Vullnet Mato
NA KANË VJEDHUR HISTORINË
Akili, Pirro Epiroti, Aleksandri Madh,
janë tre heronjtë tanë, nga lashtësia.
Na i kanë vjedhur qindra vjet më pas,
ardhacakët nga Egjipti e Mesopotamia.
Ata të tre, ishin pellazgë nga rrënja,
trima, nga ne Ilirët, kemi prejardhjen.
Historianët tanë, përgjumur në ëndrra,
presin t’i zgjojnë të huajt në të ardhmen.
Historianët e botës, dëshmojnë me fakte,
se Akropolin e ngritën pellazgët autokton,
nga garnizon lufte, në faltore kolonade,
dëshmon shkëmbi i gdhendur:“Pellazgjikon”
Helenët gjeten gati, gjashtëqind vite pas,
gjithë historinë tonë, thuajse të braktisur,
nga luftërat brenda fiseve, ku u përplas,
Iliria e madhe, në Ballkanin e vithisur.
Zgjohuni, o studiues të fjetur në shekuj,
dhe me të gjitha faktet botërore në dorë,
ngjallni sërish, historinë tonë të vdekur,
ku shtrihej Iliria, me heronjtë shekullorë!
Rrëzoni themelet kështjellës së hajdutërisë,
ngritur me tulla të rreme, shekuj më vonë,
për të pastruar nga balta, analet e historisë,
të dali në diell, madhështia e historisë sonë!...
Është paradoks kur "bisturia" e kirurgjise, përdoret edhe nga "akademiket" Shqiptarë dhe të tjerë, në trupin e historisë tonë për ta "coptuar" deri në shuarje.
Përkrah thirjen e z. Vullnet, që me plot të drejtë kërkon zgjim të Akademikëve dhe studjuesave shqiptare që të marrin kthese duke deklaruar të vertetat historike të kombit shqitar.
Ka ardhur koha që secili të flase të vertetat për familjen dhe shoqërinë nga rrjedh.
Boll është punuar për të tjerët me tradhëti ndaj kombit tonë.
Fahri Dahri.
Itali, më 29 Korrik 2020. -