NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR


Qatip Mara

NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË GJITONIT TIM TË PAHARRUAR

PASKAL PAPA QË HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS NGA BANDA E KRIMIT


Me shumë dhimbje shkruaj përkujtimoren e vrasjes në mënyrë mizore në krye të detyrës të gjitonit tim të paharruar Paskal Papa. Kur fillova punë në qytetin Selelenicë Vlorë njoha përgjegjësin e angjensisë bankare Paskal Papa, i cili tregonte shumë kulturë në shërbimin ndaj institucioneve dhe qytetarëve si në ditët e planifikuara të shpërndarjes së pagave të minatorëve, puntorëve të ndërmarjes bujqësore , mësuesve, personelit mjekësor , pensionistëve. Me buzëqeshje të sinqertë priste të gjithë klientët e arkës së kursimit, ishte i papërtuar duke shërbyer edhe jashtë orarit zyrtar. Kur krijova familje pushteti më strehoi në një dhomë përballë shtëpisë private të familjes Paskal Papa, e cila që ditët e para na ofroi ndihmën e saj bujare. Gjitoni i mirë është si vëlla pa pjesë e në disa raste ja kalon edhe vëllazërisë më të mirë. Nuk mund të harroj ngrohtësinë familjare që gjetëm tek familja e të ndjerit Paskal Papa. Sapo nisa jetën familjare në dhomë kishim vetëm krevatin e fjetjes. Paskal Papa me bashkëshorten e tij mësuesen e nderuar Kristina na u bënë “derë babe”, me shumë mirësjellje dashamirës na prisnin në shtëpinë e tyre, na ftonin të gëzuar të shkonim pa ndrojtje për të parë edhe televizorin, i cili në ato vite shitej vetëm me autorizim nga institucionet shtetërore.

Kur na lindi fëmija i parë ndihma dhe kujdesi i familjes Paskal Papa ishte e jashtëzakonshme.Me shumë prekupim na jepnin ngrohtësi e dashuri njerëzore që nuk mund të përshkruhet saktësisht me fjalët e këtij shkrimi. Në dhomën tonë të vetmuar filloi jeta e gëzuar familjare duke patur mbështetjen miqësore-vëllazërore të familjes Paskal Papa. Edhe kur na lindi fëmija i dytë ndihma e kujdesi ishte i pandërprerë. Kur fëmijët filluan të ecnin e të shkonin në kopshtin parashkollor shkonin shpesh tek familja e Paskal Papës, hynin lirshëm pa ndrotje si në dhomën e tyre, sidomos për të ndjekur emisionet e televizorit. E gjithë familja e të ndjerit Paskal Papa , me vajzat e mrekullueshme Klarida, Albana dhe djemtë e urtë e shumë të dashur Altimoni e Leonardi na prisnin të gëzuar me shumë dashamirësi. Sapo hynim në shtëpinë e tyre fytyra e gjitonit të paharruar Paskal Papa ndriçonte e buzëqeshte me shpirtin e tij human,të sinqertë dhe me shumë mirësjellje na respektonte. Edhe muret e shtëpisë na dukeshin të qeshura sikur na uronin mirëseardhjen në këtë familje të mrekullullueshme intelektuale.

Paskal Papa

Paskal Papa me bashkshorten Kristina Papa


Miku im, gjitoni mrekullueshëm Paskal Papa edhe pse lodhej duke punuar me bilancet financiare në zyrën e angjensisë bankare, më ftonte me këmbëngulje të shkoja për të ndjekur ndeshjet sportive të kampionatit europianë e ndërkombëtare, të cilat ishin argëtimi ynë, por kjo kishte vështirësi se duhet ndërruar drejtimi antenës së televizorit . E ky ndërrim drejtimi bëhej ilegal natën se ditën të raportonin në organet e diktaturës së proletariatit dhe lufta e klasave nuk ta përtonte heqjen nga puna. Zhurma e madhe demagogjike e luftës kundër ideologjisë armiqësore borgjezo-revizioniste na shoqëronte çdo ditë në punë. Në qytetin e minatorëve Selenicë ishin shtuar të internuarit politikë, të cilët paraqiteshin në mëngjes herët, drekë dhe në darkë tek roja operative e pushtetit për t’u verifikuar ekzistenca e tyre në Selenicë. Ne mësuesit na përdornin për roje operative, turni i dytë dhe turni tretë.

Na kishin dhënë një fletore me listën emrore të internuarve, ku sipas grafikut në një kollonë duhej shënuar kur paraqitej ose nuk paraqitej personi listuar sipas grafikut ditor. Këtë fletore e kontrollonte vazhdimisht oficeri sigurimit. Kur të internuarit paraqiteshin në turnin tim ndjeja emocione keqardhje që i kishin internuar. Vigjilenca proletare komuniste të survejonte edhe në gjumë.Me gjitonin tim Paskal Papa bisedonim për jetën demokratike perëndimore që bëhej jashtë Shqipërisë .Ai kishte fituar shumë besim tek mua dhe diskutonte pa frikë për ndryshimet e jetës perëndimore me vendin tonë. Paskali kishte vëllan me banim në SHBA, ishte larguar që nga Lufta Dytë Botërore. Kur erdhi për herë të parë letër nga vëllai amerikan, Paskali më thirri dhe lexuam fjalitë që vëllai tij theksonte se :

“ Këtu në Amerikë gazetat shkruajnë që të konsumojmë sa më pak mishin e kuq , por të konsumohej më shumë mish i bardhë” .

Ishin vitet e zeza të tufëzimit, ne furnizoheshim me tollona, mishin e kuq e shikonim me sy