top of page

Natë çame


Natë çame (Sipas rrëfimit të Nënë Edos, nënës çame dëshmitare nga Filati)

Nga Fatmir Terziu


Ndoshta dashuritë kanë zverqe shtigjet lineare pa shifra. Pa fjalë. Në imazhe. Përkulem teksa shoh atë që dëgjoj atë që ndjej. Për shembull, në këtë fotografi, kam gjetur prekjen në qostekun e tirqeve shoh trupin e pajetë të varur atje, shoh një nënë të moshuar të bjerë në tokë, një përzierje e mbytur në mes të një britme dhe një gulç që përvëlon buzët e saj.

Pashë sytë e kuq të kreut të shtëpisë në zjarr kurrë nuk i kisha parë të gjitha më parë.

Dhe i kam parë ato shumë herë që nga ajo kohë shoh njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë bien në gjunjë në rrënojat ku dielli kërkon një folezë të zbresë të paktën dritën e tij.

Shoh fragmentin e dashurive, thyhet dhe pengohet nën peshën e djegmës shoh zogj … të ngriheshin në fluturim përallë tërhiqnin damarët e mrekullueshëm të tokës kërkonin fustanin e bardhë.

Dhe i kam lexuar ato shumë herë që nga ajo kohë. Kam lexuar panikun e brumit që kapërcen mesanë kam dëgjuar klithmat e të Zonjës së shtëpisë për bukën që digjet zërin e shkëputur të një foshnje, të një fëmije më herët, ndërsa trupi dhe truri im mbi këto foto punon ndaras në një Botë tjetër.

Natë çame bardhë e zi pronë e shkulur nga brumi i dritës riprodhon sirenat në veshin tim ato që tani po bëjnë jehonë në veshët e shurdhët zërin e dashurisë së panjohur që riprollonte nga e para: “Më vjen keq, nuk mund ta ringjallim atë, ajo është zhdukur”, ndërsa bota lyente me buzëkuq buzët e vrara.

Ndjej gjakun duke kaluar nëpër venat e fryra zemrën që po shkulet në gjoks. Është stina e harllive ndjej muskujt e lastarvë të ngrijnë të gjithë lotojnë duke u shqyer me adrenalin. Unë e rilexoj lutjen ndjej ndjeshmërinë e akullt që ka mbuluar kohën fundin e jetës. Atë natë dhe dhjetëra netë të tjera ndryshuan përgjithmonë jeta u përvoll atë natë dhe e jona ndryshoi dhe u rrëzua si një kafshë, para syve, në një ndalesë, por ata u ngjitën lart larg nga therrtorja e tyre.

24 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page