top of page

Ndër shekuj do të jetë


Ndër shekuj do të jetë

Dhimitër S. Shuteriqi

Dita e Marsit u ngrys me mynxyrë,

zemër e botës vuan në Kremlin:

mendimi i fundit iu mpiks mbi fytyrë,

i madhërishëm shokut ton’ Stalin,

Stalini vdiq! -Stalini rron përjetë!

Stalini nuk vdes kurrë, po do të jetë,

ndër shekuj do të jetë.

“Njeriu është kapitali më i shtrenjtë”,

kish thënë ai, që aqë shum e donte

njeriun. Njerëzimi më të shtrenjtë

se shokun Stalin s’kish. Njeri s’mendonte

që për vdekje do të kish. – Dhe nuk do të ketë!

Stalini nuk ka vdekur, po do jetë,

Në zemër të gjith brezave do jetë.

Pranver’ e komunizmit me të nisi,

Dhe me Leninin; me të lulëzoi.

Djellit të paqes ai ret’ ia grisi.

Udhn’ e çlirimit Stalini e ndriçoi.

Te komunizmi kurdoher do jetë!

Ndër shekuj, si pranver ai do jetë!

“Letërsia jonë”, nr. 3, muaji prill, 1953, faqe 46.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page