Ndërron jetë, Beqir Mata, babai i aktivistit të komunitetit, Ednor Mata




Ka ndërruar jetë dhe ka shkuar në duart e Zotit, Beqir Mata, babai i aktivistit të komunitetit shqiptar, ish-kryetar i Bordit të Shoqatës „Ardhmëria“, dhe biznesmenit të mirrënjohur Ednor Mata. Beqir Mata ka qenë një njeri fisnik dhe mjaft i respektuar që rriti dhe edukoi fëmijët e tij në një formë të respektuar. Kam pasur rastin që ta njohja në kohën që ai u bë operim në spitalin Hammersmith të Londrës dhe të komunikoja me një njeri dhe burrë mjaft inteligjent, që fjalët e tij peshonin.

Sipas njoftimit të të afërmve të tij ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut të tyre të nderuar, babait të dashur, Beqir meta i ka lënë me lotë në sy. Varrimi bëhet më datën 05 Shtator 2021 në varrezat e Tufinës në Atdhe. Ngushëllimet sipas të afërmve priten në shtëpinë e tyre, tek ish-kinema 17 Nëntori, në Tiranë.

Edhe ne stafi i „Albanian Post“ dhe www.fjalaelire.com u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta të gjithë familjarëve të tij, të afërmve, fisit dhe miqve të shumtë të familjes, si dhe z Ednor Mata, djalit të tij, që bëri të pamundurën për të lehtësuar dhimbjen e babait të tij.

272 views0 comments

Shkrimet e fundit