top of page

Ndërvarje


Prof Dr Fatmir Terziu

Ngjyrimi publik i komunikimit të situatave ndjek sitën e zhdukjes së karakterit të vetë arsyeve që e bëjnë atë karakter tregtar. I tillë është edhe ngjyrimi i kulturës së komunikimit. I tillë është dhe masazhi, bashkë me mesazhin semantik që i bëhet gjuhës. I tilllë është dhe procesi i transferimit të grumbujve lëmsh-kulturore në një libër. Të gjitha këto sjellin ndërvarjen midis kulturës dhe angazhimit, ideve dhe shkrimit, trajtës gjuhësore dhe formës me të cilën gjuha sillet dhe trajtohet. Në një përkujdesje të tillë edhe forma estetike e një kopertine shndërrohet në lëmsh. Reklamimi me sy në sy të verbimit kolektiv është palë e ndërvarjes kulturore të komunikimit (pasi edhe gjuha e fotografisë, imazhit, apo qasjes si e tillë është një lëmsh-idesh). Por ky është ende momenti ku gjithë kjo praktikë e sfumuar mund të zbutet ligjërisht dhe praktikisht.

Nga të gjitha rathët ku sillet kjo pjesë valore e ndërthurjes mbetet pas sitës vetëm reklama e shtrirë gjerë e gjatë dhe pa afat në një rrjet social, ku aty merr dhe klikimet e fundit për fat nga një padukshmëri e paqartë. Karakteri i tillë i qasjes së pjesës më të dhimbshme kulturore vazhdon të thellojë hendekun e ndarjes, realizon deklarimin e hershëm të Theodor Adornos, që karakteri tregtar i kulturës bën që të zhduket dallimi midis kulturës dhe jetës praktike. Më tej po këtu, pamja estetike (Schein) shndërrohet në lëmshin, ​​që reklamat komerciale u japin mallrave që e thithin me radhë. E shkuara e lindur me artin që një art të vijë i qartë dhe i saktë tashmë ka varur veten në ngjyrimin publik të komunikimit. Romantizmi i Gebelit ka kaluar cakun totalitar në këtë pikë. Dhe një armatë e re e ka huazuar atë dhe në politikë.

Nga të gjitha pikat nyja e labirinthit të komunikimit ka një sy në këndin ku vërtitet modeli, dhe një vesh aty ku ato që sillen si produkte presin radhën të varen e të ndërvaren në një hapësirë teli, si në modelin e rrobave të zhubravitura kur dalin nga një makinë larëse. Në këtë zhubrim nuk ka vija ndarëse, por ka vetëm ndërvarje a-kult-urore, jo-reale, amorale, në jo pak raste. E sotmja e politikës shqiptare na përcjell përditë me dhjetëra fakte. Historia e ditëve tona na solli marrëveshje në orët e vona. Dështime të plota. Kuvend Popullor me mandat në korr. Opozitë me slitë në zyrë e me një sy në pasqyrë. Dual-opozitë në Parlament, ku vetëm pamja dhe jo më pastaj fjala të bën të luash nga mendtë. E gjitha i ngjan një xhepi të mbushur me debit e kredi në një kohë që ai mbetet i grisur dhe nuk dihet se ku i ka humbur plastikat e tij. Të gjitha këto kanë një hyrje në estetikë. Të gjitha këto quhen realitete të sotme në politikë. Dhe natyrshëm ndërvarje kulture në praktikë.

Pamje dhe fakte të tilla përmblidhen rreth frakturës themelore brenda vetë dështimit që në asnjë çast, apo rast pranohet si një dështim. Thjesht është dhe qartësohet përditë se është një ndërvarje që kërkon ndëshkim. Dhe një ndëshkim me meritë mund të bëj efektin e dytë: të të hapë sytë. Duke u kthyer tek Shilleri që na solli në ekranet tona eksperimentin viziv të heshtës në mollën e vendosur në kokën e njeriut viktimë, po aq dhe të tërshërës së egër të një personi që kërkonte ta mbillte në kohë të keqe e ta korrte në kohë të mirë. A ka këtu ndonjë eksperimentues shqiptar gisht? Nuk mendoj ndryshe, të përgjigjem, se sa të them nëse nuk e kemi kuptuar ende le të synojmë të paktën të mos e marrim seriozisht. Ndryshe dhe kjo ndërvarje e karakterit trafikues-tregtar do të na mbetet mot e jetë një halë tjetër syve, para kësaj pasqyre.

Këtu qëndron mirëkuptimi i heshtur ndërmjet mësuesit dhe nxënësit, në risinë e re të mësimit online, kur prapa vetë jo-fjalës shqipe në të ftohtën e ekranit, shfaqen metoda dhe metodika që zbulojnë se tashmë e ndërvarur është edhe frika. Frika që zbulon faktin e një rrëmuje për të vënë kuje... edhe në këtë lidhje rrëmuje, e cila i lidh ato në mënyrë mistike, pavarësisht nga të gjitha konfidencat e tjera, që hepohen në një majë të padukshme thike. “Mos na shkurtojnë?!”; “Si do t’i vijë hallit tonë”; “vallë andej çfarë thonë?!”; “a flet shqip Ministrja jonë e Gjuhës Shqipe?!”… ej, "kujdes se na more në qafë, na mbyte… Ku të mbytemi vallë pastaj? Kam gjithë ato halle, sa një mal!" Dhe ndërvarja rrëshqitet si ngjalë, e heshtur në fjalën e therrshme shqipe, ecën duke zbritur e duke rrëshqitur, nuk ka më sy për t’u ngritur. Koha është për ahengjet e fundvitit, por jo më në turma, që filmohen me shkundje dhe shkuma. Dhe Adorno rishfaqet sa herë që e dëgjon hallin e turmës, sidomos tonës mes shkumës: “Kjo është ajo ku pëlqimet e Eyth dhe Freytag kaq shpejt dhe me lehtësi hyjnë." Nën petkun e aventurës ata kontrabandohen në kontrabandën e shërbimeve dhe lexuesi është i bindur që ai nuk ka pse të heqë dorë nga ndonjë prej ëndrrave të tij nëse përfundimisht bëhet inxhinier ose një asistent dyqanesh, ato ëndrra të cilat në një shoqëri të tillë janë tashmë vetëm për botën e gjërave dhe të drejtuara drejt imagjinatës së shoferit të trenit në përkrahje sociale dhe kuzhinierit të pastave të dikurshme, po aq sa edhe përpara se ‘letërsia e fëmijëve’, të bëhet e besueshme dhe të jetë lëshuar mbi këtë ndërvarje kulturore të kësaj kohe.

152 views2 comments

2 Comments


Timo Merkuri

...por si I behet hallit kur emetohen te trasformuara lajme qe nuk I duhen askujt se nuk thone asgje te vlefshme, me synimin e vetem per te fshehur problematiken reale dhe geryese per shoqerine. Institucionet lajmedhenese sherbejne shpesh si tregu I perimeve te pakices, furnixuar te dhumica para disa ditesh dhe perpiqet te te shese lakrat e lagura me uje per ti fredkuar nga vapa si lakra te reja, vetem qe te mos kerkosh prodhime te tjera te stines. Miku im, mos pi afron koha te kontribuosh ne tjeter detyre ne tjeter vend ( nga ai ku je).

Like

Fatmir Musai

se orët zvicerane janë të çmuara e te vlershme?... sepse janë të thjeshta!

Përse Tolstoi thoshte në thelb se, kur unë shkruaj, dua që librin të ma kuptojë dhe muzhiku më i fundit që din të lexojë?

Një diktator i thoshte prof. S. Luarasit se ti je bibliotekë pa inventar!...

Unë kam të drejtë të them: Erudicioni e loja me fjalët e konceptet e kalamburet e ideve, janë domosdoshmëri të çmuara, po komunikimi i qarte për përcjelljen e gjithë këtij bagazhi drejt mardhënieve me publikun, është art!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page