Ndonjëherë kur malli
më merr për të ikurit
lehtë rrëshket një lot
mos më flisni.
Ndonjëherë kur reja e zezë
mbi kryet ulet
n'udhëkryqe gjendem
mos më flisni.
Ndonjëherë, kur në qerthullin lëmsh të halleve të jetës gjendem
si n'rrjetën e merimangës
mos më flisni
Ndonjëherë kur humori
më është prishur
se n'shinat e mija fëmijët
nuk preferojnë më të ecin
mos u shqetësoni.
se kalimtare është.
Ndonjëherë kur më shihni
që n'padi kam thirrur veten
dhe llogari i kërkoj
për çka në vite
u venit
u shkërmoq
u prish
ndryshe u ringrit
më jepni kurajo
"Kështu gjithçka
ndryshon e lind."
Comments