Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola!



ese


Vilhelme Vranari Haxhiraj

Vo:Fragment i shkëputur nga libri im “Elitat e mohuara, krenari Kombëtare”, f.77-82

Aristidh Kola, 1944- 2000, Shqiptari i Madh, studiuesi më i ndritur,Elitë & Nder i Kombit, i cili, edhe pse lindi e jetoi larg tokës mëmë, e tregoi me vepra se, ishte krenar për kombësinë shqiptare, i mbrujtur me gjak pellazgo-iliro-arbër.

Aristidhi, shqiptari me shtetësi greke, një Elitar i kombit u bë shembull frymëzimi për historianët e shitur tek shovinizmi greko-serb. Ai kurrë nuk i harroi e mohoi gjenet e tij Pellazgo-iliro-shqiptare. Ishte krenar që në vena i rridhte gjak iliro-shqiptar, një gjak të pastëre të pandotur, ia helmuan egërsirat shoviniste.

.

“Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë...”, Aristidh Kola

“Gjuha shqipe është mëma e gjuhës greke”. A.Kola

Aristidhi, lindi më, 8 korrik, 1944, në Kaskaveli të Thivës ( Tebës) në Greqinë Qëndrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas.

Aristidh Kola ishte jurist, historian, shkrimtar, publicist dhe studiues. Ishte kryetar i Lidhjes së Arvanitëve. Aristidhi ishte me shtetësi greke dhe me kombësi shqiptare, që punoi për lashtësinë e Ilirëve, si dhe origjinën e grekëve. I udhëhequr nga ndjenjat amëtare të të parëve, i mbrujtur me dashurinë për kombin e tij, të cilit ia kushtoi jetën studimore dhe atë fizike. Vdiq në Athinë më, 11 tetor, 2000. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme, një shtet i sajuar duke rrëmbyer dhe huajtur gjenezën dhe gjuhën e popullit që gjeti në gad. Ilirik( Pellazgëve hyjnor). Sot ajo mburret me një histori të vjedhur që ka përvetësuar gjatë shekujve.

Aristidh Kola, studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase dhe tronditi sferat studimore të antikitetit grek , që kanë hiperbolizur dhe mashtruar historinë e vërtetë të banorëve autoktonë në Ballkan, që ishin pellazgo-ilirët. Bota akademike i njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

Aristidhi bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola, u bë i njohur në Greqi, sidomos për përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së, duke u shfaqur në disa emisione televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh në rrugë gjyqësore.

Aristidh Kola, ishte miku i madh i të gjithë shqiptarëve dhe besnik i së vërtetës historiko shkencore për origjinën e shqiptarëve dhe të grekëve. I qeshur dhe i dashur, Aristidhi  ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme arvanitase të Greqisë.

A. Kola ka bërë një punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A. Kola, vdiq në vitin 2000, pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).

Veprat studimore të Kolës:

-Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, 1983.

-Gjuha e Perëndive, 1989.

-Deklarata e Bashkimit Arvanitas.

-Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanite

-Fjalori Krahasues i Gjuhës Shqipe

-Greqia në Kurthin e Serbëve të Milosheviçit

-Kënga e Mercenarëve, prejardhja e grekëve

-Mithi dhe e Vërteta

-Varrimi i Tretë i Marko Boçarit

*vo:Gaz:Dita-December 28, 2015 –Ariatidh Kola : “Shqiptarët që bënë Greqinë”:revista “Besa”, nisi botimin e saj si organ i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë, në vitin 1983 si revistë e përtremuajshme. Artikulli i Aristidh Kolës shfaqet në numrin 5 të “Besës” (qershor-korrik-gusht 1984), në kohën kur autori ishte edhe sekretar i Lidhjes ndërsa kryetar ishte Jorgo Jeru. Revista e cila vijon të dalë edhe sot, trajtonte çështje të historisë, folklorit, letërsisë dhe temave aktuale, ashtu si dhe revista tjetër, e përdymuajshmja “Arvanon”.

Përveç artikujve të shumtë dhe kontakteve të përditshme me diasporën arbëreshe kudo nëpër Mesdhe e botë, vepra e Aristidh Kolës, i lindur në vitin 1944, në fshatin arvanitas Kaskaveli të Tebës (Thivës) në Greqinë qëndrore, është përjetësuar në dy librat e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, 1983, dhe “Gjuha e perëndive”, 1989. Ai në këtë libër studimor tregon se gjuha shqipe është gjuhë e Perëndive. Sipas tij dhe shumë autorëve qysh nga antikiteti e në vazhdim thuhet se, Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë...

 *Arben Llalla: Muzika: Albasoul prezanton thesarin e këngëve Arbëreshe

Vo:Alba Soul( shpirti i Arbëreshit): Studiuesi A. Kola, ishte nismëtari për krijimin e disqeve me këngë të vjetra arvanite dhe një me këngë arbëreshe. Deri sa u arrit në botimin e librit me këngë arvanite Arvanitasit, këta krijues të Greqisë së Re”, përbëjnë popullin që mbajti barrën kryesore të luftës çlirimtare të 1821.

Të fuqishëm, të pamposhtur dhe liridashës, me gjakun e tyre lanë tokën greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinë e Greqisë së Re. Një popull i tillë, me shpirtin luftarak, është e natyrshme të shprehej përmes këngës epiko-lirike dhe vajeve. Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX nuk ka. Dy këngë suliote gjenden tek ’Bleta shqiptare’ e Thimo Mitkos që u botua më, 1878, në Aleksandri të Egjiptit. Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur Mikloferi botoi veprën ‘Atika und seine Heutigeu’ ku, midis të tjerash thotë : “Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitasve.” Konkluzionin e jep Aristidh Kola, i cili thotë: “Kështu u bë greqizimi gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh më vonë si greke.”

Këto 15 vitet e fundit, falë kërkimeve të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitër Leka dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanas Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase me titull ’Këngët Arvanitase’ dhe ‘Trëndafilat e Shkëmbit’ që janë përmbledhje e disa këngëve të arvanitëve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë së Jugut.  Pas 17 vite studimesh nëpër Çamëri, në fund të vitit 2002, doli ne qarkullim “Antologjia e Këngëve Arvanite të Greqisë”, m