
Mos më pyetni sa vjeç jam e ku kam lindur,
mos më thoni je i vogël e thur ëndra foshnjore,
nëse ju hubmet rruga shihni sytë e mi të ndritur!
Nëse keni t’ftohtë ju sjell dru me duar të njoma!
Nëse ju bije rruga nga fshati zotërinj nga qyteti,
mos ecni majë gishash ti shmangeni baltës,
unë e di vini rrallë, vetëm për karrike deputeti,
me fytyrat të pispillosur me kostum e kollare!
Dëgjojeni fjalën time nëse ju bie rruga këndej,
se unë jam në moshën engjëllore shpirt kristal,
unë fik televizorin kur flisni ju në parlament,
m’tremb fjalori juaj më shumë se ujku në mal!
@Xhavit Gasa
Comments