top of page

NDODH EDHE KËSHTU


Edmond Llaçi

Mbështetur në ngjarje të jetuar Atje në hyrje të qytetit ku dikur ngrihej kisha e hershme e tij dhe e vetmja, të cilën hapësirë sot e zotëron një shkallare e re, në një prej sheshpushimeve të saj gjithmonë në të zbritur, nga ana e majtë, e ndodhur jo vetëm si distancë por edhe si lartësi me sipërfaqen e detit, tarraca e drunjtë e një taverne do të ishte një prej kënaqësive të shumta. Dikush, i ulur në krah të faqes kryesore të asaj ndërtese të vjetër dykatëshe nga të paktat që ka mbetur në këmbë, nuk do ta ndante shikimin e tij për nga hyrja e saj deri sa do ti shfaqeshin ata që ai po i priste. Dhe ja me një lëvizje të dorës i thërriti ti shkonin pranë. Nga ata të dy, ai më i vogli në moshë dhe në trup, deri sa të çoheshin prej andej do të ishte në rolin e dëgjuesit ose më saktë në atë të vëzhguesit. Në gjithçka të asaj bisede midis tyre, ai kuptoi se ata njiheshin prej kohe. Dhe u përpoq të mos i shpëtonte asgjë nga ato që po dëgjonte. E thërriti paraqitja e atij burri në moshë jo të vogël. Ishte shtatlart. Në të gjitha ato ç’ka personifikon një individ të racës mesdhetare i ndjehej në ballë, në sytë me ngjyrën e tyre të kaltër paksa të blu ullinjtë, në hundë e buzë dhe mjekrën të cilat në sinkron me njëra tjetrën, dhe në një tërheqje pakëz vertikale të fytyrës, shfaqnin bukur tiparet e tij mashkullore. Në mënyrën më instiktive e cila i ndodhte shpesh kur kërkonte të zhibronte thellë karakterit të tjetrit që i ndodhej përballë, tek ai ndjeu një lloj ngjajshmërie me të jatin e tij. Pasi kamarieri sistemoi mbi tavolinë gjithçka të porositur, ata i çukitën me kënaqësi gotat me verë. Dhe ai shfrytëzoi momentin për t’u thënë se kishte gati për botim një libër autobiografik. Duke qenë njeri i letrave e cila kjo ishte cilësia e asaj lidhje midis tyre, shtoi se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend të bënte një hap të tillë, të rrëfente vetveten. Ato vite të tmerrshme i kujtoj shpesh. Jeta e gjatë brënda atyre hekurave është e pa mundur të shuhet, të harrohet dhe kjo ishte arsyeja ku të gjithë si familje dëshironim një orë e më parë të mernim atë rrugëtim të largët që në ditët e para të rënies së diktaturës. Ishte ajo vuajtja e përbashkët familjare, brenda dhe jashtë atij burgu famëkeq të ndodhur në ato zgavrat e thella të atyre shpateve malore tepër të egra, ku veçse në pak orë mund të shihje një fije dritë dielli. Dhe ja sot ndodhem këtu sepse thellë brënda meje ende ekzistojnë të strukura, dëshira dhe kujtime të shumta. Kjo është ndoshta një nga arsyet që më shtynë të shkruaja atë histori të hidhur. Ai heshti për një çast. Me gotën në dorë, si për të plotësuar atë moment bëri edhe një urim tjetër, por veçse me një lëvizje koke. Mori frymë thellë. Duke parë mikun e tij, më saktë të dy ata, u tha se më në fund realizoi edhe qëllimin e tij kryesor. Tashmë zotëronte një kopje të dosjes, të procesit gjyqësor nga i cili u privua me pesëmbëdhjet vjet heqje lirie për agjitacion propagandë. “Vëzhguesi” duke u përqëndruar edhe më shumë mbi fytyrën e tij vuri re një tjetërsimin e saj. Ndjehej se në ato momente, nga të gjitha sa bluante në kokën e tij, ishte përballimi me atë njeri me të cilin siç thoshte ai, ata për një kohë të gjatë kishin qenë koleg në të njëjtin institucion shtetëror. Nuk do të mundesha të ikja pa e takuar por ishte e pa mundur pasi ai kishte ndruar jetë para dy-tre vjetësh. Në atë dosje voluminoze shkruheshin të pamenduarat dhe të pandodhurat prej meje. As edhe një herë nuk më shkoi ndërmënd se ai përveç shfaqjes së tij të përditëshme kishte edhe një fytyrë tjetër, të atij të vënë në shërbim të diktaturës. Nga të gjitha ç’ka shkruhej, aty shpalosej thjesht dhe pastërt karakteri i tij negativ. Një ditë, si i dërguar posaçërisht për të zgjidhur atë problem përballohem me një nga bashkëvuajtësit. Të përmalluar biseduam për shumë gjëra për vitet brënda dhe jashtë atij burgu famëkeq. I tregova për dosjen dhe qëllimin përse ndodhesha rrugëve të kryeqytetit tonë. Ai më krijoi mundësinë por tepër shokuese. Shkuam tek një lokal i cili ende sot mbledh në ambientet e tij njerëz të artit. Me qëllim për të krijuar një situatë të qetë ai e vërtiti bisedën rreth zhvillimit të çështjeve të kohës e gjëra të tjera. Duke shfrytëzuar momentin e çoi në atë ç’ka dëshiroja duke më kërkuar të ktheja kokën mbrapa ku me gishtin e tij drejtuar diku më pyeti nëse i njihja dy personat të ndodhur pranë njeri-tjetrit. Po i u përgjigja, ai djathtas është im bir. Po a të tjetrin e njeh dhe pa pritur përgjigjen time më thotë, ai është i biri i atij që ka qenë dëshmitar kryesor në gjykimin tënd. U shtanga. Në atë çast nuk po mendoja asgjë. Isha gati ta mbërtheja për rrobash dhe me pa të drejtë, gati si për ti kërkuar llogari atij bashkëvuajtësi dhe njeriu të mirë. Më erdhi pranë duke më hedhur dorën mbi krahë. Ndoshta nuk duhej të ndodhte kjo gjë u shpreh ai. Ose ndoshta më mirë pasi kështu do ti krijohet mundësia për të mësuar të vërtetën. Yt bir nuk është i vogël. Një çast i pa pritur i bashkoi. Ndihma që mori yt bir në momentin më të vështirë nga përplasja prej një automjeti dhe kjo është njohja me të. I duhet pak kohë. Po ai tjetri kur ta mësoj se kë shpëtoi. Mbaroi të gjitha ato që ke në plan për të realizuar, jepi kohë birit tënd pa i treguar asgjë ç’farë ke mësuar dhe shko atje ku ke ndërtuar jetën e re. Yt bir përpara ka kohën, jetën e tij për të cilën dëshiron ta shijoj. Po ai tjetri, pasi asgjë sot nuk mund të qëndrojë e fshehtë si do të reagoj, a e mendon dot. I ndodhur pranë meje, me dorën ende të hedhur në supin tim u përpoq të më zbonte mankthin që më kishte kapur, të cilën po e ndjeja të shfaqur në sytë e tij. Pas gjithë atij rrëfimi, asnjë prej tyre nuk po guxonte ta përqëndronte më shumë se tre katër sekonda shikimin tek tjetri për të vetmen arsye të mos kuptohej ajo që po përjetonte. Ishte një situatë e cila nuk kërkonte fjalë por vetëm heshtje. Ajo do të thyhej veçse nga prania e kamarierit tek do të vendoste në tavolinë një kanë me verë, prej të zotit të lokalit. Me gjithëse në heshtje, në fytyrat e tyre u shfaq ajo e miratimit dhe e përpjekjes për të dalë prej asaj situate. Çukitën gotat. Në ato çaste, ku heshtja mes tyre nuk ishte gjë tjetër pasi ishte veçse në ikje, ata po përtypeshin, po konsumonin diçka nga ato që ishin shtruar aty. Ishte një moment ku dëgjohej kërcitja e lehtë e ndonjë piruni a thike mbi pjata e cila vërtetonte kënaqësinë e asaj që po përtypnin dhe si vazhdim do të ndjeheshin disa prova të lehta mbi telat e një kitare. I zoti tavernës e kishte menduar ose më saktë e kishte kuptuar se klientët përveç ushqimit do ta dëshironin edhe një interpretim të këndshëm prej tij. Midis rritmeve të ndryshme muzikore ai do të luante edhe ato të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar të cilat ishin veçse përjetime të atyre brezave. Për atë tavernë si shumë herë të tjera, ishin nga moment më të këndëshme. Një natë magjike për të gjithë ata që po pushonin në aty qytet të ngritur buzë detit. Ajo treshe e këndëshme e kishte flakur heshtjen dhe jo vetëm atë, por edhe të kaluarën e hidhur ku e cila për ta e shumë të tjerë ishte një vuajtje e përbashkët. Në ato çaste nuk të krijohej kureshtja për të mësuar se në cilën gjuhë fliste grupi që kishe në krahë pasi gjuha e atyre pajisjeve metalike tek kërcisnin mbi pjata, ishte më e komunikueshmja në ato momente .



30 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page