top of page

Ndërrim vitesh


Nga Petrit Malushi


Kartolinat


Kohë moderne jetojmë tani.

Me celularë nëpër duar

Urojmë : „Gëzuar Vitin e Ri !...“

Na urojnë : „Viti i Ri gëzuar !...“


Në çast mesazhi fluturon,

Globit, nga njëri në tjetrin cep.

Më shpejt se drita kur vezullon

Pa zhurmë, celulari shkrep.


Nuk vrapojnë më kartolina,

Mbetur ato, monedhë e vjetër.

Postierët s´mbajnë çanta mbi shpina,

As zarfe mbyllur, brenda me letër.


Dhe unë dhe ti gishtat përpjekim

Përmbi butona, fshi-ndreq gabime.

Zemra, urime…nga pas i ndjekim...

Ah, kartolinat na zgjojnë kujtime !



Ndërrim vitesh

Largohet i qetë, pa zhurmuar,

Në rrugën pa kthim i Vjetri Vit.

Si plak fisnik, thinja mbuluar,

Moshëmbushur me muaj e ditë.


Viti i Ri shpresësjellës vjen,

Mes vezullimesh dritash e ngjyrash.

Troket, hapur zemrat i gjen.

Ardhjen, qeshur ia urojnë fytyrat.


Vitrinat e xhamta xixëllojnë,

Lodrat në rafte fëmijët presin.

Nisen pakot që dhurojnë,

Viti i Ri plot e mbush thesin.


Sulen në qiell fishekzjarret,

Çahet mesnata nga mijra ylberë.

Trembet errësira, tutje t’harret

Arratiset gjumi, harron të flerë.


Shishet shpërthen shampanjë e florinjtë,

Gotat mbush, derdhet rrëke.

Fiken llambat dhe qirinjtë...

Ndërrimin e viteve festojmë ne.




10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page