top of page

Ndjekja e lirisë


Ndjekja e lirisë Fatmir Terziu

I. gardh

Një gardh muzg i errët pengon pamjen e një oborri të një shtëpie përdhese pas kunjave të ngulura nga e shkuara si blozat delikate të kokrrave të djegura të kafesë.


II. putra

Një putër kureshtare ngjitet ngishëm në krye, një shtjellë kokomeli me model villasje kthetrat zhgërriqen, ca merimangë mëndafshi që zbulohen, duke gërmuar në mishin e gardhit.


III. skilja

Papritmas, koka e skiles shfaqet si një trup letargjik që gëlon nga një makth lëvozhgë kërcije në venitje me ngjyrë, sytë e saj të ngjeshur më shpojnë.


IV. shkrepëtimë

Ndërsa të dy putrat e skiles mbërthehen gardhi kokëfortë ngjeshet si një sëpatë akulli një rritje e energjisë e shtyn skilen në zbythje.


V. zbythje

Në pamundësi për të vazhduar përtej gardhit, skilja leqenoset përsëri në territorin e saj.

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page