top of page

NATYRË DIMRI


NATYRË DIMRI


Vija-vija deti i ndarë,

Pasqyrë e thyer veshur në gri.

pikturë e thinjur, ngjyra vrarë,

Venitur bluja, në sytë e mi.


Era shkund gjethet e kuqe,

Drurët zhvishen lakuriq,

Bredhat, pishat janë me huqe,

I thonë dimrit, jemi miq.


Kadri Tarelli

Janar 2021



BISEDË ME DETIN


Rënkon e psherëtin vala, kur pushon në breg,

Nga lodhja apo nga malli, fjalët s’i marr vesh.

Hallet dhe ëndrrat, mbetur udhëve pa shteg,

Veç mua m’i thuaj, besomë, mbeten mes nesh!


Kush ia di gjuhën, ulet kuvendon shtruar,

S’pyet për stinë, dimër, verë apo stuhi.

E njoh nga pamja, kur flet qetë apo trazuar.

Gjëmon në shtrëngatë, këndon në qetësi.


Kadri Tarelli

Janar 2021

 
 
 

1 opmerking


kadritarelli
24 jan 2021

Ju pershendes per kete publikim te dy poezive te mia, duke i uruar lexim te kendshem edhe lexuesv te shumte te "Fjala e lire".

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page