top of page

Nënshtrimi .


Teuta Sadiku

Dikur , një  virus I quajtur Covid 19 doli nga një laborator ku u përgatit dhe vinte vërdallë në ajër për të gjetur ujë, ushqim dhe vend të përshtatshëm për  të mbijetuar.Njerzit nga kudo u mbyllën brenda sepse nuk ishte thjesht një epidemi, siç mendohej në fillim. Ishte pandemi e cila përhapej me një shpejtësi të paparë dhe rrëmbente jetë njerzish.Nuk mund të shpëtonin kafshët ,shpendët dhe insektet nga kjo molepsje.Kafshët që mendohej se e përcollën këtë virus u dënuan.Disa u vranë nga virusi, disa u helmuan,  kafshë të tjera u dënuan.Shqiponja kurrsesi nuk mund t`i shpëtonte këtij dënimi.E lanë të vuante dënimin e saj të lidhur me një zinxhir para portës së shtëpisë,pasi ia mbushën shtëpinë me ujë e ushqime.Me siguri do t`i mjaftonin për aq kohë sa do zgjaste dënimi dhe virusi do të zhdukej.Shqiponja nuk e donte një dënim të tillë pasi ishte mësuar të fluturonte e lirë.Shqiponja bëri shumë përpjekje për ta këputur zinzhirin për të fluturuar e  lirë,por nuk ia mbërriti dot.Ditët , javët dhe muajt kalonin dhe shqiponja e ndjente që po I mbaronin fuqitë sepse ushqimeve iu erdhi fundi, por më tepër humbi fuqinë shpirtërore dhe mendore dhe ashtu e pa shpresë iu nënshtrua fatit që ia caktuan të tjerët.Moti ndrohej e koha kalonte herë me shi e herë me diell, herë me ngrica e herë me vapë dhe shqiponja nuk bënte më asnjë përpjekje për të ndryshuar gjendjen.Familja e saj ishte një familje e fuqishme dhe pothuajse të gjithë të rinj në moshë.Por masat  e rrepta të marra në mbrojtje nga virusi vdekjeprurës nuk I jenin mundësi të gjente vetë një zgjidhje më praktike, apo të vepronte sipas një mendimi të dytë që I vinte gjithmonë në mendje .Kaq shumë e vuajti mbylljen brënda sa nuk shihte se zinxhiri ishte ndryshkur gati në të këputur. Një përpjekje e vogël duhej nga shqiponja dhe ajo do të fluturonte e lire.Me siguri diçka do të bënte ,për të vegjlit e saj se sa të vdiste atje para derës pak e nga pak nga dëshpërimi.E humbi aq shumë besimin në vete sa e lanë krejt fuqitë  fizike , shpirtërore dhe mendore dhe nuk bënte më as përpjekjen më të vogël të lëviste këmbën .Aq shumë kish rënë në depresion dhe I kish humbur të gjitha shpresat për të besuar se kishte forca të tjera natyrore përreth saj që po e ndihmonin t`ia dalë mbanë. Humbi gjithshka dhe iu nënshtrua fatit duke besuar se kjo ishte karma .Humbi shpresën se me përpjekje të vazhdueshme do ta shpëtonte veten nga ky izolim vdekjeprurës.Mjaftonte një lëvizje akoma e këmbëve , kaq e thjeshtë ishte për t`i shpëtuar vdekjes. 

Teuta Sadiku.Tiranë. 2020



66 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page