“Ne 20 vjeçarët”
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 16, 2020
- 1 min read
“Ne 20 vjeçarët”
Poetit dhe shkrimtarit Musa Vyshka
Nga Fatmir Terziu*
Sa i plakur më duket ky kënd
Jam ndjerë i ri
Çamarrok,
djaloshar
dhe burrë
Jam ndjerë edhe njeri
Në këtë kënd
Mes mallit të përzhitur, furrë!
Sa i plakur ky kënd
Këta gurrë
Këta qoshe të rënda hajmali
Sa i rëndë për besë e vatan
Ky malli që tretet në brendësi!
Jam ndjerë i turpëruar në fëmijëri
Tek ky kënd dëshmitar
Teksa villnim mbi avlli
Kumbullat e tharta
Të papjekurat qershi...
Jam ndjerë frikacak tek ky kënd
Kur fustanin ta grisi ajo ferrë
Teksa gjumi na kish ngërthyer rëndë
Dhe mbi ne dy gardelina bënin poterë.
“Ne 20 vjeçarët” pastaj shtrëngonim në gji
Brilantet e qeta të Musa Vyshkës
Si karakaftet që mbinin nën ullinj
Dremisnin skuqafaqet tona poezi.
Lasgush Poradecin e ngatërronim shpeshherë
Teksa lexonim “Ne 20 vjeçarët”
Por, na nxirte nga bataku menjëherë
Pano Taçi që e njihte mirë atë vlerë...
Pastaj bashkë me Vyshkën në këtë kënd
Përzier na vinin përditë
Vath Koreshi, Ruzhdi Pulaha,
Sulejman Mato, Elena Kadare, Sadije Agolli
Dhe më tej zhuritej ullishtja
Teksa merte ngjyrë portokalli!
Bëka vapë sërrish tek ky kënd
Myshqe, likene e mjaft gjemba
Bukaniku ballë mbahet rëndë
Mbi betone tashmë shkel këmba...
*Përfshirë në vëllimin poetik "Lumenjtë e ëndërrave" (2012)
Comments