
MYSLIM MASKA
Kur Natasha puthi portretin
E një bukuroshi njëzetë vjeçar,
Dhe i kuqi i buzëve
I ngeli mbi mermer…
DESHEN TA ÇONIN NË FERR…
Por befas u ngrit djaloshi
( Siç ndodh në përrallë)
Duke ulëritur e bërtitur:
Ç’bëni o të marrë!
Se unë sa pash dhe ndjeva duhmën
Brenda fustanit të saj,
Vet balta më ngriti,
U bëra prapë i gjallë!...