Nëse ndodh ta ritransmetojmë kohën si ardhje dhe ikje, mbetje dhe përqasje vetëkohore, ndalemi tek situata përkore e momenteve. Na nevojiten shumë vite për të kuptuar se sa të çmuara mund të jenë momentet, sidomos ato të edukimit nga djepi deri tek vetë dalja në jetë. Ndaj, dëshmia më e mirë e një edukimi të mirë është përpikmëria e mirëkuptimit të vetë kohës. Dhe vetë koha qëndron mjaftueshëm për këdo që do ta përdorë atë në formën më njerëzore, dialektike dhe me vetë filozofinë tek e cila ushqehet Njeriu në kohëjetën e vetë. Njeriu ka gjithmonë kohë të mjaftueshme, nëse do ta zbatojë atë mirë, ndaj dhe vetë Jeta jonë është koha jonë e vetme. Le ta përjetojmë këtë mes këtyre vargjeve që natyrshëm kanë nga një stacion tek secili. Autori.
Nga Fatmir Terziu
Zgjim
Bibliotekë e heshtur
ato fjalë të parenditura në rafte.
Më dhemb t'i shpreh ato ndjenja.
Zhgjumje
Fluturon poshtë majave të pemëve,
që të mos spiunojnë skifterët.
por mëson të fluturoj përpara se të vdesë.
Përgjumje
Sonda e gishtave të dimrit
mpin livadhet e ulëta.
Krijesat grumbullohen afër.
Verim
Vibrojnë krahët tej qilimit,
harabeli zgjon qiellin e mëngjesit.
Fillimi i mirë i verimit.
Përditësi
Përkohja është çelësi i rastësisë
përndryshe universi është një orë.
Rasti prish ekuilibrin e përditësisë.
Origjina
Jeta i kalon vitet e mia
rrënja banon brenda si lëng.
Kujtimet thahen nga vetmia.
Koha
Ajo sheh dhe sheston erërat
duke pasqyruar historinë e dheut.
Duke e ndarë mushtin e tij nga plehrat.
Kotësia
Dielli doli vonë një farë kohe,
duke admiruar reflektimin e hijes.
Errësirë në natën hënore.
I nderuar profesor. Padyshim ju lexoj në këtë portal dhe gjithënonë ndjej veç kënaqësisë për të rejat që na jepni, na frymëzoni për thellim në çdo fenomen, ngjarje që ndodhin në jetën tonë shoqërore. Lidhur ne shkrimin e sotëm, sipas kuptimit që unë arrij, shpreh se na mungon një ligj i përgjithshëm shoqëror, që duhet zbatuar prej të gjithëve dhe me shumë seriozitet. Pikërisht është vendosja e vijimësisë së transmetimit të përvojave dhe dijeve nga më i madhi tek më i vogli dhe në të gjitha cikket e jetës. Të kuptohemi. Thuhet se e vjetra i lë trashëgim më të resë. Po e vërtetë, por realisht nuk ka zbatim tërësor. Jo të gjithë prindërit e marrin seriozisht këtë detyrim, pranda…