NDEROJNË SHËN NËNË TEREZËN


PRISHTINA DHE SHKUPI NDEROJNË SHËN NËNË TEREZËN NË

DITËLINDJEN E SAJ DHE NË 5-VJETORIN E SHËNJTËRIMIT


Nga Frank Shkreli

Dioqeza Prizren-Prishtinë e Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë organizoi të ënjtën me 26 Gusht, 2021 një akademi solemne kushtuar Bijës së Kombit shqiptar Shën Nënë Terezës me rastin e 111-vjetorit të lindjes dhe 5-vjetorit të shënjtërimit të saj nga Papa Françesku në Shtator, 2016. Akademia u mbajt në “Qendrën BogdaniPolis” të Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Presidentja e vendit, Dr. Vjosa Osmani.