë, të cilët heraherës, i mësuam si ndërtohen themelet mbi të cilët të nisnin Ngrehinën e tyre.
Mirëpo endacakët ishin popuj që nuk e njihnin durimin dhe përvoja e jetës i kish mësuar që të rrëmbenin atë që të tjerët e kishin ndërtuar me mund e mënçuri, në një rrugëtim të përbashkët me Kohën. Ata i lartuan Ngrehinat mbi themelet që gjetën gati nga populli Alb. Jo vetëm kaq, po hodhën edhe gurë të rinj( mbase të sjellë nga pyjet e egra prej nga erdhën) mbi themelet tona, për të thënë më pas që këto themele i patën ndërtuar ata.
Kjo u bë me ne dhe për këtë, ne nuk jemi aspak fajtorë. Është turp dhe e pafalëshme që ne ta veshim " qyrkun" e fajit, sepse kështu u pëlqen disa "shqiptarëve" që vetëm flasin Gjuhën Shqipe dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me Shqiptarët e Vërtetë ( Albanët) Nëse duam t'i vërtetojmë Botës ( veçanërisht Europës) që ne jemi populli " Par" që erdhëm me Agimin e Jetës këtu, në këtë " Bërthamë" ku jetojmë sot ( Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë,Greqi, Në Brigjet Jugore dhe Veriperëndimore të Detit të Zi, Itali, Kroaci, Slloveni, etj), këtë duhet ta bëjmë me mënçuri, me punë këmbëngulëse he me tejdukshmëri e ndershmëri, me kujdes, që të mos biem në grackat dhelpërore të armiqëve tanë dhe të sahanlëpirësve të tyre.
Ka aq shumë të vërteta kokëforta që kanë heshtur dhe heshtin akoma në mjegullën dhe trazirat e shkaktuara nga " Të mëdhenjtë" që u bënë " Të mëdhenj" me mosmirënjohjen, pabesinë dhe dinakërinë ndaj Zemërgjerësisë, Mikpritjes , Besnikërisë dhe Mirësisë sonë, saqë mjafton dëshira e mirë e " Urtësisë dhe Mënçurisë" e intelektualëve Atmëmëdhetarë për të hedhur dritë mbi rrënojat, për të zbuluar " Jetën që fle në një gjumë mijëravjeçar" dhe që është gati të flasi e të bërtasi vetëm me fjalët e një Gjuhe Hyjnore, asaj të të parëve tanë.
Nuk po hy në detaje, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj " kujtese" të thjeshtë.
Nëse studjuesit do të thellohen në punën e tyre, do të zbulojnë që :
1.Të gjitha Mitet, Legjendat dhe Shkrimet e Shenjta, të cilat, me pa
të drejtë u vishen Grekëve, apo Romakëve, i përkasi një populli të
vetëm, i cili, për fat të keq është thirur, sipas orekseve, apo
erërave që frynin nëpë kohë me emërtime të ndryshme . Atnantë,
Shumerë, Pellazgë, Hititë, Nesitë, etj.
2.Të gjitha Perënditë e Mitologjisë kanë qenë njerëzit e mençur dhe të
ditur të Kontinentit të përmbytur, Atlantës ( Atlantida), kontinent,
që sipas të gjitha gjasave kishte zhvillimin që ka Bota sot. Jo mëkot
në mitet e lashtësisë, Perënditë na jepen në mardhëniet mes tyre, në
një mënyrë sjelljeje si njerëzit. Disa prej tyre, madje martohen me
vdekëtarë dhe lindin Gjysmëperëndi, etj, etj.
3.Nëse do t'i krahasojmë këto Mite me kohët të cilave u përkasin(
përafërsisht), do të na habisë fakti, që ato nuk lidhen me ardhjen e
grekëve në Peloponez, kanë qenë tek Epirotët dhe Arbanitët e
Peloponezit edhe më parë.
4.Si çdo popull ardhacak, edhe grekët, krahas kulturës që sollën andej
nga erdhën( gjë që akoma nuk dihet e sigurt nga kanë ardhur) rrëmbyn
me të gjitha mënyrat e kusërisë kulturën e epirotëve dhe arbanitëve,
popujve që gjetën kur erdhën e më pas, gjithçka e quajtën të tyre. Kjo
ka ndodhur gjithmonë, si në kohët e vjetra, edhe në ato të reja.
Perandoritë dhe pushtuesit, kanë ngritur Madhështitë e tyre mbi
shfrytëzimin e Kulturës dhe shpirtit të popujve të tjerë. Kështu
ndodhi edhe me ne.
5.Një problem, i cili duhet studjuar dhe argumentuar e përligjur me
kujdes dhe durim, është ai i shkrimit të Gjuhës sonë. Çdo shqiptar i
mënçur ia ka bërë vetes një pyetje, e cila ka qarkulluar si " hije e
hijes" për kohë të tëra : " Si ka mundësi që një popull i pushtuar për
2000 vite nga Perandori të ndryshme, i lakmuar dhe i përbaltur nga
orekset prej Hidre të fqinjëve tanë të pabesë, të ruajë Gjuhën e vet
të Pashkruar, vetëm të folur? "
Në çfarëdo pikëpamje që ta analizosh këtë, del në përfundimin që "
Asnjë gjuhë nuk mund të ruhet kur nuk është e folur dhe e shkruar" Për
këtë ka shembuj të gjallë të shumë gjuhëve që kanë vdekur.
Po Gjuha Jonë si mbijetoi???
Kjo është mëdyshje aq shqetësuese, saqë duhet t'i kish ngacmuar
njerëzit tanë të ditur për të " gërmuar " thellë e më thellë, jo vetëm
nën tokë, ku janë rrënjët tona të pleksura e të ngatërruara dhe t'i
pastrojnë këto rrënjë nga " viruset" ardhacake, por edhe në Hipotekat
e errëta të atyre që kanë ngatërruar dhe po e mbajnë peng Të vërtetën
e Popullit Alb.
Veç kësaj, nëse do merren të mirëqena përfundimet mashtruese dhe
gënjeshtare të historiografisë së deritanishme, gjithçka do të mbetet
" hije e hijes", ashtu si u përpunua në punishtet dhe laboratorët e
atyre që mbajtën dhe po mbajnë Botën mbi Të Pavërtetën dhe Të
Panjohurën e " Miteve të sajuara"
Njerëzimi është si fëmija, që pëlqen përrallat, edhe kur hiperbola e
tyre arrin në të Pabesueshmen. Kur fëmija rritet, shpesh ka mall t'i
dëgjojë heraherës këto përrall, edhe pse tashmë e di që ato janë
pasqyrim i përmbysur, jo i vërtetë. Me këto dua të them, se disa
popuj( në rastin tonë, sllavët e jugut, grekët, apo edhe të tjerë,
edhe pse e dinë këtë fakt, që shqiptarët e kanë folur këtë gjuhë prej
mijëra vitesh dhe duket si e pabesueshme që të mos e kenë shkruar para
vitit 1555, duan të besojnë fabulën e Korbit dhe dhelprës.
Thua që shqiptarët ta kenë dhuruar alfabetin e tyre ( shkrimin e
gjuhës së tyre) grekëve ardhacakë, ashtu si u gënjye Korbi nga
dhelpra???
Thua grekët ta kenë rrëmbyer atë me dinakëri???
Sot ka shumë përpjekje për ta vërtetuar këtë, po deri tani janë më
tepër sesa përfundime të pakundërshtuara, logjike, hamendësime të
pakonturuara.
Cili është mendimi im?
Grekët nuk e sollën alfabetin dhe shkrimin të ngarkuar mbi kuaj apo me
anijet me të cilat erdhën. Ai alfabet lindi kur ata ishin ngulur në
Peloponez e më gjerë.
Për sa kohë që në zbulimet arkeologjike ka fjalë dhe shprehje të
gjuhës shqipe në alfabetin grek, përse të mos mendojmë që ky alfabet (
ose një i afërt me të) të mos e kenë marrë ata nga epirotë, arbanitët
dhe, akoma më në veri dhe verilindje, nga ilirët???
Natyrisht, kjo është një temë, sa e vështirë, aq edhe e domosdoshme për ne.
Po përmend vetëm një fakt.
Emri i Kontinentit të Pëmbytur " Atlanta" nuk shpjegohet me asnjë
gjuhë tjetër, vetëm me Gjuhën Shqipe :
At + Lan ( ë) + ata - Pra, do të thotë : Atin lanë ata.
Ky shpjegim është aq i qartë dhe kuptimplotë, sa edhe bindës.
Cilët ishin ata që lanë Atin?
Kuptohet, banorët e Atlantës që u përmbyt.
Le të marrim fjalën tjetër :
" Atlas " ose " Atlash" Kështu quhej mali shumë i lartë i Kontinentit
të Përmbytur, një emër i përbërë :
At + lash - që do të thotë - Lash Atin.
Po kështu, edhe emri i Oqeanit Atlantik kuptohet vetëm në Gjuhën
Shqipe, në vijimin e emrit Atlas dhe Atlanta : At + lanë +ik ( Lanë
atin dhe ikën)
Nëse do të shohim fjalë, shprehje fjalor, etj të Gjuhës Shqipe, do
vëmë re një përputhje perfekte të " formës " me " përmbajtjen", gjë që
i përket gjuhëve më të vjetra( nuk po përmend cilat gjuhë, se ato
dihen). Po marr vetëm një shembull :
/ Themel i sigurt /
Po e zbërtjej :
Fjala " themel " zbërthehet në : them + e + l( ë) - Pra do të thotë :
them ( diçka( dhe lë( aty) . Ky është kuptimi i fjalës së herëshme
vetëm shqipe( e theksoj, vetëm shqipe) / Themel/
Shohim tani fjalën / i sigurt/ të cilën e kam zbërthyer në shkrimet e
mëparëshme, që do të thotë " i fortë, i qëndrueshëm, si guri"
Atëhere shprehja " themel i sigurt " do të thotë
" Them diçka dhe e lë atje që qëndrushme e të fortë si gur"
Ka ku të shkojë më Shqip se kaq???
Si kjo ka qindra e mijëra të tjera.
Ja pra, kjo është Gjuha Shqipe, gjuha që është më afër kuptimit të
vërtetë të shumë fjalëve, të cilat, në gjuhët e tjera nuk zbërthehen.
Mali Atlas njihet si Mal i Shenjtë, ku jetonin gjithë Perënditë, ato
Perëndi ( po ato) të cilat grekët i vendosën në Olimp dhe në Pind.
Në të vërtetë, ato Perëndi grekët nuk i sollën me anijet që
erdhën...Ato i gjetën tek Epirotë dhe Arbanitët... Edhe ilirët.
Po këta të fundit nga i sollën?
Ky është një përfundim me shumë vlera.
Para ardhësit Pellazgë, nuk ishin gjë tjetër, veçse banorët e
Kontinentit të Përmbytur, Atlantës. Ata që shpëtuan nga përmbytja,
rrugëtuan nëpër Gadishullin Iberik, deri në jug të Danumit dhe zbritën
më pas në Bajjkan, ndërkohë që një pjesë e tyre shkuan në Egjipt.
Ishin po ata, të njëjtët. Dikush i quajti Shumerë, Dikush Pellazgë,
dikush hititë.
Ishin gjithmonë Ata, banorët e shpëtuar nga pëmbytja e Atlantës...
Ishin Pellazgët, të cilët dhanë qytetërimin në Mesdhe e më pas në Europë.
Po të shohësh emrat e shumë qyteteve të Shumerëve, ata kuptohen vetëm
në Gjuhën Shqipe.
Shumerët më të vontë thoshin se kishin zbritur nga mali Zagros. Nuk do
shumë mundim që të kuptohet " mali Sakros , pra " mali Sakro" ose "
mali i Shenjtë"...
Pikërisht Mali Alas"
Sa i përket qenies sonë pasardhës direkt të Atij populli, kjo sot nuk
vihet nga askush në dyshim.
Dielli nuk mbulohet me shoshë...
Të gjitha fjalët, emërtimet, zbërthehen dhe kuptohen në të vetmen
gjuhë, në Gjuhën Hyjnore Shqipe.
Faktet janë këtu, të vërtetat janë tek ato fakte.
Le ta detyrojmë Europën mosmirënjohëse të na pranojë si "Popull Alb",
si " Popull Par" e të mos na shohë si " Përderës", si " Lypsarë"
Kjo varet nga " Urtia e Mënçur Shqiptare" që duhet ta detyrojë
Qeverinë Shqiptare t'i kthejë Krenarinë Kombit të vet.
" ORA E POPPULLIT ALBAN KA ARDHUR "
Është diçka që më ka trazuar gjatë gjithë kohës dhe mendoj se duhet të
na përfshijë të gjithëve në trazimin tim.
E gjithë bota mbarë na quan Albanë ( Arbanë) Çuditërisht, edhe
degëzimet tona, si ato të kaherëshmet, edhe ato të mesjetës, në Greqi,
Itali, në Ukrainë, Kaukaz, Kaspik, deri në kufirin mes Pakistanit dhe
Afganistanit, quhen Albanë
Në Greqi banorët e hershëm të Peloponezit( para ardhjes së fiseve
helene) quheshin Albanitë dhe quhen akoma Arbanitë(jo Arvanitë, siç i
quajnë tani në Greqi, sepse në alfabetin grek " b " lexohet " v")
Në Itali banorët e hershëm të Kalabrisë( po edhe të Campanias)
quheshin Albanë ( Albanes), kurse në mesjetë, pas ardhjes së atyre që
u larguan si pasojë e pushtimit turk( pas vdekjes së Gjergj
Kastriotit) u quajtën Arbëresh.
Sa i përket të tjerëve( U krainë, Kaukaz, Kaspik, etj, ata edhe sot
quhen Albanë.
Aty nga shekulli XV, nisën të na quanin Shqiptarë.
Si ndodhi? Cili është kuptimi i këtij emri? Kush na quajti kështu?
Ka disa shpjegime, të gjitha të para nga këndvështrime të
hamendësuara...Asnjera mbi baza reale.
Lind pyetja tjetër :
Në cilën kohë na kanë quajtur Albanë? Po ne jemi vetquajtur të tillë?
Dhe, si për t'i përmbledhur të gjitha këto, secili nga ne ka të drejtë
të pyes : A jemi vijimësi e pashkëputur e Pellazgëve?
Përgjigja e pyetjes së fundit është : Po.
Dhe kjo duhet marrë e përfunduar si Aksiomë.
Këtu duhet të sqarojmë diçka :
Pellazgët u shtrinë në të gjitha trevat rreth Detit Mesdhe. Nga erdhën?
Duke i marrë së bashku disa qytetërime, , për të cilat Historiografia
e kohëve të ndryshme ka mendime të ndryshme, fare thjeshtë , pranojmë
dy njehësime :
1 . I pari - Për të gjithë qytetërimet, periudhat e fillimeve të tyre
përkojnë ( Edhe pse ata janë parë të veçuar nga njeritjetri).
Përmbytja e Kontinentit të Atlantidës( i cili mendohet të ketë patur
zhvillimin e Botës sonë sot ) duhet të ketë ndodhur rreth 12.000 vite
më parë. Zbritja e Pellazgëve nga jugu i Danubit në Ballkan e më
gjerë, duhet të ketë ndodhur rreth 12.000 vite më parë. Fillimet e
Qytetërimit Egjiptian, datohen rreth 11.500 vite më parë. Qytetërimi
Sumer ( Shumer) llogaritet rreth 7.000 vite më parë.
Për tre të parët, llogaritjet janë thuajse të sakta. Përsa i përket
Shumerëve ( Sumerëve), sipas të gjitha gjasave, duket se qenësia e
tyre ka qenë e shtytur më thellë në kohë. Nëse ata 7.000 vite më parë
kishin ndërtuar një qytetërim shumë të përparuar, kjo të çon në
përfundimin logjik, që duhet të kenë qenë aty shumë kohë më parë.
Nëse koha e nisjes së këtyre qytetërimeve është e njehësuar, atëhere
përfundimi logjik është ky :
Siç dihet, pas përmbytjes së Atlantidës, njerëzit që shpëtuan nga
përmbytja shkuan në tre drejtime :
1. Poshtë rrjedhjes së Danubit( Kjo popullsi zbriti drejt Ballkanit,
në Dardanelet dhe rreth Detit të Zi)
2. Në Egjipt.
3. Në Azinë e Vogël.
1 .Popullsia e parë krijoi më pas fiset e mëdh : Ilirët, Epirotët ,
Maqedonët, Thrakët dhe fise të tjera që autorët e lashtësisë i kanë
quajtur " Ilirë të tjerë ". Njëkohësisht me këta, rreth Detit të Zi u
vendosën fise të afërta me këta që përmendëm : Hititët dhe Nesitët.
Gjithashtu, në veriperëndim të Detit të Zi zbritën nga Ballkani dy
fise . Albanët dhe Arianët.
Rreth 5.500 - 6.000 vite më parë, sllavët e veriut ( dyndjet e para të
fiseve sllave nga Siberia) zbritën në tokat pjellore të Albanëve dhe
Arianëve dhe e dëbuan pjesën më të madhe të asaj popullsie( këto dy
fise, Albanët dhe Arianët ishin bujq, blegtorë, zejtarë të zot dhe
shumë puntorë, kurse fiset e ardhura nga Siberia ishin popuj
luftarakë, që kishin mbijetuar vetëm me luftra) Atje mbeti një pjesë e
vogël e kësaj popullsie.
Pjesa tjetër u vendos në Peloponez dhe që andej u ngjit në trevat
ilire dhe Epirote.
Këta ishin Albanët.
Sa i përket Arianëve, ata u ngjitën më në Perëndim dhe Veriperëndim të
Ballkanit.
Të gjitha këto fise që përmenda flisnin të njëjtën gjuhë... Rrënja e
kësaj gjuhe është vetëm Shqipja e sotme.
Sipas disa të dhënave dytësore, të pjesëshme, emri Alban ( Arban)
haset në katër zona të Ilirisë ( mbi Vjose, deri në Mal të Zi , në
forma " Albanopolis, "Arbanë", " Albanakastër" dhe " Albanoi") si dhe
në një zonë të Epirit , po kështu edhe në Peloponez dhe në një fshat
të Pireut
Pra emërtimi " Alban" paska qenë i pranishën në hapsirat e paraardhësve tanë.
Prej sa kohësh na ka quajtur bota " Albanë?
Kjo, natyrisht, ashtu si shumica e mëdyshjeve për lashtësinë, nuk mund
të thuhet me siguri të plotë.
Megjithatë, po mundohem të jap një ndihmesë të thjeshtë.
Fljala " Alban" përbëhet nga dy fjalë : Alb + janë" ...Njëlloj si
fjalët : Shkodran, Kuksjan, Matjan, Dardan, Dibran, etj të cilat kanë
në përbërjen e tyre fjalën kryesore dhe foljen " Janë "
Shpjegoj :
Shkodër - shkodran - shkodër + janë - janë nga Shkodra - nga Shkodra janë.
Matjanë - janë nga Mati - Nga Mati janë.
Dibranë - Nga Dibra janë, etj.
Pra, prapashtesa " an, jan - është veta e tretë e foljes jam, numri shumës.
Tani le të merremi me atë që është me inters :
Fjala Alban
Ka dy përbërës
1. Fjala kryesore " Alb" që do të thotë " Ag" ose " Agim" ose " Alp"
që është fjalë Pellazge e pastër.
2 . Fjala tjetët që i përngjitet të parës " Janë", ose në formën " Anë"
është folja jam.
Atëhere fjala " Alban" do të thotë - " Janë Alb" ose " Janë Ag", pra "
Janë Agim" ose " Janë Alp"
Pra emri ynë " Alban" do të thotë " Popull i agut", " Populli i
Agimit" ose " Populli Alb" ose " Popull Alp"
Të gjitha këto duan të thonë " POPULLI I PARË QË ZOTI SOLLI NË TOKË"
Po e lidh logjikisht tani prejardhjen e fjalës :
Banorët e Atlantidës ishin të një qytetërimi jashtëzakonisht të
zhvilluar dhe, sipas legjendave, kishin zbritur në tokë nga një tjetër
yllësi.
Kuptohet, është legjendë, po të gjitha legjendat janë ndërtuar mbi një
bazë të vërtetë.
Lind edhe pyetja tjetër :
Përse është quajtur kështu vetëm fisi ynë dhe asnjë fis tjetër?
Përgjigja është e qartë dhe e thjeshtë :
Origjina e këtij fisi është nga majat ( alpet) e Atlantidës, nga ku
AGONTE DIELLI.
Mendohet që ne të na kenë thirrur Albanë vitet e fundit para lindjes
së Krishtit.
Ky duhet të jetë emri ynë i vërtetë.
Sa i përket dy qytetërimeve të tjera, Egjiptit dhe Sumerëve(
Shumerëve),, për Egjiptin përmendet Aleksandri i Madh, i cili sipas
gjithë historiografëve të lashtësisë nuk përdorte përkthyes me popujt
që pushtoi, sepse flisnin po në Gjuhën e tij( Shqipen e vjetër
-ilirishten, maqedonishten, epiroten, etj... Pelasgishten.
Kjo dë të thotë që edhe popujt e asaj treve, që u drejtuan nga
paraardhës të njëjtë me të Aleksandrit, duhet të kishin të njëjtën
gjuhë...Atë të banorëve të shpëtuar nga Atlantida e përmbytur.
Ata njerëz të ndritur e të mënçur që zbritën në Ballkan, shkuan edhe
në Egjipt, i cili ishte një vend i begatë nga matyra, po me një popull
të pa zhvilluar. Ata( njerëzit e Atlantidës, pelazgët ) e drejtuan
këtë popull, i mësuan njohuritë e tyre që ishin thuajse në nivelin e
njohurive të Botës së sotme, ndërtuan shtetin e drejtuar nga Faraoni,
ndërtuan piramidat e famëshme të Egjiptit.
Sipas disa autorëve, edhe Kleopatra fliste një gjuhë, të cilën romakët
e cilësonin si gjuhë jo të afërt me gjuhën e Egjiptit.
Po ashtu edhe pasardhësit e Sumerëve( Persët, etj) Edhe me ata
Aleksandri i Madh foli me gjuhën e tij amtare...Shqipen.
Sidoqoftë, kjo është një temë që do të mbetet edhe për shumë kohë e
hapur dhe me shumë rëndësi për ne, shqiptarët.
Deri tani është pranuar nga të gjithë studjuesit dhe akademikët më në
z[ë të Botës që Gjuha Shqipe është e vetmja rrënjë e Pellazgishtes.
Vetëm në Gjuhën shqipe marrin mkuptim të plotë shumë emërtime dhe
fjalë të Hiti tishtes, Nesitishtes, Sumerishtes, etj.
Nuk po i përmend të gjitha.
Vetëm po jap disa fjalë sumere ( shumere) të cilat nuk kanë kuptim në
asnjë gjuhë tjetër, përveç Gjuhës tonë :
Së pari vet emri " shumerët" në gjuhën shqipe do të thotë " Shumë herët"
Është edhe një kuptim tjetër : Në rajonin e Anadollit e më në jug,
janë zbuluar vendbanime të rregullta nëntokësore. Kjo shpjegohet me
faktin që banorët e parë të këtyre zonave, nga që bënte shumë nxehtë,
i ndërtonin banesat nën tokë, ngaj mund të jenë quajtur " Shumë errët"
Një qytet që u bë nga më të zhvilluarit quhej " Eritu" Në asnjë gjuhë
tjetër nuk shpjegohet. Në shqip do të thotë " E rritur", pra " E
zhvilluar"
Qyteti më i madh ishte " Uruku" që në shqip përkthehet " U rujtka" (
dialektin e veriut) Quhej kështu, sepse ruhaj nga një armatë e madhe
ushtarësh, për vet rëndësinë strategjike të tij. Mendohet të ketë
patur rreth 40.000 banorë. Është Iraku i sotëm.
" Lagash" qytet që lagej nga Tigri dhe Eufrati " Lagash " që
përkthehet " Lagesh"
" Urimi", kuptohet, në shqip " Urimi", qyteti i Abrahamit.
Dy gropa, në të cilat dënoheshin keqbërësit quheshin " Zimbir" dhe "
Zipru"...Që do të thotë " Sjellin zi"
Një zonë që ishte me bira në të gjithë sipërfaqen e saj quhej "
Patibira" ose " Batibira"
Dy ujra termale që quheshin " Kuropak" dhe " Shurupak" pra që në shqip
përkthehen " Kuron" dhe " shëron" pak.
Përmenda vetëm këto, por po të krahasosh disa fjalë të Hititishtes dhe
Nesitishtes, janë shumë të ngjashme me shqipen e vjetër.. Po kështu
edhe të fiseve të tjera pellazge.
U përpoqa të sjell shkurt një përfundim logjik, që në këndvështrimin
tim duhet të jetë i padiskutueshëm, që ne, albanët ( shqiptarët ? )
jemi rrënja e vetme e atij Lisi Gjigand që solli qytetërimet
kryesore... Populli Ag,( Populli Agim, Populli Alb, Populli Alp), që
nuk ishte tjetër veç popullit të Kontinentit të Pëmbytur para rreth
12.000 vitesh.
Kjo është e vërteta e madhe e pakundërshtueshme, të cilën Studjuesit
shqiptarë ( Akademia e Shkencave dhe Akademia e Arkeologjisë) duhet ta
mbrojnë në të gjithë Botën e Qytetëruar sot.
Faktet janë...Argumentat janë...E vërteta është...
Veç të gjitha flenë në sirtarët e Armiqve të këtij Kombi Fisnik, të
këti j populli " Par"
Krahas qindra argumentave aspak të vështira për tu rreshtuar, po
përmend vetëm Një...
Por që është i mjaftushëm.
Cili nga popujt e tjerë i ka dhënë njerëzimit katër nga Strategët më
të mëdhenj të të të gjitha kohëve ?
1 . Aleksandri i Madh ( Leka i Madh)
2 . Pirroja i Epirit ( Pirro Aiakidi - Pirro Ai Akidi )
3 . Napoleon Bonaparti ( Që kishte dy herë gjak shqiptar)
Dhe në më lejohet ta quaj edhe Aleksandrin tjetër .
4 . Iskanderi ( Gjergj Kastrioti) i cili, nëse nuk do të largohej nga
Porta e Lartë për t'i shërbyer Atmëmëdheut dhe popullit të tij, mbaswe
do të kishte udhëhequr pushtimet turke të mëtejsghme të Europës, e
mbase Europa do të fliste sot turqisht...Kësisoj Ai do të radhitej me
tre të parët.
Sidoqoftë, edhe aq sa bëri, Ai shpëtoi Europën, e cila edhe sot e
kësaj dite nuk e vlerëson këtë, sepse u soll poshtërsisht me popullin
e Atij njeriu që e shpëtoi dhe po vijon të sillet si putanë e regjur,
duke na lënë të trokasim si përderës në dyert e Kështjellës" që e
ndërtuam dhe e mbojtëm ne.
A duhet të jemi krenarë për këta njerëz të Mëdhenj?
Sigurisht.
Në radhë të parë kjo duhet të qe udhërrëfyesi i Klasës Politike Shqiptare.
Së dyti, udhërrëfyesi i punës së Studjuesve, historianëve, akademikëve etj.
Gjëja më e thjeshtë që mund të bënin këta që përmenda, ishte të
ngrinin një përmendore gjigande , krahas Gjergj Kastriotit, ose
gjetiu, për ta detyruar Europën të pranonte përkatësinë Albane të
këtyre Gjigandëve të të gjitha kohëve.
Cili nga politikanët, apo pushtetarët dhe, akoma më keq, nga
studjuesit e kanë shkuar nëpëmend këtë?
Historinë tonë e kanë vjedhur nën hundën e atyre që na drejtojnë gjatë
gjithë kohëve.
Ashtu si na kanë coptuar trupin që e kanë hedhur në sajesat Sërbe,
Greke, Maqedone, Malazeze, Boshnjake...
Pse jo, edhe Turke, atje ku rreh i papërmendur 50% e shpirtit shqiptar .
Ka ardhur ora e popullit " Ag" apo "Alb" që ta detyrojë Europën të
pranojë fajet që ka ndaj tij dhe ora e këtij populli që të marri fatet
e tij në dorë.
Kjo klasë politike ka helmuar vetëdijen kombëtare dhe po e çon
popullin në verbëri dhe shurdhëri.
Të paktën le ta mësojnë dhe ta pranojnë e të bërtasin gjer në qiell
shqipfolësit që po na drejtojnë, që :
Greqia e ka vendin poshtë Gjirit të artës dhe Prevezës( Edhe atje u
kanë hyrë në pjesë Arbanitëve - Albanëve të lashtë të Peloponezit)
Sërbia të thyejë qafën matanë Luginës së Preshevës dhe Mitrovicës.
Maqedonia të shtyhet matanë Shkupit.
Mali i Zi e ka tepër edhe Podgoricën.
Bosnja të lerë Sanxhakun dhe krahina të tjera.
Veç është e qartë si drita e diellit, që ata nuk kanë për ta bërë kurrë këtë.
Nderin e këtij Kombi duhet ta venë në vend njerëzit me rrënjë të
thella Atmëmëdhedashurie.
Le t'i kërkojmë këta njerëz dhe t'ua besojmë atyre Detyrën e Shenjtë
të Shërimit të Shpirtit të Kombit.
Ora e Albanëve ka ardhur dhe Kohën duhet ta detyrojmë të eci me këtë orë.
Pajtim Xhelo,, 2023
Comments