top of page

N'zemër t'Ditës...!


Ledri Kurti Kraja

Jo veç në mbramje ... lajmohet nata, se ajo, në t'ardhun asht, se n'dritë t'synit, ftyrës agut, e n'zemër t'ditës, mundet, me u përplasë...!

N'pangimje... t'orëve t'veta, tuj u gatue, në t'vetën palcë, avitë tokës, prej s'thellit t'errët, tuj shpërba, përreth, gjithshka...!

E njerzimit, shpenguem, gjendun, e n'krahë, ngasjesh t'ditës, n'pabeh, me terrin, orëve t'mbledhun, tuj ndjell ... letargjinë!

N'vorbull, prej s'lergu, Nata, pshtjellue... .... n'nji ashkël, kênia, peshue, e grimcue...!

Pra ... Jo veç në mbramje, lajmohet nata, se ajo, në t'ardhun asht... pse, n'dritë t'synit, e ftyrës agut, dita, përpi... n'nji uragan t'pagjásë!

Sofra, errtue, merimangash, pushtue, me buzë pa puthje, e nesërmja, gjykue...!

Nji shtrat Prokrusti, për Ditën, E Nata... n'zemër t'saj, shtatin, vendue, tuj qesh, me ligje t'natyrës... n'vertebra, t'kohës, mishnue...!

Jo veç n'mbramje, lajmohet nata...

Dita, n'pangimje t'natës, mjerue...!

44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page