top of page

Ndodh edhe kështu....



Më mirë syri se sa nami. Kështu funksionon kjo histori kur nga i thati digjet dhe i njomi. Ja pra pse themi kështu? Policia britanike ka arrestuar një piktor dhe dekorues që ata dyshuan se merrej me “bar”, vetëm për të gjetur se “malli” i tij ishte…çaj mali. Piktori dhe dekoratori Agim Agaj u arrestua nga policët të cilët dyshonin se ai merrej me drogë, kur ai kishte vetëm çaj mali, dhe duhet thënë se nuk është fare i panjohur në Britani të Madhe, pasi si ai çaj mali shitet në të gjitha supermarketet greke dhe turke në Londër.

Agim Agaj, 53 vjeç, thotë se ai u kontrollua dhe u mbajt për 15 orë pasi policia zbuloi në furgonin me të cilin udhëtonte degët e çajit të malit. Oficerët që menduan se ishte marijuanë e mbajtën Agimin nën dyshimin e posedimit me qëllim furnizimi, e prangosën dhe e mbyllën në qeli. Por ishte shumë larg nga bosët e drogës të Narcos sepse kontejneri plastik midis sediljeve të përparme përmbante vetëm çaj mali.

“Ai ka marijuanë”, piktorit dhe dekoruesit shqiptar i vihen prangat dhe mbahet 15 orë në qeli në Angli pasi i zbulohet kutia me ‘barin e dyshimtë’: Ishte çaj mali!


Agimi tha për The Sun, fakt që e bën publike më tej dhe “Scotish Sun”: Ishin dy policë. Një hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë të madhe plastike. Ai i tha policit tjetër: ‘Ai ka marihuanë!’. Unë thashë, ‘Kjo nuk është drogë. Është çaj mali!’. Ata nuk dëgjuan. Më arrestuan menjëherë. Çaji nuk duket aspak si barërat e këqija. Nuk ka erë si bari. Edhe një fëmijë mund të shohë se çfarë është çaji dhe çfarë është kanabisi.” Pra e thënë qartë ndërsa puna ka shkuar kaq keq tek perceptimi se shqiptarët merren me kanabis dhe Agimi me sa duket, u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Ëeymouth, Dorset, dhe u intervistua të nesërmen para se të lirohej pa akuzë sepse nuk kishte prova.

Ai pretendoi se oficerët u dërguan gjithashtu për të kontrolluar shtëpinë e tij të vjetër dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme.” Policia e Dorset tha: “U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se një enë plastike që përmbante atë që dukej të ishte një substancë bimore që oficerët besonin se mund të ishte drogë ilegale.” Forca shtoi: “U kryen hetime të mëtejshme. U konfirmua se substanca në kontejner nuk ishte një drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë”.

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page