NATYRËS I KËNDOJ
Do shijoj natyrën, asaj do i këndoj! Hedhë shikimin tutje dhe lendinat i shiqoj Lulet ulur kokë dhe janë duke lotuar nuk shiqojmë fëmijët duke vrapuar.
Edhe lëndinat ndjehen të lënduara
A kanë kuptim lulet kur nuk janë fëmijët Kush do bëjë kurorë ti vendos mbi kokë Kur pemëvë më lule s’ua shijojmë hijet.
Pranverë si kjo mos ardhtë asnjë mot!
Ne mbyllur mes muresh mall për natyrën Natyra mërzitur , me ngulmë na kërkon Ia duam ngjyrat, hijeshit, freskinë, aromën.
Prap pranverë do sjellim,këtë ju premtoj
Vështroj lëndinat, pemët lulëzuar Zëri më meket, gjunjët, trupi dridhet Njeri - tjetrit ,vërtet ,shumë i kemi munguar.
I shiqoj lëndinat me lulet kokë ulur
Mbetur si të shkret pa lozur fëmijët Loti më pikon në ballkonin ku rri Lutem të ik sa më shpejt kjo pandemi!
E ateherë do të rikthejmë pranverë
Me ngjyra fëmijësh lëndinat do lulëzojmë Hareshëm lëndinat si kurrë asnjëherë Do shijojmë natyrën, asaj do i këndojmë!
Ymrije Beqiri
Comentarios