https://youtu.be/ZsZ7Iv-eJ6A?t=9
Pershendetje zonja e nderuar,
Arthimi Depo,
në Chikago !
U bë shkas nje dokumentar brilant qe pashë sot për “SINICËN” Tuaj me skenar e producent te nderuarin e te talentuarin z Fuat Memelli, T’ju nis publikisht një përshëndetje,shoqerore, miqesore.
Ndërmjet bukurisë artistike të mirë renduar dhe të mirë publikuar të atij dokumentari e ndjeva veten shumë të kenaqur, e krenar për miqësine Time me Ju, per vete arsyen se nuk dija gjëra kaqë të hollësishme dhe nuk isha i azhornuar për atë fshat aqë të mrekulluar,pitoresk aqë të bukur, aqë”europian” sa çdo fshat i botës do ta kishte zili.
Gjat telefonatave që kam bërë gjat kohës kur i ndjeri, i nderuari, i ndrituri dhe tejet i respektuar për mua, zoti JANI DEPO, bashkëshorti i Juaji i dashur, i cili ndëroi jetë para disa muajsh, më fliste plot passion për Sinicën Tuaj, duke berë dhe paralelizma nga një dokumentar që kishte pare për Qeparoin Tonë.
Kurbeti, kultura, pastërtia, higjena, emigracioni,etja për shkollim,lufta për cështjen e kombit nga burra të ndritur e te mencur, emnacipimi shoqëror e social, bashkë Jetesa ndër fetare, (Që Ju e kishit të veçantë mes dy feve ortodokse e myslimane në nje fshat ) veshjet karakteristike tuaja,kenget, vallet, zakonet, doket ishin kaqë brilante si edhe tonat.
Ndermjet ketij dokumentari të arrirë, të vertetë, bashkëkohor më vinin në kujtesë fjalët e ta paharuarit JANI, ku më thoshte Petraq, jam befasuar me mrekullite e Qeparoin tend, dhe kur hoqa paralelen e Sinices suaj me të vertetë krijova Imazhin e ngjashmësrisë mota_ mo, ne me JU dhe Ju me ne.
Gra e vajza të bukura, burra e djem plot sqimë, njerës të ditur të penës të dyfekut, bujqër e blektorë plot nur, fshat me higjene Kristal.
Emigrantë nga ju dhe ne ne gjithë botën,bujarë të ndershëm fisnikë,të pazgjidhshmërisht me fshatin, duke kontribuar finaciarisht nga djersa e mundi i tyre vite mbas vitesh duke dërguar të holla për shkollën, për kroje, për voreza, për kisha e xhamija, ifrastrukturë, për shendetin e njerëzve në ato kohë aqë të turbullta.
Jetova me ju gjat kohës së atij dokumentari, ku me superlativa folësi permëndi dhe punën tuja si çift Brialnt Jani e Arthimi Depo kontribuat si mësimëdhenësa të ndershëm e model.
Ndjeva krenari për ju miqte e mi, siç ndjeva për gjithë atë fshat e atë popull e ata njerës, brilantë, Intelektualë, si hambar i dijes kombëtare me njeres të shquar,shkencëtarë, shkrimtarë, poete, arsimtare, inginjera, doktorë, ushtarake, sportistë, ndertuesa, e luftëtarë që kudo ku punuan nderuan veten dhe fshatin tuaj aqë të bukur e karakteristik.
U hidhërova që nuk kishte ende rrugë automobilistike të shtruar, por ishte fatkeqesisht e pa rrugë. ( Nuk e di gjëndjen sot ?)
Sot jetova me Ju, me mikun Tim aqë të dashur e të shtrënjtë Jani Depon, për të cilin respekti e mirenjohja ime do jetë pa kufi gjat gjithë jetës.
Ai personifikon njeriun e mirë, të mëncurin, të ndershmin, të urtin, bujarin thjeshtësine e të cilit do ta admiron kushdo.
JU shpreh mirënjohje dhe qoftë i pa haruar JANI DEPO, Sinicari që la emër të madh pas.
I pa haruar
pJp ne Virxhina SHBA
Sent from my iPhone
Attachments area
Preview YouTube video Fuat Memelli promovon filmin dokumentar
Fuat Memelli promovon filmin dokumentar
Comments