
DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
NDOSHTA JETËN…
“Ti e nxore
Të gjallin nga hiçi
Po Ti e nxore të vdekurin nga i gjalli”
Ti më bëre
Të më harbojë shpirti
Kur iu hodha malit si një kali.
Kali jele resh
Turfullonte
Me poetin të zbulonte jetën.
Miliarda yje
Xixat e patkonjve
Vezullonin të gjenin të vërtetën.
Nuk e di
Do ta gjejmë vallë?
Rendim me galop, po ku është finishi?
Nga ta di
Do jem a s’do jem gjallë
Ndoshta jetën e mban brenda HIÇI…
PËRSE
Përse qesh,
Kur duhet të qash
Për çka sheh e të dhëmb zëmra?
-Po, por jeta
S’është mëndafsh
Ka dhe gjak dhe dhimbje brënda…
Prill, 2022.