Nëpër ferrat e Ferrit shqiptar.
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 16, 2022
- 7 min read

Mentor Serjani.
-POEMË-
Parlamenti i heshtur në marrshmortor,
I veshur me të zeza në këtë të ftohtë dimëror,
Me ministra të shushatur, grindavecë,
Me ministra të tjerë, pa zë, memecë,
Kryeministri flet ngadalë si me bezdi,
Si shehu apo hoxha që falet në xhami,
Dikur dilte nëpër Tiranë,
Duke mbajtur në dorë një kambanë,
Pastaj shkroi romanin «Kurban»,
Kurban i bëri shqiptarët, që s’kanë ç’të hanë.
II
Parlament, president, qeveri, dështakë,
Gënjeshtarë, intrigantë, injorantë, qesharakë,
Vanë tridhjetë vjet që betohen e përgjërohen,
Thonë se për popullin përpiqen e betohen,
Më anë tjetër, të ndarë në tri pjesë,
Humbën u zhgënjyen demokratët e vërtetë.
Të dy palët një origjin kanë,
Komunistë të betuar kanë qënë dhe janë,
U duk sikur Rilindasit, çoç do bënin,
Po e shpunë popullin në vend të qënit.
III
Rrudhja, vyshkja, plakja, atrofizimi,
I humbi shqiptarët, na dogji zëmrën dëshpërimi,
Që ky vend që ka kaq vjet, që nuk bëhet,
Por dita- ditës edhe më tej po zhbëhet,
Që s’del një burrë shteti si De Goli i Francës,
Apo De Gaspari i Italisë,
Apo Ajzenhauri i Amerikanëve,
Apo Adenaueri i Gjermanëve.
Që ky vënd i bekuar të përparojë,
Dhe do përparojë përgjithmonë,
Se ky vend, i bekuar nga Uillsoni,
Në vitin një mijë nënteqind e dymbedhjetë,
I tillë përherë do të jetë!
IV
Është thënë se peshku nga koka zë erë,
Por edhe nga bishti, jo me më pak vlerë,
Është zhyer e mban erë plot shurrë e shurrdhjesë,
Erë e qelbur nga vrima e halesë.
Shkuan kaq reforma, çoç u tund në qeveri,
Por asnjë nuk luajti: Në vend numuro «Rri!»,
Tunden malet e s’bien, tunden malet e s’thyhen,
Burrat e pamposhtur në tokë nuk shtrihen,
Nuk shtrihen përtokë, veç burrat e zakonit,
Por bëhen lëkurë, burrat e korrupsionit.
V
Shqiptari dashuri për armët ka pasur,
Asnjëherë me miqtë nuk është përplasur,
Shqiptarët, mjeshtra të prodhimit të armëve.
Të stolisura me sermá floriri dhe argjendi,
Ua dhuronin presidentëve, kralëve, gjeneralëve,
Në shenjë miqësie e nderimi prej kuvendi.
Shqiptari, armën e kishte stoli,
Kur dilte në shtete të Evropës,
Të pastra, të shkëlqyeshme, me plot zili,
Madhështor, krenar në syt’ e botës.
Veç për nder dhunonte shqiptari,
Për nderin e gruas, shkrepte armën i pari!
VI
Vetingu, vetingu, për kokë të vetingut,
Dang e dung u përdrodh si orgjitë e pispilingut,
Ca i nxorri të paqmë, të bardhë, të larë,
Ca i nxorri të verdhë, të kuq, të paparë,
Që me bëmat e tyre, tromaksën dynjanë,
Që me vendimet e tyre bënë hatanë,
Drejtësia e vetingut e bërë nga Partitë,
E djallosur, e qelbur nga qeveritë,
Votoni, o popull, ende maskarenjtë:
Nuk u ngopët kaq vjet, me barkmëdhenjtë?
VII
Thuhej në kohërat e para, një proverb që burri,
Nuk tundej, aq sa s’tundej muri,
Kur burri dorëzohej ndaj së tërës,
Pordha i humbiste drejtimin e vërës,
Por këta burrat e sotëm kanë të tjera vëra,
Që s’i di populli, por ata i dinë të tëra,
I dinë se nga t’i shkojnë paratë e vjedhura,
Nëpër misërishte fshihen si vjedulla* (baldosa)
Kryeministri hiqet si budalla,
Dhe del në ekran si hoxhë, si mullá,
Flet avash-avash sikur s’di gjë,
Që s’e merr vesh: Është zgjuar, apo flë?
VIII
Prit e prit durimi të humbet,
Kur në palcë pikëllimi të troket,
Si rrufe, populli, vampirët godet,
Kur ata i pijnë gjakun e vet,
Lumi i urrejtjes është egërsuar,
Trashaluqët kucura i ka marrë kaluar,
Trashaluqët luhudhjarë, të qeverisë,
Për t’i mbytur në detin e pafundësisë,
Nga lumi me sy të egërsuar, të zgurdulluar,
Asnjë zagar e batakçi s’ka për të shpëtuar,
Se hakën e tij, populli, vetë do ta marrë,
Nga këmbët dhe nga zverku , do t’ ju tërheqë zvarrë!
IX
Qeveri e korruptuar me ministre vajzurina,
Me gra deputete llafazane, çupërlina,
Me ministra dhe zyrtarë dredharakë,
Të pa fè, skrupulozë dinakë,
Që ditë e natë drogën si ujët e pijnë,
Që në zyrë e parlament kur duan ven e vijnë,
Kryeministri me timon na dalka dhe shofer,
Me kazan, tepsi e garuzhde dhe guzhinjer,
Nga mania për pushtet, në komandë doni të jeni,
Se nga gjyshërit komuniste dhuratë e keni,
E quajtët Rilindje, por dolët barbarë,
Asgje s’ ju afron, me ata burra shqiptarë!
X
Vazhdoni të flini pa u shqetësuar,
Gjumi letargjik i zvaranikëve u ka pushtuar,
Shikoni ëndrra me orgjira të ndyra,
U pëlqejnë punët së prapthi, të pështyra,
Flini, flini të qetuar, të pashqetësuar,
Jehon kushtrimi shekspirian nga shekujt e kaluar,
Dunkan, Dunkan, o Dunkan shqiptar,
Dikur dilje dhe ti, nëpër lagje e pazar,
Me një bluzë zhele-zhele, të kuqe në qafë,
Dukeshe si një rosë, si një çafkë
Vazhduan skeçet e qelbura të këtij xhongleri,
Ti gjejmë një vend, në rrathët që ka Ferri!
XI
Kemi qeveri me çudira shqiptare,
Kemi qeveri të veshur me shallvare,
Kemi qeveri që s’ka turp «ashiqare»,
Kemi qeveri turkoshake, me çitjane,
Si kuaj e si pela shterpë, me pajvane,
Qeveri, që popullin, dhi dele e quan,
Qeveri me turinj të përçmuar,
Nipërit e Leninit e hëngrën Shqipërinë,
E lanë Shqipërinë pa lëkurë, pa brinjë,
E bënë Shqipërinë zhveshur, e bënë trokë,
E thanë për bukë e ujë, shkretëtirë mbi tokë,
Latë nam në Evropë, sa s’u gjënden shokë!
XII
Varfëria të rrudh, të fut në qyrkun* e vet,
(*Pallto e rëndë burrash)
Dhe, nga malet, të rrokullis si ortek, në det,
Qeverisemi nga krimba të verdhë, leshtorë,
Nga vemje, kandrra, insekte horrorë,
Qeveri sakate, azmatike, e çalë,
Mbushur me zabrahanë, me njerëz të shkalë,
Kemi qeveri me shpirt të çifutit,
Qelbashë, bythëmutër të bythëmutit,
Çdo ditë vjedhin me PPP e tendera të llahtarshëm,
Ha e ha, llupës të babëzitur, të pandalshëm,
Dinë nga vijnë, dinë dhe ku shkojnë,
Nga dhëmbët «thelat» s’i lëshojnë!
XIII
Po hape gojen, të denoncosh, të thuash një fjalë,
Ikën nga puna, me bisht në shalë,
Po u hakmore, të bërtasësh, të flasësh,
Në burg, për muri, kokën do përplasësh,
Pronat s’ti kthen, me ligj të gënjen,
Ligje të shtrëmbëra, për tridhjetë vjet,
I mban për vete të tjerëve ua jep,
Kur je pa pronë, je pa djep,
Je pa vendlindje, i mbetur, i shkretë,
Je pa atdhe, te kan’ marrë rrëketë,
Je pa pa flamur, pa komb, s’je krenar,
S’ke as vend varri, s’ je shqiptar!
XIV
Arat e baçet me perime e pemë,
I mbuluan ferrat, s’janë më siç qenë,
U mbyllën vijat e ujit, u mbyllën rrugët,
Që kur erdhën në pushtet djajtë të paudhët,
Vamë tridhjetë vjet gjyqeve, që s’marrim dot tokën,
Të vemi një herë për mall, të mbështesim kokën,
Këto ara e baçe, mijëra vjet kanë,
Ku kanë punuar e jetuar të parët tanë,
Asnjë pushtues nuk na i mori, nuk na i preku,
As turku, as italiani, as gjermani, as greku.
Por na i morën e s’na i japin, ca të fëlliqur shqiptarë,
Që e kanë emrin hajdutë, zagarë, qeveritarë!
XV
A e kuptoni, o njerëz, që heqim mjerime?
Që e kam aq pranë e s’vete dot në arën time?
Se vjen tjetri nga anë e anës e të thotë ësht’ prona ime?
Këta qeveritarë, që dje ishin pa pronë,
Ua japin oligarkëve për qindra milionë,
Dhe fryhen e majmen me pronën tonë,
Gratë ministre, plot makjazh, bëjnë permanent,
Burrat e tyre grabitin në Bregdet,
Na ikën vlerat, virtytet, bukuritë,
Ku ka më keq nga yti, ai t’i nxjerr sytë,
Ç’heq i ziu popull, ka lerë që të vuaj,
Na ndoqën nga vendi, për në dhe të huaj!
XVI
Qeveritarë me mjekra, si mustaqe miu,
Një shëmtirë e neveritshme, një pozë dënglaxhiu,
Sheh fiku fikun e bëjnë si i pari i tyre,
T’i ngjajmë sa më shumë, qelbësirë, shëmbëlltyre,
Shikoni fjalorin, një gjuhë bajate,
Që dalin si me pahir, nga nofulla sakate,
Si gratë llafazane, në skuta e sokake,
I pëlqen të tallet, të heqë të tjerët nëpër gojë,
Se këtë e quan si dëfrim, si lojë,
Servilët kënaqen dhe thonë «të na rrojë!»
E kemi djalë të vetëm, është rritur kanakar,
Shejtanin mos e zgjo, se të bën zarar!
XVII
Vendi ka vajtur poshtë, në fund të fundit,
Varfëria, uria, në kulm të kulmit,
Protestat vijojnë, por druri i thatë s’dëgjon,
Rinia ikën nga sytë këmbët, gjëkund nuk qëndron,
I pari i qeverisë, hiqet nikoqir i mirë,
Të gjitha punët i merr me dëshirë,
Jep orientime për bujqësinë,
Për arsimin, rininë, punësimin, papunësinë,
I dhimbsen invalidët, pensionistët, që s’kanë ç’të hanë,
Ministrat në stolin rezervë rrinë në radhë,
Si Enveri që fliste për çdo gjë, kohë më parë,
Dëgjojnë priftin që «dhjavas» ngadalë!
XVIII
Populli i zhytur thellë në Ferrin Dantesk,
Dhe KY, sipër, në krye të rrathëve, bën grotesk,
Kemi dy qeveritarë në Tiranë alabakë,
Nga detyrat dhe të bëmet janë binjakë,
Të dy kryetarë, por nga mëndja «kapakë»,
Njëri i gjatë, si ai i furrës, matrak,
Tjetri i hajthëm, bën rik-rik si rosak,
Po ka një nishan, në mjekër ka një vrimë,
Llafazan, lëshon fjalët, si gurët në rrukullimë,
Thonë se është qose, s’ve brisk në faqe,
I ka kumbullore, të bardha si mollaqe,
I gjati, po i gjatë, me mjekër e mustaqe!
XIX
Qeverisemi nga dy kalanderë, nga dy nishanë,
Hanë, që të shuajnë pishën, por barkalecë nuk janë,
Hanë me bark dhe portofol të të tjerëve
Futur thellë në leckat e partnerëve,
I ndoqën rininë, të mëncurit, të diturit,
Dhe mbajtën pleqtë, pensionistët, të sëmurët, të kalldisurit,
Shqipëria një Ferr i mbushur me ferra,
Me barkalecë, shëmtaqë e xerkderra,
Shkon përpara gjatoshi Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur,
I shkon pas një kryetar i vogël, me gomar, shqytar i balcamosur
Një papagall, dinak, i skutave e qoshève,
Zuzar, edepsëz, i të nëntëdhjetë e nëntë hilève!
XX
Danten e dëbuan klerikët, nga Italia,
Por ja pas vdekjes erdhi këtej nga Shqipëria,
La vetëm Ferrin këtu, se Parajsë s’u bë asnjëherë,
Që kur u humb Iliria, e grabitur nga të tjerë,
Në rrethin e tretë janë të pangopurit, grykësit,
Rrëqebullat, ulkonjat, me gjithë këlyshërit.
Në rrethin e shtatë dhe të tetë, batakçinjtë, rrufjanët,
Fajdexhinjtë, hipokritët, dinakët, kusarët,
Në rrethin e nënte, trupi i madh i Shejtanit,
Me tri gojë të mëdha, ku mban tri koka tradhtarësh,
Të Judës, Brutit e Kasit, tradhëtarë të Krishtit e Çezarit.
XXI
Po këta biçimsëzët e sojsëzët tanë të pa nder,
Popullin e vuajtur e kanë mbyllur në Ferr,
Vetë përsipër ruajnë me kamxhik, si në kala dibrançe,
Dhe qeshin, dhe tallen, pa turp, hajvançe,
Të rinjtë i kanë arratisur në dhe të huaj, pa shpresë,
Brezi i vjetër vuan, e presin që të vdesë,
E mbushi vendin me «tagji të bardhë», Rilindja e Re,
I madhi i tyre, një Çifut i Pafè,
Luan rolin, e të urtit, të shushaturit,
Të gojëhapëtit, të budallait, të matufjasurit,
Në këtë vënd të bekuar nga Perëndia,
Këtij Qënbirqëni i shkon marrëzia!
XXII
Demat tanë nuk janë si ata të Spanjës, të tërbuar,
Janë të urtë, hanë butë-butë pa dëgjuar,
Edhe kështu, ky lloj demi, popullin e rraskapit,
I than gjakun, shpirtin, e shtyp, e mbyt,
Këta dhurojnë veç pranga, për popullin e shkretë,
Asnjë mos mbet për gjalmit, i përpifshin lumenjtë,
Parlamenti i «Kuzhinës së Shtrigës» së Gëtes,
E ka shpurë Faustin-popull, në një shpellë gërxhesh,
Të një magjistareje shtrigë me plotë majmunë, që i shërbejnë,
Shtriga, me magjira, flet çapraz, përcart,
Se çmimet ngrihen nga lufta, në Ukrainë, atje larg,
Kështu flet Mefistofeli shqiptar, një «karandash»¹)i gjatë!
(¹Rusisht:-laps kalem)
XXIII
S’ka ç’i duhet shteti popullit, kur ky vetë e rjep,
Gazetarët, të drejtët, i dhunon në punën e vet,
Populli të jetë Zot në këtë të bekuar vend,
Të rrojë me nder e dinjitet, pa pasur frikë askënd,
Të vërë në krye, bijtë e tij më të mirë,
Ata që janë pa njolla, të bardhë, si pasqyrë,
Të mbizotërojë mënçuria, drejtësia, ndryshimi,
Të venë në vend te Qënit, korrupsioni dhe krimi,
Vlerat e vërteta të këtij populli, te triumfojnë,
Të pavlerët të harrohen, në Ferr të përfundojnë,
Të barabartë dhe në radhë të jemi, me kombet e tjerë,
Gentit, Pirros e Teutës, u japim më shumë nder e vlerë!
XXIV
Ky qe fati ynë, fati ynë i zi,
Lamë komunizmin, të bënim demokraci,
Lamë luftën e klasave, të bëheshim vellezër,
Por tani hamë njëri-tjetrin, u bëmë «emër»,
U hapëm me botën, se qemë të izoluar,
Por morëm dynjanë dhe u bëmë të harruar,
U shuam e u shkretuam, pa mëshirë,
Për një jetë tjetër, për një jetë më të mirë,
Kërkuam prona, por s’na i dhanë,
Na gënjyen, u tallën, tridhjet vjet me radhë,
Ecim kuturù, s’jemi asgjëkundi,
Si do i vejë halli, si do i vijë fundi?!
Comments