NATA E BARDHË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 2, 2022
- 1 min read

Nga Ildije Xhemali
Një zog më bëri ftesë Gëzimin e haresë Përjetova n' atë fluturim
"Mbi një pyll si fillim" Mendova: -Drurë të zhveshur Kaçube, rrugë e pashkelur.
Me mantel të bardhë Mbuluar pemët me radhë -Me gjethe a gjetherënë?!
Pylli ma mbajti të fshehtë -Eksploro, gjeje vetë. Më tutje, zbret një ujvar'
Bën dhe shkëbin të flasë Të flas e të këndoj Me stërkala na mbuloi
Rrug' e bardhë dredha-dredha Hyr e dil nëpër bredha Më çoi në çdo shtëpi
Larg përzën çdo dhimbje Gëzimit derën hapur kanat E MIRA qoftë në tonin prag!
1 Janar 2022
Comments